Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot realizoi takim pune në Kumanovë, për të inspektuar punët në sallën sportive të shkollës së mesme “Nace Bugjoni”.
Në deklaratën për media , Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në tre vitet e fundit në vazhdimësi ka treguar se çka do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.
“Kumanova në kohën e regjimit ishte tërësisht i lëmë pas dore dhe aspak nuk ekzistonte në agjendën për projekte nga ana e regjimit të pushtetit të atëhershëm. Ashtu ishte edhe në pjesën e investimeve në projektet kapitale në arsim. Kjo Qeveri bëri ndryshim të dukshëm edhe në këtë plan në nivel të tërë shtetit. Përfundoi ndërtimi dhe riparimi i më shumë se 13 shkollave fillore dhe të mesme, në vlerë prej 70 milionë denarë. Në rrjedhë është riparimi i 8 shkollave të tjera fillore dhe të mesme në vlerë prej rreth 12 milionë denarë (11.781.989,00). Vetëm me rritje dhe zhvillim të duhur mund të kemi sukses dhe t’u japim shans të rinjve të përparojnë në rrugën e progresit”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Ai shpjegoi se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe koalicioni investoi në ndërtimin dhe riparimin e 25 sallave sportive të tërë territorin e shtetit. 2/3 prej tyre tanimë janë të përfunduara dhe funksionale.
“Sot jemi dëshmitarë për punimet e përfunduara të objektit të jashtëm të sallës sportive të Shkollës së mesme teknike “Nace Bugjoni” këtu në Kumanovë. Për momentin punohet në rregullimin e pjesës së brendshme të sallës. Salla do të pajiset me të gjitha rekuizitat dhe pajisjet sportive për sporte të vogla, basketboll, hendboll, futboll i brendshëm dhe volejboll. Mjetet për ndërtimin e saj në vlerë prej 27 milionë denarë i siguroi Qeveria, ndërsa komuna e Kumanovës investoi 1,5 milionë denarë. Salla e sportit filloi të ndërtohet verën e kaluar, ndërsa në vjeshtë, me fillimin e vitit të ri shkollor, pritet të lëshohet në përdorim, pasi të përfundojë rregullimi i brendshëm që është në vijim. Shkolla e mesme teknike “Nace Bugjoni” ekziston që prej vitit 1960. Mësimi zhvillohet në 72 paralele me rreth 2.000 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe, ndërsa deri më tani mësimi për edukatë fizike dhe shëndetësore zhvillohej në kushte të improvizuara. Nga muaji shtator kjo dhe të gjitha gjeneratat e ardhshme do të kenë kushte të përshtatshme për realizimin e edukatës fizik”, i prezantoi punimet për sallën Kryeministri Spasovski.
Ai theksoi se përveç kësaj salle, ndryshimin e bëjnë edhe dy salla të reja të ndërtuara në tre vitet e fundit: njëra për shkollën ekonomike, e dyta në shkollën në Çerkez.
“Asnjëherë në Kumanovë nuk është ndërtuar aq shumë dhe nuk ka pasur aq shumë kujdes për të rinjtë dhe për qytetarët siç po ndodh në tre vitet e fundit. Kujdesin për qytetarët e Kumanovës kjo Qeveri e tregoi edhe me kthimin e sallës sportive të qytetit, të njohurën “Sokollana”, në pronësi të komunës. Pas shumë vitesh shkatërrim të këtij kompleksi sportiv, i cili ruan kujtime për arritjet e mëdha të ekipeve sportive nga qyteti, ai do të rindërtohet që përsëri t’i hap dyert për ngjarje dhe suksese të reja. Investojmë, ndërtojmë, kujdesemi. Në infrastrukturë realizohen projekte si asnjëherë më parë. Madje edhe në kohë të kësaj krize me pandemi globale të COVID-19, investimet në infrastrukturë vazhdojnë”, potencoi Kryeministri Spasovski.
Spasovski edhe njëherë rikujtoi se në Kumanovë edhe në rajonin më gjerë është në proces të plotë ofensiva ndërtimore e projekteve të ndryshme infrastrukturore kapitale.
