Të nderuar,
Me qëllim të parandalimit të rritjes së çmimeve të pajisjeve shkollore para fillimit të vitit shkollor 2025/2026 dhe mbrojtjen e standardeve të jetesës së qytetarëve, si pjesë e fushatës "Më pak shpenzime, më shumë për ty, kujdesemi" Qeveria në mbledhjen e saj të 100-të miratoi vendimin dhe i ngarkoi tregtarët të ulin çmimet e pajisjeve shkollore me të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe të paktën 15% në tregtinë me pakicë.
Me këtë vendim, tregtarët me pakicë dhe me shumicë që shesin pajisje shkollore, përkatësisht çanta, fletore, blloqe, kolazhe, lapsa dhe stilolapsa (ekonomike, plastike), lapsa druri me ngjyra dhe ngjyra vaji, plastelinë, brumë modelimi, shtroje, stilolapsa me majë të hollë dhe shënues teksti, tempera, akrilik, ngjyra dhe furça me bazë uji, vizore dhe materiale didaktike, mprehëse dhe goma, gërshërë për fëmijë, kuti dhe kuti lapsash, ngjitës, kompas, kalkulatorë, letër dekorative, fashikuj dhe çanta kartoni dhe materiale punimi janë të detyruar t'i shesin produktet e tyre me një çmim të kufizuar, gjegjësisht të ulur, d.m.th. të paktën 10% në shumicë dhe të paktën 15% në pakicë.
Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht 2025 deri më 15 shtator 2025, ndërsa shitësit janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve ta publikojnë edhe çmimin e vjetër e cila ka qenë në fuqi më 01.06.2025, i cili merret si çmimi bazë mbi të cilën përcaktohet ulja.
Gjithashtu, përpara hyrjes së objektit të shitjes ose në një vend tjetër të dukshëm në shitore, duhet të vendoset qartë dhe në mënyrë të dukshme një plakatë me format të paktën A3, i cili do të përmbajë mbishkrimin "Më pak shpenzime, më shumë për ty", i cili është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe mbishkrimin: ZBRITJE NË PAJISJET SHKOLLORE, prej të paktën 15%.
Njëkohësisht, informojmë opinionin se në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendim për vazhdimin e gjendjes së krizës në afat prej 30 ditësh. Me këtë vazhdohet sigurimi i ndihmës në kohë për të gjitha zonat e prekura, gjegjësit të gjitha burimet, përfshirë ato njerëzore, teknike, logjistike, mbeten të mobilizuara, me qëllim për tu ballafaquar me zjarret dhe mbrojtjen e popullsisë nga stuhitë e zjarreve.
Përkatësisht, për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve pyjore në vend, u bëjmë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore (i miratuar nga data 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025), përndryshe të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë vendim, i cili u miratua për të parandaluar zjarret, do të gjobiten nga 1.500 deri në 2.000 euro.
Vazhdojmë të miratojmë vendime në interes të qytetarëve dhe të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi.