Shtipi pas 65 viteve fiton urë të re, prioritet i politikave qeveritare është kujdesi për nevojat e qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me zëvendëskryetaren e Qeverisë, e ngarkuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe kryetarin e komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen e qarkores dhe lëshimin në përdorim të urës së re në lumin Bregallnica në Shtip.

 

Kryeministri Spasovski theksoi se në komunën e Shtipit, pas 65 viteve lëshohet në përdorim urë e re, e cila është e vetme e këtij lloji në shtet dhe se qyteti fiton infrastrukturë moderne të trafikut e përgatitur dhe e realizuar sipas nevojave të qytetarëve.

“Kjo urë është pjesë e projektit për qarkore dhe me lëshimin në përdorim rrumbullakohet faza e parë dhe e dytë e qarkores e cila kushton rreth 60 milionë denarë, apo një milion euro. Bëhet fjalë për infrastrukturë të urëve në gjatësi prej 60 metra, gjerësi prej 10 metra, janë paraparë dy korsi rrugore dhe trotuar për këmbësorë. Në mënyrë shtesë, si pjesë e qarkores afër kësaj ure plotësisht është ndërtuar unazë që e rrit sigurinë e kalimtarëve për hyrje në qytet”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Ai informoi se ura e re i lidh lagjet Senjak dhe Prebeg, me të cilin është vënë në funksion arteria kryesore në qytet e cila do ta  lehtësojë trafikun në Shtip.

 

“Ajo që është gjithashtu shumë e rëndësishme është që vetëqeverisja lokale, kryetari i komunës dhe Këshilli i komunës, këtë projekt tërësisht e realizuan me para nga buxheti i qytetit, gjegjësisht nga paratë e qytetarëve të komunës. Kjo është në interes të komunës dhe qytetarëve të saj dhe ata mund të binden në këtë”, theksoi Kryetari i Qeverisë Spasovski.

Për këtë Qeveri, tha Kryeministri Spasovski, gjithmonë është kyçe që t’i njohë dhe t’i ndajë si prioritet nevojat e qytetarëve dhe t’i kyç ato në marrjen e vendimeve, sepse ata më së miri e dinë se çka u nevojitet.

 

“Qeveria e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryetarët e komunave të LSDM-së në njësitë e vetëqeverisjes lokale në mënyrë intensive dhe të fokusuar punojnë për të siguruar jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Dëshmi për politikat e suksesshme, për zhvillim të barabartë është lista e gjatë e premtimeve të realizuara në të gjitha rajonet dhe komunat. Ndryshe nga marrëdhënia injorante e qeverisë në kohën e regjimit, nëpërmjet projekteve konkrete ne kujdesemi për nevojat reale të qytetarëve. Për atë qëllim, sot në Qeveri, të gjithë Kryetarët e komunave në vend, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike, nënshkruan memorandum për bashkëpunim me të cilin do të ndahen 70 milionë euro, që Qeveria dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i siguruan nga Banka Botërore”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Ai theksoi se pushteti gjatë kohës së regjimit shpërndante paratë e popullit për monumente, shelgje dhe fasada baroku nga stiropori të cilat për një kohë të shkurtër  shkatërrohen, ndërsa në dy vitet e fundit kjo Qeveri i zgjidh problemet reale të qytetarëve në të gjithë shtetin dhe i zbaton projektet të cilat u injoruan për 11 vite.

 

 

“Për tërë këtë periudhë ndërtohet në të gjitha komunat në shtet. Sigurojmë shërbime cilësore publike për të gjithë qytetarët, shkolla bashkëkohore, kopshte për fëmijë dhe rrugë rajonale dhe lokale, ujë të pijshëm të shëndetshëm, kanalizime, mbledhje dhe deponim i mbeturinave, largim i deponive të egra, mbrojtje e ambientit jetësor, nxitje e sipërmarrjes dhe punësimeve të reja në tërë territorin e shtetit. Politikat për zhvillim të barabartë të shtetit dhe komunave janë prioritet i jonë, ndërsa interesat dhe nevojat e qytetarëve do të mbeten motivim kyç për të gjitha aktivitetet tona”, nënvizoi Kryeministri Spasovski.

 

Zëvendëskryeministrja e ngarkuar për Çështje Ekonomike, Carovska, theksoi se me ndërtimin e kësaj ure mundësohet lëvizje më e lehtë dhe më e shpejtë e qytetarëve të Shtipit, por edhe mundësi për transport më të mirë të mallrave për sektorin e biznesit në këtë komunë dhe rajon.

“Ajo që mund të theksohet është se ky lloj i lidhjes, lehtësimit, krijimit të objekteve dhe urave infrastrukturore në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në përmirësimin ekonomik të komunave. Ne si Qeveri dëshmuam se ndërtojmë me plan, investojmë me plan në të gjitha komunat, gjithçka me qëllim që të arrijmë zhvillim ekonomik lokal të mirë, i cili më tutje në mënyrë direkte do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të shtetit tonë dhe me këtë, në mënyrë direkte ndikojmë që të rinjtë të duan të mbesin në këtë shtet dhe bashkërisht të vazhdojmë ta ndërtojmë”, theksoi zëvendëskryeministrja Carovska.

 

Gjatë fjalimit të tij, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, theksoi se investimet në këtë rajon janë mbi 300 milionë euro dhe se kjo është diku rreth një e treta e investimeve të përgjithshme në infrastrukturën në shtet.

 

Komuna e Shtipit është udhëkryq i rëndësishëm i Lindjes dhe prandaj jemi maksimalisht të fokusuar në përmirësimin e rrjetit rrugor. Qëllimi ynë përfundimtar është të mundësojmë rrugë moderne, të shpejta dhe të sigurta, që të mundësojmë transport të mallrave dhe shërbimeve dhe të krijojmë kushte për investime të reja të cilat do ta rrisin ekonominë në Shtip dhe rajonin e Shtipit”, theksoi ministri Sugareski.

Ai theksoi se sot me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me komunën e Shtipit, për qytetin janë në dispozicion 1,2 milionë euro për rikonstruimin e rrugëve, gjë që, në mënyrë të dukshme do ta përmirësojë jetën urbane në këtë komunë.

 

Ministri Sugareski informoi se Qeveria në bashkëpunim me komunën e Shtipit fillon me realizim edhe të një projekti kapital i cili ka rëndësi të madhe për qytetarët e Shtipit dhe rajonit dhe ajo është ndërtimi i digës Otinje.
 

 

Para të pranishmëve të shumtë nga vetëqeverisja lokale, nga institucionet shtetërore dhe qytetarët, mbajti fjalim edhe kryetari i komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, i cili theksoi se kjo urë paraqet zbukurim të qytetit dhe që do ta mbajë emrin ura “Idnina”.
 

“Ura “Idnina” le të dëshmojë për zhvillimin e qytetit, le të jetë shprehje konkrete e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë qytetarëve dhe subjekteve të kyçura në menaxhimin lokal, por edhe vendosmërinë tonë për hapjen e rajonit për zhvillim të ri dhe prosperitet. Kjo urë do të jetë pikë e rëndësishme për transit, por gjithashtu edhe pikë për takim të banorëve të Shtipit nga të dyja anët e Bregallnicës”, theksoi Boçvarski.

 

Ai theksoi se nëpërmjet projekteve të tilla, Shtipi po bën histori dhe po trason rrugën drejt ardhmërisë, si një qytet modern dhe urban me perspektivë dhe mundësi për qytetarët e saj dhe para së gjithash, për të rinjtë.