“Pothuajse se të gjitha rrugët rajonale rreth Kumanovës, të cilat për më shumë se 40 vite nuk kanë qenë të rindërtuara, tani janë rindërtuar, ndërsa një pjesë janë në fazë të rindërtimit. Rreth 8 kahe rrugore në gjatësi prej 102 kilometra me vlerë të përgjithshme prej 12,3 milionë euro janë përfshirë në këtë ofensivë ndërtimore. Akset rrugore Opajë-Bellanoc-Stançiq; Kumanovë – Milladinoc; Riparimi i rrugës rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë; Rikonstruimi i rrugës rajonale Kumanovë – Opajë; Riparimi i kaheve rrugore rajonale Kumanovë – Nikushtak dhe Kumanovë – Pelincë. Të gjitha akset rrugore të ndërtuara, të rindërtuara dhe të rehabilituara ndërlidhen me Korridorin 8. Ndërtojmë që të sigurojmë zhvillim të fuqishëm lokal ekonomik, veçanërisht në këtë pjesë të vendit, që për një periudhë të gjatë ishte i lënë pas dore. Investimet në infrastrukturë, në rrugët, janë investime për ndërlidhje të bashkësive lokale me qendrat e mëdha ekonomike. Këto investime janë mundësi për ekonomi të re zhvillimore në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Spasovski.
Spasovski rikujtoi se po ndërtohet për të lënë pas kohërat kur për shkak të moskujdesit për njerëzit, çdo ditë kishim në rrugë 12.000 punëtorë të falimentuar, pjesa më e madhe e të cilëve ishte nga Kumanova.
“Edhe në atë drejtim bëmë ndryshim. Kujdesi për të rinjtë, për qytetarët tanë ishte prioritet që na motivoi ta zgjidhim këtë çështje dhe punonjësit e falimentuar tani marrin 8.000 denarë në muaj, ndërsa shpejtë do të përfshihen edhe në programin për mbështetje nga pasojat e COVID-19 me kartelë pagesore të prodhimeve vendore në vlerë prej 9.000 denarë.
Ndërtojmë shtet që është i drejtë për të gjithë në themelet e sigurisë sociale, stabilitetit, ekonomisë zhvillimore, për ardhmëri dhe prosperitet në bashkësinë e Bashkimit Evropian,” përfundoi Kryeministri Spasovski.
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska, në deklaratën e saj theksoi se arsimi është një prej shtyllave kryesore për një shoqëri dhe prandaj kjo Qeveri aq me përkushtim investon në burimet njerëzore në arsim dhe prandaj paga e arsimtarëve dhe të gjithë të punësuarve në këtë sektor në këtë periudhë u rrit për rreth 21%.
“ E kthyem dinjitetin e punonjësve në arsim, ndërsa investuam edhe në të gjitha burimet njerëzore, në rininë tonë të ardhshme, te më të rinjtë. Investuam në investime kapitale, në rindërtimin e shumë shkollave, në ndërtimin e sallave sportive, në të gjithë vendin tonë. Shkollat si “Nace Bugjoni” i rindërtuam me programe komplet të reja arsimore edhe nga viti shkollor 2019-2020 sollëm reforma të tërësishme në arsimin profesional, me të cilën mbi 46% i rritëm orët e punës praktike sipas modelit të mësimit përmes punës ku nxënësit do të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike. Më shpesh e zbatojmë edhe arsimin dual, ku shkolla konkrete ndërlidhen me kapacitete ekonomike me qëllim krijimin e kuadrit i cili menjëherë pas përfundimit të arsimit do të mund të zbatohet në punë dhe do të fillojnë të kontribuojnë për vete dhe për shoqërinë”, tha Naumovska.
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, theksoi se kjo shkollë pas 60 vitesh po bëhet me sallë të sportit.
“Në periudhën e kaluar, kur u ndalën investimet në Kumanovë nga ana e qeverive qendrore, arritëm të ndërtojmë me pronarët forca shtigje atleti rreth shkollës. Në këtë investim komuna mori pjesë me 1.5 milionë denarë, ndërsa investimi themelor është i Qeverisë dhe ministrisë me resor. Në kuadër të projektit dhe investimeve kapitale në Kumanovë, për këto tre vite janë ndërtuar tre salla të tilla shkollore. Kjo shkollë krijon kuadro nga fusha e elektroteknikës dhe mekanikës dhe e vizitojnë më shumë se 2.000 nxënës dhe jam krenar se me këtë projekt do të mund të rrumbullakojmë një tërësi të madhe”, theksoi kryetari i Komunës Dimitrievski.
Ai në fund falënderoi Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për përkushtimin dhe bashkëpunimin intensiv dhe shprehu bindje se ka kaluar periudha e mos investimit në Kumanovë nga qeveria qendrore dhe tha se shpreson se bashkëpunimi edhe në të ardhmen vetëm se do të intensifikohet.