Владина делегација во обиколка на новоизградениот Ургентен центар и реновираните одделенија во прилепската болница: Создадовме сериозно надграден здравствен систем и со мотивирани здравствени работници ќе излеземе победници во борбата со коронавирусот

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në vizitën e sotme të komunave të Prilepit dhe Krushevës, filloi vizitën e punës në Spitalin e Përgjithshëm “Borka Taleski”, ku së bashku me ministrin e Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe dhe kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm, dr. Dragi Bogojeski, vizituan Qendrën e re Urgjente dhe repartin e rinovuar Akusherik në kuadër të spitalit.



Duke theksuar se përfundimisht, pas 15 viteve është realizuar nisma dhe nevoja për hapjen e Qendrën Urgjente në kuadër të spitalit të Prilepit, Kryeministri Spasovski theksoi se qytetarët e kësaj komune u bënë me një Qendër të re për trijazhë, trajtim të pacientëve të rinj, ambulancë për kontrollin e pacientëve, hapësirë për reanimacion, si dhe hapësirë për dhënien e terapisë, gjegjësisht spital ditor me gjashtë shtretër. Qendra Urgjente është e pajisur me aparate EKG dhe EKO, defibrilatorë, tre pacientë – monitorë, pompa për infuzion dhe aparate tjera, të patjetërsueshme për intervenimin e parë urgjent dhe në ndërrime do të angazhohen 12 mjekë dhe 12 infermierë.

Kryeministri Spasovski shtoi se në repartin e Akusherisë është kryer rinovim i përgjithshëm i dyshemeve, i mureve dhe dyerve, i objekteve sanitare dhe instalimit ujësjellës, i ndriçimit të instalimit elektrik dhe janë furnizuar me shtretër të rinj dhe pajisje mjekësore, duke rikujtuar se nga viti 2017 për nevojat e më shumë reparteve është furnizuar pajisje prej mbi 50 milionë denarë.

“Patjetër, në këto kushte të krizës shëndetësore, për shkak të pandemisë me COVID-19, si dhe  në përgjithësi, unë të gjithë qytetarëve të komunës u dëshiroj ti shërbejë shëndetit dhe sa më pak të kenë nevojë për ndihmë mjekësore. Por, duhet të jemi gjithmonë mirë të përgatitur, të kemi institucione shëndetësore të pajisura, kushte më të mira për punë të mjekëve dhe të tërë stafit tjetër mjekësor dhe të jemi të sigurt se qytetarët e kanë shërbimin shëndetësor në ambientin lokal”, nënvizoi Spasovski.

 Ai rikujtoi se premtimet të cilat Qeveria i dha në raport të rritjes së pagave  të personave mjekësorë u realizua edhe paga  bazë e mjekëve specialistë është rritur për 40%, infermierëve ndërmjet 20% dhe 23%, mjekëve të përgjithshëm për 25%, ndërsa punonjësve shëndetësor për 15%.

  

“Kriza shëndetësore nga pandemia me virusin korona më shumë se kurrë tregoi se sa e rëndësishme është që të jetë i qëndrueshëm sistemi shëndetësor. Për këtë shkak, në këtë periudhë në mënyrë të vazhdueshme japim mund në përforcimin e sistemit shëndetësor. Krijuam resurse, sistem mirë i ndërtuar  në lidhje me kapacitetet për akomodim, pajisje mjekësore dhe vlerësojmë  dijen e punonjësve shëndetësor me qëllim menaxhimin me valën aktuale me virusit korona. Edhe në këtë rast, si në çdo paraqitje publike përsëris: Virusin do ta mposhtim me shumë disiplinë dhe duke respektuar masat pa kusht,” tha Spasovski duke shprehur se është i bindur se nga kjo krizë do të dalim më të fortë dhe më të mençur kur do të kuptojmë se sa është i rëndësishëm solidariteti qytetar, mbështetja e institucioneve dhe ndihma ndërmjet vete.

Gjatë vizitës së pjesës së re të rindërtuar dhe repartit të rinovuar, Kryeministri Spasovski me ministrin Filipçe dhe nikoqirët, kryetarin e komunës Jovanovski dhe drejtorin Bogojeski, bënë inspektim edhe të pajisjes e cila në muajin maj arriti si ndihmë nga kompania turke “Alim Orman Urunleri”, gjegjësisht krevate bashkëkohore për në spital dhe pajisje ndihmëse në vlerë prej 50.000 eurove.

