Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski dhe zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, sot inspektuan punimet në shkollën "Vëllezërit Ramiz dhe Hamid" në Komunën e Shuto Orizares.
Në deklaratën e dhënë për mediumet, Spasovski tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në tre vitet e kaluara tregoi çka do me thënë kujdes i veçantë për gjithë qytetarët në veçanti.
“Treguam se shoqëria maqedonase dhe qytetarët tanë mund të jetë të kujdesshëm dhe solidar, se mund të ndihmohet çdo bashkësi ose individ për të cilin ka nevojë. Ndihmën sociale e rritëm për 300 përqind dhe disa herë e rritëm përfaqësimin e shfrytëzuesve. Vendosëm shtesa për fëmijë dhe arsim për luftë më efikase kundër varfërisë së fëmijëve. Pagën minimale e rritëm nga 9.000 në 14.500 denarë. Zgjidhëm problemin me falimentuesit, sot rreth 12.000 punëtor falimentues marrin 8.000 denarë deri në pensionimin e tyre,” potencoi kryeministri Spasovski.
Ai theksoi se po luftohet në solidaritet kundër pasojave të koronavirusit dhe se të gjithë ata që preken nga kriza e koronës po marrin ndihmë institucionale dhe solidare.
"Ne kemi bërë një kthesë dhe dallim , nga një shoqëri që ka shkelur dinjitetin e njerëzve për 11 vjet dhe jemi bërë një shoqëri që ndihmon të varfëritë dhe të prekurit, një shtet që përpiqet që të gjithë të kenë dhe të gëzojnë të drejta të barabarta. Kemi siguruar implementim të fuqishëm të politikave që ndihmojnë përfshirjen e kategorive të ndjeshme të qytetarëve në proceset sociale dhe në institucionet e shoqërisë. Një nga këto politika është arsimi gjithëpërfshirës cilësor për të gjithë.
Sot, këtu në Komunën e Suto Orizarit, ne po ndjekim atë transformim në shkollën fillore komunale "Vëllezërit Ramiz dhe Hamid". Ne shohim se si realizohen aspiratat dhe vizioni i autoriteteve komunale, me mbështetjen e Qeverisë, shkolla "Vëllezërit Ramiz dhe Hamid" të jetë në ballë të të gjitha transformimeve shoqërore dhe të rritet në një shkollë moderne, shkollë e përshtatur për çdo fëmijë, shkollë e shekullit XXI ", theksoi Kryeministri Spasovski.
Ai potencoi se vazhdimësia vazhdon edhe këtë vit, që në muajt e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një palestre të re, rregullimit hortikulturor të brendshëm dhe pjesës tjetër të parqeve në natyrë dhe zonave të gjelbërta, do të zëvendësohet inventari i vjetër i shkollës me të reja dhe pajisjen e klasave dhe kabineteve. me teknologji moderne dhe tabela smart.
"Kujdesi për të rinjtë mbetet në krye të prioriteteve si të Komunës ashtu edhe të Qeverisë. Mbi 450 fëmijë romë, familjet e të cilëve janë në rrezik social, janë të liruar nga pagesa e participimit për të qëndruar në kopsht , brenda bllok-dotacioneve që qeveritë lokale marrin nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Zhvillimi i hershëm i fëmijërisë është baza për zhvillimin dhe edukimin e mëtutjeshëm të secilit individ dhe kjo është arsyeja pse në tre vitet e kaluara ne i kemi kushtuar dhe kemi punuar fuqimisht për të investuar në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë. Është investuar në gjithsej 43 kopshte, dhe në të njëjtën kohë forcohen kompetencat profesionale të arsimtarëve, përmes programeve të ndryshme, por edhe me rritjen e pagave. Vetëm në vitin e kaluar, rrogat e të punësuarve në kopshte janë rritur me 26 përqind ”, akcentoi kujdesin për të rinjtë nga ana Qeverisë, Kryeministri Spasovski.
