Miteva: Qeveria miratoi vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e shtetit për shkak të rritjes së numrit të zjarreve, me kohëzgjatje prej 30 ditësh

 

Të nderuar,

Dua t’ju informoj se në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi vendim për shpallje të gjendjes së krizës në territorin e shtetit, për shkak të rritjes së numrit të zjarreve, me kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ky vendim është miratuar mbi bazën e seancës së sotme të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim të krizave, për shkak të situatës së ndërlikuar në terren, temperaturave të larta, erërave të forta dhe rrezikut për mjedisin jetësor, pronat dhe siguria e qytetarëve.

Çfarë do të thotë kjo në terren?
Kjo mundëson qasje të integruar dhe veprim të koordinuar të të gjitha institucioneve kompetente – armata, policia, njësitë zjarrfikëse, QMK, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe strukturat e tjera të angazhuara. Do të mundësohet mobilizim i shpejtë, përfshirja e të gjitha kapaciteteve njerëzore, teknike dhe logjistike, për përballje me situatën dhe mbrojtje të popullatës.

Qeveria do të sigurojë ndihmë të menjëhershme dhe të koordinuar për të gjitha zonat e prekura, me prioritet absolut sigurinë e qytetarëve.

Shteti do të jetë aty ku është më e nevojshme.

Shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë zjarrfikësit, pjesëtarët e Armatës, policisë, vullnetarët dhe qytetarët që prej ditësh me përkushtim dhe sakrificë po përballen me stuhinë e zjarrit. Guximi dhe përkushtimi i tyre meritojnë respektin më të lartë.

I bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal dhe respektim të të gjitha rekomandimeve dhe ndalesave, me qëllim që ta tejkalojmë së bashku këtë situatë.

Qeveria mbetet plotësisht e angazhuar dhe do të vazhdojë, përmes koordinimit të përditshëm, të ndjekë gjendjen në terren dhe të reagojë në mënyrë të duhur.

Ju faleminderit.