Kryeministri Spasovski dhe ministri Sugareski: Në Korridorin 8 punojmë në krijimin e rrjetit të ri rrugor, nëpërmjet ndërtimit të rrugëve të reja dhe rindërtimit të rrugëve ekzistuese, trashëguam kaos në plane rrugore, por kjo nuk na e humbi kurajon

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, sot kryen inspektim të punëve ndërtimore në rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, aksi rrugor Kumanovë – Stracin.

Në deklaratë për media, Kryeministri Spasovski theksoi se në tërë rajonin lindor dhe juglindor të vendit tonë është në rrjedhë ofensivë intensive ndërtimore.

“Pardje ishim në Kriva Pallankë, ndërsa para saj në Vallandovë, që ti inkurajojmë  konstraktuesit e një numri të madh projektesh infrastrukturore të vazhdojnë me tempon e njëjtë dhe të respektojnë afatet për plotësimin e obligimeve dhe të përfundohen rrugët e shpejta, ato rajonale, lokale, të përfundojnë punët e sistemeve për ujitje, rrjeteve për kanalizim – të gjitha me interes të madh për qytetarët sepse erdhën si rezultat i nevojave të tyre. Edhe sot jemi këtu për qëllimin e njëjtë”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai potencoi  se të gjitha projektet realizohen nëpërmjet planit se do të përfundojnë në afatet e parapara.

“Këtu punohet në aksin rrugor nga Kumanova deri në Stracin, e gjatë 16,6 kilometra. Po rehabilitohet konstruksioni rrugor i kompletuar me asfalltimin e dy shtresave dhe po kryhet sanimi i 3 urave dhe 10 pllakave të lëshuara.Po ndërtohet mbrojtje e shpateve me mure betoni të përforcuara dhe gabion dhe është po vendoset një rrjet sigurie. Në aksin rrugor po rinovohen dhe po ndërtohen 7 parkingje dhe 8 stacione autobusi dhe po punohet për rinovim të tërësishëm të sinjalizimit horizontal dhe vertikal në tërë rrugën, si dhe ndriçim elektrik i rrugës që kalon në vendin e banuar Stracin”, informoi Kryeministri Spasovski.

Ai sqaroi se edhe në kushte pandemie, ndërtojmë me plan, infrastrukturë bashkëkohore për shtet bashkëkohor, ndërsa ofransiva ndërtimore nuk ndalet.

 

“Sot, investimet në infrastrukturë, në rrugë, janë investime për ndërlidhje më të mirë të komuniteteve lokale me qendrat e mëdha ekonomike. Këto janë mundësi investimi për ekonomi të re zhvillimore maqedonase. I zgjerojmë kapacitete e korridoreve ndërkombëtare që ta përmirësojmë ekonominë, e zgjërojmë infrastrukturën rrugore dhe kufitare të vendkalimeve kyçe Qafë Thanë dhe Deve Bair.
 

Kjo është infrastrukturë bashkëkohore për ekonomi bashkëkohore. Ndërtojmë që të na zhvillohen fshatrat në mënyrë të barabartë si qytetet, ndërtojmë që çdo vendbanim të lidhet më mirë me të tjerat. Ndërtojmë për të siguruar zhvillim ekonomik lokal, veçanërisht në atë pjesë të vendit i cili për një periudhë të gjatë ishte lënë anash”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai precizoi se kjo Qeveri trashëgoi kaos në aspektin e planeve të rrugëve, që pa nevojë ka krijuar shpenzime shtesë për sanimin e dëmeve, por kjo nuk e dekurajoi Qeverinë.

“Përkundrazi, në tre vitet e fundit me qasje të kundërt, me qasje të ndershme dhe evropiane, investuam në punët më të rëndësishme për shtet bashkëkohor – infrastrukturë për të gjithë, në gjithë atë që është e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin. Sot, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, instensivisht investon në Kumanovë dhe me këtë e rregullon padrejtësinë që i bëhej me vite këtij qyteti. Rrugë të rehabilituara në gjatësi prej 112 km edhe atë: Kumanovë – Opajë, Kumanovë – Nikushtak, Kumanovë-Sveti Nikollë, Mllado Nagoriçane – Pelince, Kumanovë  - Stracin dhe Popalce – Mateç – Likovë. Këto rrugë rajonale rreth Kumanovës askush nuk i ka rindërtuar për më shumë se 40 vite”, potencoi në fund Kryetari i Qeverisë, Spasovski.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, në deklaratën e tij theksoi se në Korridorin 8 po punohet në rrjet rrugor komplet të ri, nëpërmjet ndërtimit dhe rindërtimit të rrugëve ekzistuese.

“Ky është aksi rrugor Kumanovë – Stracin, pjesa që për momentin e rehabilitojmë është në vlerë prej 7,2 milionë euro, mjetet nga Buxheti i NPRRSH, ndërrsa në ndërkohë rrjedh procedura e tenderit për rehabilitim të 15 kilometrave shtesë me mjete nga programi IPA. Domethënë vetëm për rehabilitimin e rrugës rajonale Kumanovë – Stracin, investojmë mbi 14 milionë euro”, potencoi ministri Sugareski.

Ai sqaroi se modernizimi i Korridorit 8 ka rëndësi kyçe si një ndërlidhje rajonale dhe bashkëpunim të rritur të vendit tonë me Bullgarinë fqinje, si dhe për avancimin e transportit, transport të shpejtë dhe të sigurt të mallrave dhe udhëtarëve dhe në përgjithsi krijim i kushteve për konkurencë të rritur dhe zhvillim të rajonit dhe rritjes ekonomike në vend.

“Në këtë drejtim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, investon mbi një miliardë euro për infrastrukturë të re dhe moderne në vend. Përfunduam mbi 800 km rrjet rrugor, ndërsa për momentin ndërtojmë dhe rehabilitojmë mbi 400 kilometra rrugë. Me ndërtimin dhe rehabilitimin e Korridorit 8, në këtë moment investojmë rreth 90 milionë euro”, sqaroi ministri Sugareski.

Ai rikujtoi se krahas rehabilitimit të rrugës rajonale Kumanovë – Stracin, po rehabilitohet edhe rruga ekzistuese Rankovc-Kriva Pallankë, po rindërtohet edhe po ndërtohet korsia e tretë e drejtimit rrugor Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, ndërsa në ndërkohë ndërtohet rrugë e re e shpejtë nga Rankovci deri në Kriva Pallankë.

“Me këto projekte e stimulojmë sektorin e ndërtimit dhe bizneset private dhe mundësojmë kushte të mira për investime të reja dhe hapje të vendeve të reja të punës. Shkurtimisht, realizojmë atë që u’a premtuam qytetarëve. Angazhimet tona për modernizimin e infrastrukturës në vend janë të dukshme, gjithandej po punohet me tempo të shpejtë dhe si asnjëherë deri më tani po investohet në ndërtimin e rrjetit rrugor.

Të krijojmë vend me prosperitet, vend stabil ekonomikisht dhe vend evropian, janë prioritetet tona kyçe dhe vazhdojmë në mënyrë të palodhshme të punojmë për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha ministri Sugareski.