Kryeministri Spasovski:Si përkrahës i Ditës Kombëtare të Serbëve në Maqedoninë e Veriut Qeveria manifeston kujdesin e sinqertë për këtë, si dhe për të gjitha bashkësitë në shtet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, mbajti fjalim në Akademinë solemne kushtuar Ditës Kombëtare të Serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut – festën “Shën Sava”, që u mbajt në Teatrin Kombëtar Maqedonas nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Në Akademinë solemne, krahas përfaqësuesve të komunitetit serb në vend, morën pjesë edhe mysafirë nga Republika e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, mes të cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës së Serbisë, Nikolla Sellakoviq, si dhe anëtari i Presidencës të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik.

Në vazhdim ua përcjellim tekstin integral nga fjalimi i Kryeministrit Oliver Spasovski:

 

“Është nder i madh që më jepet mundësia për të mbajtur fjalim në këtë ngjarje,të cilën e mbulon Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kushtuar Ditës Kombëtare të Serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si pjesë e programit  “Ditët e Shën Savës”, në kuadër të së cilës është edhe kjo akademi solemne e cilës i kushtohet njërës prej figurave më të ndritura dhe më të shenjta në historinë e popullit serb - Shën Sava.
 

Të gjithë bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut, si dhe mysafirëve nga Republika e Serbisë dhe Bosnja dhe Hercegovina, ju uroj përzemërsisht festën, duke uruar  në emrin tim dhe në emër të Qeverisë dhe popullit të Maqedonisë së Veriut tu përcillen qytetarëve të vendeve të tyre.
 

Nderin që pata për të mbajtur fjalim në këtë mbrëmje nuk është vetëm sepse kam mundësinë të drejtohem para anëtarëve të komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut, si dhe mysafirëve të shquar në këtë festë, por edhe sepse vepra e Shën Savës ka frymëzuar tetë shekuj pas vdekjes se tij.
 

Biografia e këtij njeriu dhe kleriku të shenjtë dhe veprimtaritë e tij shtetërore, si dhe veprimtaritë e tij si shenjtor, kanë lënë gjurmë të thella dhe tejet të rëndësishme dhe konfirmojnë madhështinë e tij: Shën Sava është themeluesi i Kishës së Pavarur Ortodokse Serbe dhe kryepeshkopi i saj i parë dhe themeluesi i lavës perandorake në manastirin Hilandar i Shën Gora Atoska. Ai është një mësimdhënës, themelues i shkollave dhe spitaleve, diplomat, shkrimtar i ligjeve të para në shtetin serb. Shën Sava është një avokat lutës i të gjithë atyre që kanë kërkuar ndihmë nga Zoti përmes tij, një ndërmjetës dhe pajtues midis vëllezërve dhe kombeve të vëllazëruar.
 

Në këto vlera, ky njeri i shenjtë thërret edhe sot. Mesazhet e tij janë aq të fuqishme dhe shumë të nevojshme në kohën e sotme. Për këtë arsye është shumë me rëndësi, kur e festojmë dhe kur bëjmë thirrje në zbatimin e veprave të tij, duke u nisur nga vetja të jemi shembull dhe të zbatojmë porositë e tij.

 

Vepra e tij, posaçërisht vetëflijimi i tij që të heq dorë nga të mirat e tokës dhe të drejtat që i përkisnin me lindje dhe ta pranojë krishterimin ortodoks dhe Krishtin, si jetë e tij personale, përcaktim dhe veprim, bënë që Shën Sava tu takoj të gjithë Krishterëve, pa dallim se ku jetojnë, sepse ai në atë mënyrë u qasej të gjithëve – si vëllezër të tij, e jo si i huaj.

 

Prandaj kur themi se vepra e tij inspiron, para nesh kemi edhe përcaktimin tonë, përcaktimin e qytetarëve të RMV-së, të ndërtojmë dhe të ruajmë shoqëri të barabartë për të gjithë.

 

Shoqëri civile, në të cilën do të afirmojmë dhe do të vendosim respektin reciprok mes të gjitha bashkësive etnike në vendin tonë, duke njohur njëkohësisht dallimet etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore – mu ky qëllim është thelbi i bashkësisë tonë.

 

 

Në këtë drejtim janë edhe kujdesi dhe politikat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që i krijon dhe zbaton për komunitetin e serbëve në vendin tonë. Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Komunën e Kumanovës dhe Staro Nagoriçane.

 

 

Qeveria vjet solli vendim që të mësohet gjuha serbe si gjuhë fakultative në shkollat fillore.  Po punohet dhe është në fazën përfundimtare edhe programi për klasën e katërt në shkollat fillore.

 

Këto janë hapa dhe vepra të kësaj Qeverie, të cilat më herët nuk ishin të njohura.

 

 

Në Komunën Qendër në Shkup, vijon debati për planin detal urbanistik në të cilin parashihen objekte për qendër kulturore bashkëkohore të komunitetit serb dhe shkollë e re e cila parasheh paralele në të cilat do të mësohet në gjuhën serbe në harmonizim me programet arsimore që po përgatiten.
 

 

Në  bashkësinë tonë që ndërtohej me shekuj, kontribut të rëndësishëm dha edhe komuniteti serb në Maqedoninë e Veriut, të cilën e bën duke u udhëhequr nga parimet e Shën Savës.
 

Në historinë e njerëzimit janë të rralla  arritjet e tilla siç është arritja e Shën Savës.

 

Ai ishte i bindur se vetëm njeriu me shpirt të pastër është i gatshëm të realizojë arritje të tilla për të mirën e të gjithëve dhe të respektojë me përpikëri ligjet e tokës.

 

Vepra e pavdekshme e shenjtorit Shën Sava është themeli mbi të cilin ngrihet tradita, kultura dhe vlerat e popullit të cilit ai i përket dhe i cili me të drejtë e pranoi dhe e kremton si udhëheqës shpirtëror.

 

Edhe njëherë dërgoj urime të sinqerta me rastin e Ditës Kombëtare të Serbëve në RMV, qofshin të përhershëm emri dhe shënimi i Shën Savës.

 

Le të jetë porosi për të gjithë në RMV, për të gjitha komunitetet, posaçërisht komunitetit serb që këto vlera t’i realizojmë në vepër dhe bashkërisht me dashuri ta ndërtojmë RMV-në.