Spasovski me përfaqësues të “Makam-trans”: Është me rëndësi solidariteti nga të gjitha palët, dialogu sjell zgjidhje

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver  Spasovski ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja në Qeveri  e angazhuar për cështje ekonomike, Milla Carovskën, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareskin, ministren e Financave Nina Angellovskën dhe ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bektreshin, u takuan me përfaqësuesit e MAKAM-TRANS, Asosciacionin e Shoqatës së Punëdhënësve të Kompanive të Tregtisë së Transportit, të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i MAKAM-TRANS, Biljana Muratovska.

Në takim është biseduar në lidhje me çështjet aktuale në lidhje me veprimtarinë e transportit, funksionimin e përgjithshëm dhe në kushtet e krizës shëndetësore-ekonomike.

Përfaqësuesit e transportuesve i transmetuan përvojat dhe sfidat për punën në kushte të krizës, të cilat janë të lidhura edhe me mënyrat e ndryshimit të funksionimit në vendet evropiane dhe në botë.

Nga ana e kryeministrit dhe të përfaqësuesve të Qeverisë u shpjeguan masat që mund të jenë ndihmë për punëdhënësit e shoqatave tregtare transportuese dhe masën prej 14.500 denarë për të punësuar, si dhe mbështetje për firmat e prekura nga kriza.

Në takim është konstatuar se pasojat nga kriza i ndjenjë të gjithë: qytetarët, firmat, të gjithë sektorët në shtet, si dhe në kushte të këtilla është me rëndësi solidariteti nga të gjitha palët, me qëllim të tejkalimit të këtyre pasojave në periudhën e ardhshme.

Është biseduar edhe për çështje të tjera në veprimtarinë e transportit, për çfarë është dakorduar vazhdimi i bashkëpunimit me formimin e grupeve të punës që do t’i marrin parasysh qëndrimet të të gjitha palëve të prekura.

Në takim është vlerësuar dialogu është ai që sjell zgjidhje, është shprehur vullnet edhe nga të dyja palët.