Mbi 11 mijë e 700 qytetarë të papunë do të përfshihen në Planin Operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime për tregun e punës, për të cilin në vitin 2020 janë ndarë 1,45 miliardë denarë, informuan në konferencën për shtyp të Kryetarit të Qeverisë, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, zëvendësministrja shtesë për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijelj dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska.
Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski shtoi se me Planin Operativ për vitin 2020 vazhdon kontinuiteti i një prej shumë masave të suksesshme të Qeverisë në dy vitet e fundit. Ai shtoi se gjatë këtyre dy vite e gjysmë, Qeveria, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për Punësim, me përkushtim dhe në mënyrë të vazhdueshme punuan në përmirësimin e punësimit të qytetarëve, ndërsa kjo është kryer me sukses me realizimin e planit operativ për punësim, të cilat në vitin 2018 dhe 2019 kishin gati se 100 % realizim. Përmes realizimit të Planit Operativ për punësim dhe zbatimit të politikave ekonomike-sociale, në dy vitet e fundit janë punësuar mbi 59.600 qytetarë, me të cilat u ul papunësia në nivel shumë të ulet prej 17,1 %, gjegjësisht është ulur për 5,5 % në këtë periudhë.
“Me paketën e masave të përfshira në Planin Operativ për vitin 2020, zbatojmë trajnime dhe kualifikime shtesë për qytetarët tanë të papunë dhe për të rinjtë. Përmes masave konkrete për kualifikim shtesë, vëmendje të veçantë i kushtojmë punësimit të kategorive më të prekshme, mbështetjes së start-apeve dhe biznes ideve inovative të cilat vijnë mes procesit të trajnimit.
Plani Operativ për vitin 2020 është përshtatur me kërkesat dhe nevojat bashkëkohore të kompanive. Për atë qëllim, një shumë e konsiderueshme e fondeve ndahen për subvencionimin e pagave, punësimin dhe rritjen e kompanive, për trajnime në teknologjinë informatike dhe lloje të tjera trajnimesh te punëdhënësit.
Punësimi është një prej temave më të rëndësishme që i intereson dhe i tangon qytetarët tanë. Zgjidhja e çështjes së punësimit në vend adekuat pune është prioritet për të planifikuar të ardhmen.
Këtë vit si dhe vitin e kaluar, Plani Operativ i përfshin personat fizik dhe kompanitë, ofron mbështetje për vetëpunësim por edhe për hapjen e vendeve të reja të punës”, theksoi gjatë fjalimit të tij Kryeministri, Spasovski.
Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike,Mila Carovska potencoi se me programet dhe masat sigurohet punësim më i madh për të gjithë personat e papunësuar në RMV, duke stimuluar të papunët të rikualifikohen, si dhe kompanitë t’i përvetësojnë këto persona të papunë dhe t’i përfshinë në tregun e punës. Ajo shtoi se suksesi i planeve operative, gjegjësisht i programeve dhe masave aktive, është kryesisht për shkak të konsultimeve gjithëpërfshirëse me sektorin e biznesit, të papunësuarve dhe palëve e tjera të interesit për nevojat reale të tregut të punës dhe të papunësuarve.
“Për Planin Operativ këtë vit kemi siguruar 1,4 miliardë denarë prej të cilave 1,3 miliardë denarë janë nga buxheti shtetëror, përderisa mjetet tjera financiare janë siguruar nga partnerët e organizatave (UNDP, EU, UNOPS, ILO, SDC), të cilat në mënyrë vazhdueshme e mbështesin shtetin tonë të investojë në masa aktive për punësim. Falë kësaj shume rekorde, presim që këtë vit të përfshihen gjithsej 12 mijë persona të papunë, gjegjësisht 11.761 persona.
Në vitin 2020 vazhdon trendi i investimeve te personat e papunësuar nga të cilat presim të zhvillojnë frymë sipërmarrëse. U dëshmua se fillimi i këtyre mikro bizneseve nga personat e papunë janë me të vërtetë të qëndrueshme, ndërsa në vitin 2020 presim të mbështesim 1.364 mikro biznese, për të cilat ndamë 447 milionë denarë, për punësimin e personave të papunë, ndërsa nëse më vonë zhvillohen të punësojnë persona të tjerë të papunësuar. Pritshmëritë për vendosjen e sa më shumë mikro bizneseve bazohen në realitet, nëse merren parasysh ndërmarrjet e formuara përmes masës Vetpunësim në dy vitet e fundit, 93 % kompanitë e themeluara në vitin 2017 janë akoma në funksion, ndërsa kompanitë e formuara në vitin 2018, 99 % janë ende aktive”, nënvizoi zëvendëskryeministrja Carovska.
Zëvendësministrja shtesë për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrieljm nënvizoi se në fokus të veçantë në Planion Operativ dhe në programet që i sjell Qeveria janë të rinjtë, gjithçka me qëllim të sigurimit të standardit më të mirë dhe parandalimin e ikjes së të rinjve nga shteti.
“Masat të cilat deri tani ishin krijuar dhe zbatuar me të vërtetë japim rezultate, ndërsa tregues për këtë është ulja e papunësisë te të rinjtë, e cila është 35.3 % krahasuar me vitin 2016 kur ishte 48,6 %. Kjo na nxit edhe më tej të krijojmë masa të cilat do të kontribuojnë për rritjen e punësimit te të rinjtë. Në këtë drejtim javën e kaluar Kuvendi, me propozim të Qeverisë, miratoi Ligjin për shtesë për të rinjtë. Çdo personi të ri deri në moshën 23 vjeçare i cili është i punësuar ose i vetëpunësuar në kompani me veprimtari prodhuese ose si bujqësisë individuale, mes qendrave për punësim do t’i paguhet kompensim prej 3.000 denarë. Me këtë, nga njëra anë duam të sigurojmë vende pune më mirë të paguara për të rinjtë me shkollim të mesëm, nga ana tjetër duam tu përgjigjemi nevojave të kompanive dhe kërkesave në tregun e punës”, tha Shkrielj.
Me shtesën për të rinjtë pritet të përfshihen të paktën 4.000 të rinj, për të cilët janë siguruar 160 milionë denarë.
Drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska tha se Agjencia është plotësisht e përgatitur për zbatim të suksesshëm të Planit Operativ për vitin 2020 dhe foli për prezantimin e trajnimeve të planifikuara për rikualifikim, me të cilat është planifikuar të përfshihen 3.224 persona, si dhe masa e praktikës.
“Këtë vit do të zbatojmë trajnime te punëdhënësit, trajnime për kualifikime profesionale, për vozitës, për sipërmarrje dhe për IT.
Trajnimet kanë të bëjnë me profesionet deficitare, për tu dalë në prag punëdhënësve dhe të papunëve. Praktika është masë e kërkuar edhe nga kompanitë dhe të papunët, ndërsa në vitin 2020 është planifikuar përfshirje e 1.575 personave me buxhet prej 46 milionë denarë. Edhe përkundër asaj që nuk kishin obligim, duhet të përmendim se rreth 50 % të praktikantëve u mbajtën te punëdhënësit edhe pas përfundimit të procesit të praktikës”, theksoi drejtoresha Jovanovska.