Kryeministri Spasovski, ministri Dimkovski dhe ambasadori Zhbogar – Fillimi i ndërtimit të sistemit për ujitje Sllavishko Pole. Përfitimi do të jetë mirëmbajtja dhe zhvillimi i aktiviteteve bujqësore për të cilat njerëzit këtu kanë traditë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovskibashkë me ministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Trajan Dimkovski dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Samuel Zhbogar, sot morën pjesë në fillimin e punëve të sistemit për ujitje Sllavishko Pole, Komuna Rankovce.

Në deklaratën për media Kryeministri Spasovski theksoi se sistemi për ujitje Sllavishko Pole është projekt i rëndësishëm për zhvillimin dhe ardhmërinë e Komunës Rankovce.

 

“Ky projekt është veçanërisht i rëndësishëm sepse është interes i drejtpërdrejtë për mbi 1500 banorë të vendbanimeve Psaça, Petralica dhe Ginovci, nga të cilat shumica e popullsisë merret me bujqësi dhe blegtori”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Ai theksoi se sistemi i deritanishëm i vjetërsuar për ujitje në zonën e Komunës Rankovce mbulon rreth 40 hektarë, ndërsa me këtë qytetarët e komunës do të fitojnë sistem modern për ujitje i cili siguron ujë për ujitjen e mbi 200 hektarë.

“Kjo do të thotë se me ndërtimin e sistemit të ri për ujitje, një sipërfaqe e madhe e tokës përpunuese në komunë dhe fshatrat përreth, që për momentin janë pa ujë, përfundimisht do të vihet në përdorim dhe dispozicion për bujqit. Këtyre bashkëqytetarëve tanë do tu mundësohet të përpunojnë 5 herë më shumë sipërfaqe bujqësore me sistem të qëndrueshëm për ujitje, me të cilin do të krijohen kushte për zëvendësimin e kulturave ekzistuese me disa kultura më përfituese, me vlerë më të madhe të shtuar”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Njëherit ai theksoi se përfitimi nga ky sistem i ri është mirëmbajtja dhe zhvillimi i aktiviteteve bujqësore për të cilat njerëzit këtu kanë traditë. Gjithashtu e rëndësishme është se tani hapen mundësi për rritjen e stabilitetit ekonomik të familjeve të bujqve nga kjo zonë.

 

“Bujqësia është një nga shtyllat bartëse për zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë. Për këtë shkak si qeveri u përkushtojmë vëmendje të veçantë politikave të cilat i zbatojmë për këtë sektor, me theks të veçantë të masave zhvillimore dhe projekteve për rritje të përshpejtuar të kësaj dege ekonomike strategjike. Nëpërmjet menaxhimit efikas dhe investimit në infrastrukturën e ekonomisë së ujërave, për të cilat qeveria tre vitet e kaluara intensivisht punon, do të mundësohen sasi të mjaftueshme të ujit cilësor për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Ai përzemërsisht falënderoi delegacionin e BE-së në vendin tonë, ambasadorin Zhbogar dhe tërë ekipin e tij të cilët ndihmonin të pranohet dhe të fillojë realizimi i sistemit për ujitje si pjesë e projektit të BE-së për ndërtimin e “Sistemeve ekologjike për ujitje me shpenzim të ulët”, përmes Programit IPA për zhvillim bujqësor dhe rural.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Dimkovski theksoi se sistemi për ujitje “Sllavishko Pole” është financuar nga “Instrumenti ndihmë para qasëse – IPA” i BE-së në vlerë prej 1,7 milionë euro.

“Ky sistem gjendet rreth lumit Kriva Reka i cili ka rrjedhje prej 2.750 litra në sekondë, që e bën këtë lokacionin ku janë projektuar punimet më praktik. Sistemi ekzistues për ujitje përbëhet prej disa punimeve të përkohshme në Kriva Rekë me të cilat në këtë moment ujiten rreth 40 hektarë. Me ndërtimin e sistemit të ri do të mundësohet ujitje e 200 hektarëve të reja tokë bujqësore, e cila deri më tani nuk mundej të ujitej. Nga sistemi i ri do të përfitojnë më tepër se 250 amvisëri nga Komuna Rankovce, të cilët merren me bujqësi, konkretisht nga fshatrat përreth Ginovci, Psaça dhe Petralica”, theksoi ministri Dimkovski.

