Kumtesë nga mbledhja e 92-të e Qeverisë

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për fillimin e aktiviteteve për themelimin e një Parku Shkencoro-Teknologjik Multifunksional, që ka për qëllim nxitjen e rritjes së qëndrueshme përmes përfshirjes së njohurive, inovacioneve dhe teknologjisë për krijimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të shtuar të lartë konkurruese në tregjet ndërkombëtare dhe vendore. Sipas analizës paraprake, është konstatuar se kampusi teknik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ofron një lokacion ideal për të gjitha aspektet – integrim me mjedisin akademik, nga aspekti i transferimit dhe komercializimit të njohurive, qasje infrastrukturore dhe lidhje (infrastrukturë rrugore, linja autobusësh dhe hekurudhore, autostradë dhe aeroport), si dhe mundësi më të mëdha për tërheqjen e kompanive, investitorëve dhe start-upeve, duke krijuar një qendër për rrjetëzim dhe zhvillim rajonal. Parashihet që parku të përbëhet nga një ndërtesë ose kompleks ndërtesash me infrastrukturë moderne elektrike dhe telekomunikative, si dhe me hapësirë pune efektive dhe fleksibile.

Gjithashtu, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit, e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për fillimin e realizimit të disa rrugëve në Komunën e Gjevgjelisë, dhe atë: Rikonstruktim i rrugës kryesore në fshatin Moin, rikonstruktim i rrugës “Atanas Gjurov” në fshatin Prdejcë dhe rikonstruktim i rrugës “Ivan Markov Bratot” në Bogorodicë, si dhe projektin: Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatrat Lubancë dhe Luboten në Komunën e Butelit