Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësministrin për Shëndetësi, Armend Arsllani, sot e vizituan pikë kalimin kufitar, “Tabanovc” me qëllim kontrollin e sistemit për mbrojtje nga virusi korona në kalimin kufitar.
Kryetar i Qeverisë, Spasovski theksoi se respektohen të gjitha udhëzimet e dhëna nga Shtabi i krizës për kontroll të çdo udhëtari i cili hynë në territorin e RMV-së.
“Sot jemi në vizitë në kalimin kufitar Tabanovc, që tu japim mbështetje policëve, Drejtorisë Doganore, Qendrën për shëndet publik dhe të gjithëve të cilët praktikisht ballafaqohen me këtë gjendje, të imponuar nga përhapja e virusit korona. Duhet theksuar se janë siguruar dhoma të posaçme për izolim në të gjitha kalimet kufitare ku frekuenca është më e madhe. Dua të falënderoj të gjitha institucionet, organizatat të cilët respektojnë thirrjet dhe rekomandimet nga ana e Qeverisë për mos- organizimin e tubimeve të mëdha dhe me këtë ulet rreziku nga përhapja e virusit. Edhe njëherë apeloj që të respektohen rekomandohen nga epidemiologët, Qendrat për Shëndet Publik dhe Shtabi i Krizës për shkak të gjithë së bashku me anë të një sistemi i cili funksion shkëlqyeshëm mund maksimalisht të jemi të mbrojtur. Kuptohet se kjo situatë e pagjumsis dhe përgatitje do të vazhdoj edhe më tutje,” tha kryetari i Qeverisë Spasovski.
Ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe gjithashtu theksoi se koordinimi është i shkëlqyer dhe falënderoi pjesëmarrësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët më sukses menaxhojnë me këtë situatë.
“Tërësisht respektohet algoritmi për menaxhimin me kështu raste, kjo do të thotë se pyetet çdo udhëtar se nga vjen dhe në rast se vjen nga rajonet e rrezikuara bëhet intervistë shtesë se a ka qenë në kontakt me persona të sëmur, eventualisht nëse udhëtari ka simptome dhe në rast se ka dërgohet në dhomë të posaçme të izoluar, vendoset kontakt me epidemiologët, nga Qendra për Shëndet Publik, të cilët më pas sipas nevojës veprojnë sipas algoritmit. Besoj se ky është koordinim i mirë, vazhdojmë edhe me orë edukative të cilat zhvillohen këtu në ndërtesën e policisë, mjekëve nga Qendra për Shëndet Publik dhe institutit për Shëndet Publik në Shkup me qëllim që të informohen me njohuri të reja policit dhe doganierët në këtë sferë,” theksoi ministri Filipçe.
Ai informoi se pacientja e parë dhe e vetme ku është konstatuar infektim është hospitalizuar në Klinikën sëmundje infektive, disa ditë është pa temperaturë dhe ngadalë po hynë në fazën më stabile të sëmundjes. Gjithashtu nuk ka pacient të rinj të cilët për momentin testohen nga virusi korona.
“Ajo që është e re gjatë ditës se djeshme arritën rezultat nga kontrollet e kryera nga laboratori Gjermani me të cilën bashkëpunojmë të cilët i konfirmuan të gjitha testet tona, të gjitha negative dhe një pozitiv i pacientes, që është obligim si mbikëqyrje e punës së laboratorit tonë në kuadër të Institutit për Shëndet Publik. Njëkohësisht furnizimi i pajisjes shtesë për mbrojtje është në vijim. Gjatë ditës së djeshme, e nënshkruam marrëveshjen për pajisje dezinfektuese dhe ato nga nesër do të shpërndahen me ndihmën e vetëqeverisjes lokale në shkollat fillore ku ato nevojiten,” theksoi ministri Filipçe.