 

Ministri sqaroi se ujitja efikase e sipërfaqeve përmes sistemit të ri do të kontribuojë për tri herë të ardhura më të mëdha, nga ato që deri tani kanë realizuar bujqit nga sipërfaqja në hektarë, që përfundimisht do të ndikojë në përmirësimin e standardit jetësor.

 

“Ndërtimi i këtij sistemi është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Sisteme ekologjike për ujitje me shpenzim të ulët”, me të cilin është paraparë ndërtimi i 8 sistemeve të vogla për ujitje në disa lokacione në shtet. Në këtë kontekst, i shpreh falënderim të madh delegacionit të BE-së për mbështetjen që na e dhanë për zhvillimin e bujqësisë së Maqedonisë së Veriut. Uji është burim kryesor për prodhim bujqësor të qëndrueshëm dhe konkurrent, për uljen e varësisë importuese. Prandaj në këto tre vite si Ministri fokusohemi në realizimin e investimeve të mëdha kapitale në infrastrukturën e ekonomisë së ujërave, të cilat janë në afat të mesëm dhe të gjatë, do të kontribuojnë për rritjen e sipërfaqeve të ujitura dhe për bujqësi të qëndrueshme dhe bashkëkohore”, tha ministri Dimkovski.

 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Samuel Zhbogar theksoi se shënojmë fillim të projekteve investuese të reja nga ana e BE-së në fushën e bujqësisë, në vlerë prej 6 milionë eurosh.

 


 

 

Ai sqaroi se sistemet për ujitje nuk janë kyçe nga aspekti ekonomik, ato gjithashtu janë të rëndësishme në aspekt të mjedisit jetësor. Në harmonizim me “marrëveshjen e gjelbër” të BE-së, secili ekonomik i cili do të ndërmerret do të duhet të mbrojë mjedisin jetësor, me qëllim të shmangen pasojat shkatërruese të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe kjo është strategjia e re për rritje të BE-së e cila na detyron ti shfrytëzojmë sfidat dhe ti shndërrojmë në mundësi. Gjithashtu nga ana tjetër BE-ja investon në sisteme të vogla për ujitje në nivel lokal, sepse BE-ja inkurajon përdorim efikas të ujit në fushën e bujqësisë, gjithashtu promovon kursim të energjisë përmes shfrytëzimit të gravitacionit, si dhe kursim të ujit përmes përdorimit të tubacioneve të tipit të mbyllur.

 

Kryetari i Komunës Rankovce, Ivica Toshevski tha se investimi është dedikuar për ndërtimin e sistemeve të vogla për ujitje me qëllim të modernizimit të bujqësisë dhe krijimit të mundësive për zhvillim ekonomik të shteteve të vogla, si ndihmë para qasëse në BE.


 

“Sistemi i ujitjes i cili në këtë moment është në fazë të realizimit, shtrihet në dy anët e rrugës magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, me tubacion kryesor në gjatësi prej 6.225 metra rrjet sekondar në gjatësi të përgjithshme prej 20.524 metrash. Respektivisht do të përdoret për ujitjen e 200 hektarëve sipërfaqe përpunuese prej Sllavishko Pole në zonën e fshatrave Psaça, Petralica, Ginovci dhe një pjesë e vogël e fshatrave Lubanci dhe Odreno”, tha kryetari i Komunës Toshevski.

 

Në fund ai falënderoi qeverinë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe BE-në për mbështetjen e projektit, me shpresë dhe besim se me këtë do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve dhe do të ulet migracioni i popullsisë së re nga mjediset rurale.