"Pavarësisht këtij programi, një shtesë prej 6,000,000 denarësh nga buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë të destinuara për pajisjen e brendshme të një kopshti të ri" 8 Prill "në Komunën e Shuto Orizarit. Me këto, dhe projekte të tjera në arsim dhe politika të tjera për qasje të barabartë për zhvillimin e shoqërisë, ne adresojmë sistematikisht përfshirjen e fëmijëve romë duke përfshirë njësi të vetëqeverisjes lokale, si pjesë e qëllimeve të përcaktuara të Strategjisë Nacionale për Romët ", potencoi për në fund në deklaratën e tij Kryeministri Spasovski.
Zëvendësministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli, foli për planin për ajër të pastër dhe energji efikase të institucioneve shtetërore dhe publike, të zbatuara nëpërmjet Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifik Hapësinor edhe në këtë shkollë.
“Ajo që është me rëndësi është rregullimi hortikulturor është pajisur me sistemin “Pikë për pikë” dhe mbjellja është me bajame dhe lajthia që të mund fëmijët të mësojnë edhe vizualisht. Nëpërmjet planit për ajër të pastër këtë vit do të infervenojmë në shtëpinë e shëndetit këtu në Shuto Orizarë në vlerë prej 230.000 denarë. Do të doja të rikujtoj se këtë periudhë post kovid edhe angazhimi që e kanë të gjitha vendet në Evropë, të mos ketë objekt shtetëror që nuk është me energji efikase dhe që nuk ndot është praktikisht angazhimi që e kemi edhe ne. Me milionë denarë është intervenuar në Komunën Shuto Orizarë për energji efikase, gjë që do të rrisë 30% efikasitetin dhe ashtu do të shkojmë në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore në periudhën e ardhshme sepse kjo është mënyra më e mirë që të ballafaqohemi me ndotjen e ajrit, ndërsa në kuadër të luftës kundër ndotjes së ajrit është planifikuar vendosje e stacionit për matje që do të detektojë vlera. Në këtë moment, në qytetin e Shkupit, sezoni i dimrit i Qeverisë së kaluar në raport me këtë, për 60% mesatarisht është ulur numri sipas ditëve dhe sipas koncentrimit maksimal dhe minimal”, theksoi Makraduli.
Kryetarja e Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, Fatima Osmanovska, theksoi se nëse një komuniteti më të vogël u mohonen të drejtat në shoqëri në raport me shumicën, hapi para është i mundur vetëm me avancimin e arsimit në atë komunitet dhe prandaj jemi të obliguar të gjithë së bashku të investojmë në sigurimin e kushteve për motivimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe kyçjen e tyre në sistemin arsimor.
Prandaj investojmë, në terk më modern evropian kopsht për fëmijë dhe në rindërtim të tërësishëm të njërës prej shkollave më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Braqa Ramiz dhe Hamid”. Për fëmijët dhe të rinjtë, institucionet arsimore ti ndjejnë si shtëpinë e tyre të dytë. Prioritet kyç edhe më tej do të jenë shkollat, derisa nuk shohim gjenerata të tërësishme që kanë dalë nga kjo shkollë, me arsim të lartë, biznismenë të suksesshëm, profesorë, mjekë, politikanë. Ofrojmë zgjidhje për zhvillimin e komunitetit, nëpërmjet urbanizimit të komunës, për së pari herë pas 25 viteve. Secila amvisëri të ketë qasje në rrugët e projektuara dhe të ndërtuara sipas standardeve më të larta. Çdo amvisëri të ketë shtëpi të sigurt nga vërshimet dhe prandaj projekti i ardhshëm së bashku me Qeverinë do të jetë përfshirja me kanalizim atmosferik në lagjet në vendet që nuk janë të përfshira, në vlerë prej 1,5 milionë euro”, potencoi Osmanovska.
Ajo shprehu bindje se së bashku me Qeverinë do të vazhdojë zhvillimi i masave për të rinjtë, fëmijët, pensionistët dhe të punësuarit.
“Rom i arsimuar, i punësuar, në shtëpinë e tij. Kjo është motoja jonë për punë dhe si vetëqeverisje lokale të gjitha resurset tona i drejtojmë dhe do të vazhdojmë ti drejtojmë me një qëllim – të jemi edhe ne si pjesë e komunitetit një shoqëri për të gjithë”, tha Osmanovska.