Kemi argumente që të sheh presidenti Makron që propozimi “Metodologjia para zgjerimit”, mund të transformohet në “Zgjerimi bashkë me ndryshimin e metodologjisë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për gazetën “Veçer”
Kryeministri Zaev shtoi se Maqedonia e Veriut ka argumente të tregojë se vendimi që mos të na jepet datë për fillimin e negociatave është gabim historik dhe është vendosur në pikëpyetje zgjerimi si instrument i rëndësishëm për ndërtimin e jetës me vlera evropiane të vendeve që në mënyrë të natyrshme i takojnë Bashkimit Evropian.
“Ne nuk jemi vetëm për interes strategjik, ne jemi Evropa. Me siguri do të kalojë një kohë e caktuar për proceset e negociatave për kapituj. Kjo do të thotë se do të bëhemi vend i plotfuqishëm i BE-së, pas një reformimi të brendshëm dhe për atë do ta ndihmojë procesi i aderimi dhe mbyllja e kapitujve”, e ka elaboruar qëndrimin e tij për gazetën “Veçer” Kryetari i Qeveri së RMV-së, Zoran Zaev.