Kryeministri Spasovski: Të gjitha shërbimet dhe obligimet e institucioneve do të realizohen në tërësi dhe në kohë dhe do të kemi zgjedhje korrekte, të lira, demokratike dhe kredibile

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski sot mbajti konferencë për shtyp , kushtuar çështjeve aktuale nga puna e Qeverisë në periudhën e ardhshme.

 

Në vazhdim të kësaj kumtese jua përcjellim fjalimin e  Kryeministrit Spasovski në tërësi:

 

Shteti jon gjendet në periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur pritet funksionim pa pengesë i të gjitha institucioneve në pushtetin qendror.

 

Kjo është periudhë në të cilën duhet të vendoset përgjegjësia personale, institucionale, politike dhe profesionale dhe të jepet kontributi më i madh për të mirën e qytetarëve dhe për zhvillimin dhe avancimin e Maqedonisë së Veriut.

 

Të gjitha procedurat të secilit anëtarë të pushteti ekzekutiv duhet qartë të konfirmojnë se Qeveria dhe shteti janë në duart të sigurta.

 

Çdo akt politik i anëtarëve të Qeverisë, në të gjitha shkallët e hierarkisë, duhet të dal nga përgjegjësia për t'u treguar të gjithë qytetarëve tanë se ata duhet të jenë të qetë.

 

Të gjitha shërbimet për qytetarët dhe të gjitha detyrimet e institucioneve do të dorëzohen në mënyrë të plotë dhe në kohë.

 

 

 

 

 

 

Qytetarët të jenë pa brenga, për shkak se shërbimet dhe të drejtat do të vazhdojnë të realizohen pa ndalesa. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për subvencionet e buqëve ose realizimin e të drejtave të kategorive sociale në rrezik, ata janë të garantuara dhe do të paguhen në kohë.  Në kohë dhe të rritura edhe pagat në sektorin publik, si dhe shërbimet të cilët qytetarët i  marrin përmes administratës.

 

Është e domosdoshme dhe ky është prioritet i lartë  për të gjithë ministrat në Qeverinë aktuale, pa përjashtim, të sigurojnë vazhdimësi të funksionimit të institucioneve, sundimi i së drejtës  dhe demokracinë.

 

Të hapim hapësirë maksimale për vullnetin demokratik të qytetarëve, për të marrë pjesë në zgjedhjen e një qeverie të re, politikisht Qeveri legjitime. Qeveria e cila do të vazhdoj ta udhëheq RMV-në, në  rrugë të drejt- si anëtare e NATO-s dhe anëtare  e ardhshme e BE-së.

 

Nga aspiratat e jonë për realizimin e këtyre qëllimeve strategjike dalin edhe vlerat që duhet të përcaktojnë të gjitha procedurat tona në periudhën e ardhshme.

 

Kultura e lartë evropiane politike e ngjyrosur, është një nga ato vlera.

 

Vendi ynë njihet si një model i suksesshëm që ka avancuar konceptin e zhvillimit të një shoqërie të vetme, të drejtë për të gjithë.

 

Duhet  të përpiqemi shumë që të mbajmë këtë vazhdimësi dhe afirmim të vlerave të cilat kontribut themelor për mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërkulturor.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujdes i jonë i përbashkët është që ti respektojmë vlerat primare të cilat i shënojnë identitetin etnik, nacional dhe fetar,

 

Ti pranojmë si sukses dhe të jemi krenar për mirënjohjet e vendit tonë si shembull për shoqëri të përbashkët për të gjithë qytetarët.  

 

Kjo reflektohet edhe në mbajtjen e marrëdhënieve miqësore me të gjithë fqinjët. Modeli jonë i tejkalon kufijtë gjeografik të vendit tonë dhe nxit dialog të gjërë në rajon për mirëkuptim dhe tejkalim të stereotipeve të vjetra dhe të dëmshme.

 

Këto vlera duhet të jenë tregues të rrugës për realizimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë dhe në këtë fushë nuk ka vend për të shpërndarë urrejtje.

 

Ajo që nevojitet, është gjithëpërfshirje, aksion për njohjen dhe eliminimin e gjuhës së urrejtjes.

 

Të gjitha partitë politike, çdo qytetar, të gjitha institucionet shoqërore, të gjithë bashkë duhet të japim kontributin personal kundër gjuhës së urrejtjes dhe të bashkohemi në koncesusin e gjerë të pranuar shoqëror: Zero tolerancë për gjuhën e urrejtjes – dhe hiç më pak.

 

Ne, në kulturën tonë kolektive, kemi traditë të tolerancës dhe pranimit të dallimeve. Këtë duhet ta trajtojmë gjithmonë dhe të kemi kujdes nga sfidat.

 

Edhe në këtë periudhë vijuese deri te zgjedhjet. Qeveria do ti vazhdojë politikat me të cilat Maqedonia e Veriut ndërtohet si shtet për të gjithë qytetarët që jetojnë në të.

 

Kemi përgjegjësi historike të vazhdojmë me organizimin e zgjedhjeve ashtu siç i ngjajnë një demokracie evropiane, një vendi i cili synon anëtarësim të plotfuqishëm në BE dhe i cili në këtë periudhë pret vendime serioze për të ardhmen tonë evropiane.

 

Zbukurim i çdo demokracie evropiane janë mediat e lira. Mediat të cilat raportojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe janë garancë për zhvillimin e demokracisë në shoqëri dhe të ruajnë mendimin e lirë dhe të gjithë gazetarët dhe punëtorët e mediave duhet të kenë mbrojtje maksimale dhe liri. Dënojmë çdo dhunë dhe gjuhë të urrejtjes kundër gazetarëve dhe punonjësve mediatik. Institucionet janë të obliguara që çdo sulm ndaj integritetit të gazetarëve ta hulumtojnë, dëshmojnë dhe sanksionojnë.

 

Qëllim i Qeverisë aktuale është krijimi i hapësirës mediatike për informim objektiv i qytetarët, sepse vetëm qytetarë të informuar në mënyrë të drejtë mund lirshëm të sjellin vendime për të ardhmen e vendit të tyre.

 

Pres  bashkëpunim profesional ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit, veçanërisht me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtar, si dhe me të gjitha grupet punuese të cilat kanë rol në realizimin e zgjedhjeve.

 

Me organizimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2017, në referendumin e vitit 2018 dhe në zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, vendosëm standarde të cilat nuk duhet të dëmtohen dhe të cilat duhet të jenë udhëheqëse për zgjedhjet e parapara më 12 prill të këtij viti.

 

Veçanërisht është e rëndësishme që qytetarët të jenë të motivuar të marin pjesë në procesin zgjedhor demokratik, në numër sa më të lartë, të jenë të nxitur të votojnë në zgjedhje dhe të besojnë në sistemin zgjedhor. Qytetarët janë bartës të demokracisë.

Ata i sjellin vendimet, ata dhe askush tjetër!

 

Ju faleminderit për vëmendjen dhe edhe njëherë theksoj se këto janë prioritetet e vendit tonë në periudhën e ardhshme.

 

Ato duhet ti shohim si interesa strategjike e një rëndësie të veçantë, për të mbajtur perspektivën evropiane të RMV-së, e pranuar me konsensus nga të gjithë faktorët politik relevant në vend.