Ne jemi shembulli më i mirë i investimit në burimet njerëzore në vend, në kapitalin njerëzor. Më koncept të majtë se ky, shëndosh. Realizimi i të drejtave të punëtorëve, mbështetja financiare përmes rritjes së pagave dhe përfitimeve tjera, mbyllja e çështjes së punëtorëve të falimentuar, çështjet më të rëndësishme në mbështetje të buqëve, rritja e pensioneve... Të gjitha këto janë politika tipike majtiste, social-demokrate, theksoi Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev në intervistën “Magazina ekonomike në TV Alsat”.
“Nuk duhet të shihet vetëm anulimi i zbatimit të tatimit progresiv dhe tatimit në fitim dhe vetëm duke u bazuar në të të gjykohet se e kemi lëshuar pozicionin social-demokrat lidhur me këtë çështje. Kishte më shumë arsye të anulojmë zbatimin e tatimit progresiv.
Pamë se tatimi progresiv në rrethin tonë nuk jep rezultatet e pritura. I dëgjuam reagimet të cilat tregojnë që nuk i kemi parashikuar situatat me lartësi të ndryshime të pagave në një familje në të cilët mund të ketë një pagë më të lartë se 105.000 denarë e cila i nënshtrohet tatimit më të lartë, ose tre apo katër paga prej 60 deri në 70 mijë denarë të cilat nuk i nënshtrohen tatimit… U shfaqën dallime të tilla si dhe nevoja për përgatitje shtesë. Nga ana tjetër lartësia e të ardhurave në Buxhet filloi të rritet për shkak të numrit të madh të vendeve të reja të punës dhe për shkak të pagave më të larta, gjë që rriti të ardhurat nga tatimi personal”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se është konstatuar edhe ulje e tatimit të fitimit që tregoi se kompanitë filluan të lëshojnë paratë në llogari jashtë shtetit dhe më pas si shërbime konsultuese i kthyen në vend.
E gjithë kjo, tha Kryeministri Zaev na tregoi se duhet të bëjmë përgatitje më të kujdesshme dhe anulimin e zbatimit të tatimit progresiv.
“Dua të përmend edhe diçka në lidhje me dallimet ndërmjet politikave të majta dhe të djathta. Në kohën e djathtëve, Qeveria e Gruevskit, anulonte kontributet për ta “favorizuar” faktorin kapital. Ne i rrisim që të japin kontributin e tyre, të paguajnë më shumë, për të pasur solidaritet gjithandej. Marrin pjesë me të ardhura më të mëdha në fondet dhe me pagesë më të lartë të pagës minimale dhe këtë e bëjnë nëpërmjet bisedës dhe jo me qasje superiore nga pozita e fuqisë. Këto politika japin efekte të shumëfishta. Me këto politika të investimit të kapitalit njerëzor, Kryeministri Antonio Kosta në Portugali jo vetëm që e zgjidhi krizën por ka përqindje më të lartë të rritjes. Edhe ne jemi në rrugë të drejtë që të arrijmë të njëjtën”, theksoi Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev në intervistën për “Magazina ekonomike”, në TV Alsat.