Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski morën pjesë në vendosjen e gur themelit të stacionit për spastrimin e ujit të pijshëm.
Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski theksoi se ky projekt ka rëndësi të veçantë, sepse me kyçje të komunës Karbincit me hidrosistemin Zletovicë, përgjithmonë do0 të sigurohet zgjidhja e problemit shumëvjeçar me furnizimin e ujit, veçanërisht në periudhën e verës.
“Kur të përfundojë stacioni për spastrimin e ujit, do të shënohet fundi i një periudhe të gjatë për furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve lokale dhe banorët e kësaj komune vazhdimisht do të kenë ujë të pijshëm të pastër dhe cilësor. Ndërtimi i këtij stacioni për spastrim do të mundësojë furnizimin e më shumë vendeve të banueshme të këtij rajoni”, nënvizoi Kryetari i Qeverisë, Spasovski,
Ai theksoi se mjetet për realizimin e projektit, stacioni për spastrimin e ujit Karbinci, në vlerë totale prej 105,3 milionë denarë, u siguruan nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
“Me këtë stacion për filtrim, si dhe me ndërtimin e stacionimeve për filtrim për komunën e Shtipit dhe komunën e Llozovës, do të rrumbullakohet faza e parë nga sistemi shumëfunksional Zletovicë, i projektuar për furnizim me ujë të pijshëm për 150.000 banorë nga Shtipi, Sveti Nikolla, Probishtipi, Karbinci dhe Llozovë”, potencoi Kryeministri Spasovski.
Njëherit ai theksoi se vijon edhe përgatitja e fazës së dytë dhe të tretë të hidrosistemit Zletovicë. Faza e dytë përfshin ndërtimin e sistemit për ujitje të rreth 4.000 hektarëve tokë bujqësore, ndërsa me fazën e tretë është paraparë ndërtimi i 6 hidrocentraleve. Me këtë do të rrumbullakohet sistemi shumëfunksional Zletovicë, i cili do të ketë funksion të plotë dhe të dobishëm.
“Sigurimi i kushteve cilësore për jetë, mes të cilave rëndësi të veçantë ka sigurimi i ujit të pijshëm në çdo komunë, është prioritet kyç i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka qëllim të qartë dhe realizon në vazhdimësi projekte të tilla kapitale në bashkëpunim me komunat. Ato janë shumë të rëndësishme për avancimin e shëndetit të qytetarëve, për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe ambientit jetësor të qytetarëve, por edhe për zhvillimin e bujqësisë, sepse pa ujë nuk ekziston prodhim bujqësor cilësor dhe bashkëkohor”, theksoi në fund të deklaratës Kryeministri Spasovski.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Dimkovski sqaroi se ky stacion për spastrimin e ujërave është pjesë e projektit shumëfunksional, hidrosistemi Zletovicë dhe se me kyçjen e komunës së Karbincit, përgjithmonë do të zgjidhet problemi shumëvjeçar me furnizimin e ujit, veçanërisht gjatë periudhës së versë, për shkak se deri tani banorët e kësaj komune me ujë të pijshëm janë furnizuar nëpërmjet puseve lokale .
“Objekti është i vendosur në vendin e quajtur Visok Rid në komunën e Karbincës, gjegjësisht ndërmjet lagjeve Karbinc, Kozjak dhe Radanje. Me këtë ndërtim do të mundësohet furnizim i vazhdueshëm me ujë të pijshëm për vendet e banuara si Karbincë, Kozjak, Argulicë, Cërvulevë, Tarincë, Balvani i Poshtëm, Karaormani i Ri dhe Radanje, në të cilat jetojnë rreth 3.000 banorë apo 75% nga numri i përgjithshëm i banorëve të komunës së Karbincës”, theksoi ministri Dimkovski.
Ministri Dimkovski theksoi se ky projekt kushton 105,3 milionë euro, mjete që janë siguruar nëpërmjet buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
“Sigurimi i kushteve cilësore për jetë, mes të cilave me rëndësi më të madhe është sigurimi i ujit të pijshëm në çdo komunë, është prioritet kyç i Qeverisë së RMV-së. Mu ky projekt shumëfunksional Zletovicë, në të cilin intensivisht po punojmë, do ta përmirësojë gjendjen e keqe me furnizimin e ujit në pjesën verilindore të shtetit, por me një pjesë nga fazat në të cilat po punohet, do të mundësohet edhe ujitje e më shumë hapësirave bujqësore a”, potencoi ministri Dimkovski.
Kryetari i komunës së Karbincës, Jordan Nasev, tha se afati për ndërtimin e stacionit për spastrimin e ujit është deri në fund të vitit 2020.
“Që të vihet në funksion ky objekt kapital,duhet të ndërtohen: tubacione uji për shpërndarjen e ujit të pastër nga pishina dalëse deri në rezervoaret ekzistuese për furnizim me ujë të vendeve të banuara Karbincë, Kozjak, Argulicë, Cërvulevë, Tarincë, Balvani i Poshtëm, Karaorman i Ri dhe Radanje,në gjatësi prej 17.8 km dhe vlerë të punimeve prej rreth 44 milionë denarë dhe rrugë të qasshme deri në gjatësi prej 2.3 km për të cilat komuna veçmë i ka në dispozicion me dokumentacionin e projektit”, sqaroi kryetari i komunës Jordan Nasev.
Kryetari i komunës Nasev, potencoi se gjithashtu është e rëndësishme dhe vetë teknologjia për spastrim – ultrafiltrim, si dhe çmimi hyrës i ujit nga hidrosistemi Zletovicë, mundësojnë uljen e çmimit të ujit për shfrytëzuesit me çka do të ndikohet pozitivisht edhe në gjendjen ekonomike të amvisërive, shfrytëzuese të këtij stacioni për spastrimin e ujit.