Për informim në kohë dhe të saktë të qytetarëve me informacione zyrtare dhe të vërtetuara në lidhje me ballafaqimin me virusin korona, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut hapi kanal të ri të informacioneve të aplikacionit të njohur për komunikime digjitale “Viber”.
Kanali i parë qeveritar për komunikim në “Viber” (Viber Community) mund të gjendet me emrin “Koronavirus MK”, njëjtë si veglat e tjera për komunikim të cilat Qeveria në mënyrë urgjente i hapi me qëllim të intensifikimit të komunikimit me qytetarët për ballafaqim me virusin korona. Në këtë pako është edhe ueb-faqja zyrtarekoronavirus.gov.mk, aplikacioni për celular për “Android” dhe “IOS”, si dhe profilet në rrjetet sociale “Fejsbuk”, “Instagram” dhe “Twitter”.
Qëllimi i kanalit të ri për komunikim në “Viber” është informim i shpejtë, i tërësishëm dhe i saktë i qytetarëve për të gjitha masat për ballafaqim me virusin korona nga institucionet, informacionet më të reja nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe ndihma e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për informim të saktë në lidhje me situata.
“Viberi” është një nga aplikacionet më të përdorura për shkëmbimin e porosive në vendin tonë, me mbi 1 miliardë përdorues në botë.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të lidhen në bashkësinë “Koronavirus MK” “Viber” për marrjen e informacioneve të sakta, zyrtare dhe të shpejta lidhur me COVID-19, në telefonin e tyre celular.
Linku për lidhje: https://vb.me/mk_gov