Spasovski nga Nagoriçi i Vjetër: Arritjet në këtë rajon verilindor dhe në rajonin e Nagoriçit të Vjetër dëshmon për investimet në këto tre vite për zhvillim të barabartë rajonal

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot realizoi takim pune në Komunën e Nagoriçit të Vjetër.

Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski theksoi se me kryetaren e Komunës së Nagoriçit të Vjetër, Zhaklina Jovanovska kanë biseduar për projektet në vazhdim të komunës që po realizohen me mbështetje të programeve të ndryshme të Qeverisë, drejtuar në zhvillimin e vetëqeverisjeve lokale.

“Siç e dini, Komuna e Nagoriçit të Vjetër është me karakteristika dominante rurale që dalin nga përparësitë e saj dhe të cilat meritojnë mbështetje të tërësishme. Fillimisht, kjo do të thotë krijim i programeve për mbështetje të qytetarëve nga komuna prej ku vijnë nga programet për zhvillim rural dhe për mbështetje të bujqësisë. Në këtë drejtim u pajtuam me kryetaren e komunës, Jovanovska, që ti përforcojmë aktivitetet e përbashkëta të filluara të cilat kanë të bëjnë me afrimin e mundësive deri te qytetarët që merren me bujqësi në komunë që të tërheqin përfitimet nga programet qeveritare për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural. Këtu është edhe nafta e gjelbërt falas dhe kthimi i tatimit personal për bujqit, fonde që ata mund të investojnë në modernizimin e aktiviteteve të tyre bujqësore”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai potencoi se veçanërisht dëshiron të afirmojë programin për mbështetje të të rinjve dhe grave në sferën e bujqësisë për të cilat janë ndarë mjete deri në 10,000 euro dhe theksoi se ka potencial të fuqishëm edhe programet IPARD për financim në bujqësi dhe bagëti për të cilat ka trajnim falas të fermerëve për shfrytëzim më efikas të IPARD fondeve.

“Patjetër, për shkak të karakteristikave të territorit të komunës, për shkak të zonave malore dhe largësisë ndërmjet fshatrave, kujdes të veçantë në periudhën e kaluar iu kushtua rrjetit rrugor infrastrukturor. Gjatë tre viteve të fundit, si qeveri qendrore investuam 1 milionë e 430 mijë euro për infrastrukturë rrugore në komunë: Për rehabilitimin e rrugës rajonale Nagoriçani i Ri – Pelince, si dhe për ujësjellësin rajonal për Mllado Nagoriçan, për të cilin kanë filluar aktivitetet për përgatitje dhe për të cilin janë paraparë 820 mijë euro. Në kuadër të zhvillimit të barabartë rajonal, 10 projekte me vlerë të përgjithshme prej 82 milionë 61 mujë 357 denarë janë përfunduar ose janë në fazë të realizimit: për kushte më të mira për zhvillim rural, për zhvillim të turizmit dhe mobilitetit në Planin rajonal verilindor, për mbrojtjen e ambientit jetësor, për aktivitete për përgatitje për më shumë drejtime rrugore lokale. Asnjëherë si këto tre vite nuk është investuar në vendin tonë për zhvillim rajonal të barabartë. Arritjet në këtë rajon verilindor dhe në rajonin e Nagoriçit të Vjetër e tregojnë këtë”, sqaroi Kryeministri Spasovski.

Ai shprehu bindje se Nagoriçi i Vjetër ka përparësi të veçanta në aspekt të turizmit malor, të fshatit dhe turizzmit historik-kulturor.

 

“Edhe vetë e dini kuptimin e Qendrës Përkujtimore KAÇKM, pastaj këtu është manastiri “Shën Gjorgji” nga shekulli 11, që ka kuptim të madh dhe përfaqëson shembull të mrekullueshëm nga arkitektura bizantine mesjetare. Këtu është edhe Observatori Megalitik i Kokino-s dhe të gjitha këto monumente kulturore-historike, së bashku me bukuritë natyre të maleve përreth,e bëjnë këtë komunë destinacion atraktiv për turizëm. Prandaj është shumë e rëndësishme mbështetja e Qeverisë që deri tani e dhamë për mbrojtje të ambientit jetësor dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Planin rajonal verilindor për zhvillim rural dhe zhvillim të turizmit dhe mobilitetit në komunë dhe në rajon”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai theksoi se bëhet fjalë për projekte serioze që përfaqësojnë argument të fuqishëm edhe për projektet jashtkufitare me vendet fqinje Serbinë dhe Bullgarinë, si dhe për qasje deri në fonde më të larta financiare nga BE-ja, për të cilat garanton shteti dhe të cilat janë në dispozicion për komunën për reaizimin e projektit të përbashkët në interes të qytetarëve të komunës dhe rajonit.

Kryetarja e komunës, Zhaklina Jovanovska, në deklaratën e saj shprehu falënderim të madh për përkushtimin e Qeverisë në realizimin e projekteve me komunat dhe për përmirësimin e jetës në rajonet rurale.

“Qeveria u angazhua shumë që komuna jonë, që i përket rajonit verilindor, si një prej rajoneve më pak të zhvilluara, të ndihmojë qytetarët të kenë një jetë dinjitoze siç e meritojnë, sepse qeveria e mëparshme aspak nuk kushtoi rëndësi, sikur ky rajon të mos ekzistonte. Nagoriçani i Vjetër është Komunë e tipit rural që përfshin shumë fshatra dhe ne realisht pa mbështetje të fuqishme nga Qeveria siç e merrnim dhe shpresoj do të vazhdojmë të marrim, nuk do të arrinim që ti realizojmë të gjitha projektet që i numëroi vetë Kryeministri dhe besoj se së bashku me mbështetje të madhe nga qytetarët do të vazhdojmë ta mbajmë tempon e investimit në të gjitha aspektet e infrastrukturës dhe zhvillimit të tërësishëm në komunën dhe rajonin tonë”, theksoi Jovanovska.