Ministri i Shëndetësisë doc. D-r Venko Filipçe potencoi se me këtë investim spitali në Prilep bëhet institucioni i lartë me standarde evropiane.

“Të investohet dhe të bëhet Qendër urgjente është me të vërtet punë e rëndësishme. Të gjithë pacientët, jo vetëm nga Prilepi por edhe nga i gjithë rajoni mund që në kohë të marrin kujdes mjekësore. Kur në një vend ka ekspertizë të mjekëve specialist me përvojë të cilët punojnë së bashku dhe i edukojnë specializantët e rinj, këtu është edhe reparti i Rentgenit,  në të cilin për një kohë të shkurtër bëhet diagnostofikimi, që do të thotë se pacienti për kohë rekord merr trajtim adekuat mjekësor.

Bëhet grupimi dhe më tej rishpërndarja e të gjithëve në çdo repart adekuat në këtë spital. Përveç qendrës urgjente e cila do të jetë në funksion nga këto ditë në spitalin e Prilepit, tërësisht është rinovuar edhe reparti gjinekologjik-akusherik. Tani

nënat nga i gjithë rajoni  do të kenë qëndrim adekuat në hapësira të rinovuara, shtretër plotësisht të automatizuar, çdo dhomë me tualet të veçantë,” theksoi ministri Filipçe.

Ai tha se në një krizë të tillë globale shëndetësore, në një pandemi, po bëhet e qartë se sa i rëndësishëm është shëndeti publik. Në një moment të tillë, çdo qytetar mund të ketë nevojë për të.

“Kemi filluar investime të mëdha në shëndetin publik gjatë tre viteve të fundit, në 2 vitet e fundit 20 mjekë janë punësuar në spital. Vetëm vitin e kaluar, 15 mjekë u  dërguan  për specializim  nga spitali në Prilep. Ne kemi bërë një investim në paga si kurrë më parë në historinë e vendit tonë dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor.  Pagat e mjekëve specialistë tani arrijnë në mes 85 dhe 160 mijë denarë. Unë besoj se ne i kemi penguar mjekët e rinj që të mos  largohen nga vendi ynë. Dëshiroj të uroj të gjithë punonjësit e spitalit, drejtorin, mjekët e tjerë, infermierët dhe stafin e ndihmës teknike në luftën sakrifikuese kundër virusit COVID-19. Duke trajtuar pacientët më të sëmurë  dhe duke qëndruar përpara kështu në luftën kundër këtij armiku, ne do të jemi në fund fitues", tha Filipce.

Kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, duke shprehur kënaqësinë për rritjen e kapacitetit shëndetësor në Prilep dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor të banorëve të komunës, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse nga COVID-19.

 Kryetari Jovanoski posaçërisht iu drejtua të rinjve që të respektojë rekomandimet dhe të mos i nënshtrohen, siç theksoi ai,  thirrjeve në rrjete sociale që të socializohen në grupe më të mëdha, ndërsa theksoi se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme duhet të forcojnë kontrollet dhe të organizohen së bashku në mbrojtjen e popullatës nga përhapja e virusit COVID-19.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Dragi Bogojevski, përshëndeti të pranishmit veçanërisht duke theksuar se mundi që është investuar në tre vitet e fundit së bashku me Qeverinë dhe vetëqeverisjen lokale, mund të shihet përmes Spitalit të Përgjithshëm "Borka Taleski", i cili është një qendër moderne shëndetësore që ofron kujdes shëndetësor të plotë. Ata vizituan Qendrën e re të ndërtuar rishtas dhe repartin e rinovuar Akusherik në kuadër të spitalit, për mbi 100,000 qytetarë të kësaj Komune.

Kryeministri Spasovski, së bashku me nikoqirët nga komuna dhe Ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, përfunduan me vizitën të një nga lagjet më të njohura "Toçila", ku inspektuan rikonstruksionin e përfunduar të rrugës lokale, rrugën kryesore me sipërfaqe totale prej asfalti 10,000 metra katrorë në këtë vendbanim, që rrumbullakon ndërtimin e gjithë infrastrukturës përcjellëse në vendbanimin "Toçilla".