Qeveria në seancën e sotme miratoi propozimin për ndryshimet e ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor si dhe vendime për blerjen e grurit dhe orizit të papërpunuar për rezervat e mallrave

Qeveria në seancën e sotme miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme - miratoi propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me çka pason rritja e pensioneve.

Qeveria, gjithashtu në përputhje me ndryshimet e fundit të Ligjit për rezervat e mallrave, sot miratoi dy vendime për blerjen e grurit dhe orizit të papërpunuar nga prodhimi vendor.

Vendim për blerjen e 9000 tonëve grurë merkantil nga korrja e vitit 2025 me çmim prej 13 denarë pa TVSH.
Sasia do të mund të blihet nga çdo prodhues i regjistruar individualisht nga minimum 5 deri maksimum 30 tonë.

Vendim për blerjen e 2400 tonëve oriz të papërpunuar nga korrja e vitit 2024 me çmim prej 37 denarë pa TVSH të përllogaritur.

Blerja do të realizohet nga të gjithë prodhuesit e regjistruar dhe sasia që do të blihet nga çdo prodhues i regjistruar individualisht do të jetë minimum 3 deri maksimum 20 tonë.

Si Qeveri e mbrojmë prodhimin vendor.

Këtë vit kemi sipërfaqe më të mëdhaja me grurë nga të cilat presim që rendimenti të jetë dukshëm më i madh se vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit korrja do të kryhet në 70 000 hektarë, që do të thotë se pritet të plotësohen nevojat nga prodhimi ynë vendor.

Duke pasur parasysh efektin kumulativ të valës së zgjatur të të nxehtit, Qeveria miratoi informacionin dhe miratoi rekomandime për punëdhënësit, të cilat vlejnë nga 23.07 deri më 26.07, me të cilat rekomandohet lirimi nga obligimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, si dhe mundësimi i punës nga distanca, orar fleksibil dhe orar i ndarë në dy pjesë aty ku është e mundur.