Në Poliklinikën "Hekurana" u rinovuan kabinete, u bënë paisje të reja dhe u përforcua kuadri mjekësor

Shumë investime për furnizim të pajisje së re medicinale dhe rikonstruim dhe rinovim të kabineteve, në vlerë të përgjithshme mbi 18 milionë denarë janë realizuar dy vitet e kaluara në Poliklinikën e nivelit sekondar “Hekurana”,

Është formuar kabinet i ri diagnostik, në të cilin funksionojnë të gjitha aparatet dhe aparati për denzitometri, me çka u rrit numri i pacientëve të kontrolluar, duke pasur parasysh se aparatet përdoren në tërësi dhe kabineti punon në dy turne.

Në mënyrë komplete janë rinovuar dhe rregulluar edhe kabinetet për mjekësi fizikale dhe rehabilituese, kabineti për EEG, është rinovuar holli hyrës dhe është vendosur sportel i ri qendror.

Nga aspekti i ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në institucion, është blerë dhe vendosur në funksion aparat i ri për EEG, në vlerë mbi milionë denarë, me të cilin dukshëm përforcohet kabineti për neurologji. Për kabinetin e rentgenit janë siguruar aparate digjitale për incizim panoramik të dhëmbëve dhe aparat me ultrazë me elestograf për EHO të gjirit, për kabinetin e syve aparat i ri për OST, tonometër pa kontakt, ortorajter, në kabinetet për mjekësi interne – holter i ri për tension të gjakut dhe sistem holter EKG, si dhe aparate të shumta të dedikuara për kabinetin e terapisë fizikale, në mesin e të cilave: Aparat për elektroterapi dhe terapi ultrazë, terapi magnetike, terapi laseri, terapi vakumi, termoterapi (kazan parafini), llambë me rrezatim infra të kuq, etj.

Gjithashtu, kabineti për dermatovenerologji është pajisur me elektrokauter tërësisht të ri, aparat për terapi krio, dermoskop, llambë baktericide, si dhe centrifugë të re dhe mikroskop për laborator në këtë institucion.

Periudhën e kaluar në këtë institucion shëndetësor publik është realizuar edhe përforcim i dukshëm i personelit mjekësor në disa veprimtari, me 22 punësime, në mesin e të cilave: gjashtë mjekë specialistë nga sfera e radiologjisë, biokimi medicinale, otorinolaringologji, neurologji, mjekësi të punës dhe mjekësi fizikale, shtatë infermiere, dy fizioterapeutë, katër laborant mjekësor, teknolog rentgeni, psikolog dhe teknik farmaceutik.