Sot janë regjistruar 127 raste të reja të Kovid -19, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarëve 9153,tetë të vdekur ndërsa janë shëruar 83 pacientë

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 904 testime, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja të Kovid-19: Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë -2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) sot i regjistroi 83 persona të shëruar nga: Shkupi-35, Shtipi-8, Tetova-33, Velesi-1, Gostivari-5, Pehçeva-1.

Vdiqën tetë pacientë, pesë pacientë nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Struga dhe një pacient nga Kërçova. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile vdiqën dy pacientë të moshës 70 dhe 93 vjeçare. Në SPQ “8 Shtatori” vdiqën pesë persona të moshës 34, 45, 78 dhe 87 vjeç, ndërsa tek një pacient 62 vjeçar virusi është përcaktuar pas vdekjes. Në Spitalin Klinik në Tetovë ka vdekur një pacient 78-vjeçar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve më Kovid në vend nga fillimi i epidemisë është 9153, numri I pacientëve të shëruar është 4810, numri i vdekjeve është 422, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3921. Sot është evidentuar një test kontrollues dhe korrigjim tek personat e shëruar nga dje. Për momentin shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

Shkup 4271, aktivë 1885

• Kumanovë 908, aktivë 240

• Dibër 173, aktivë 111

• Shtip 582, aktivë 277

• Prilep 311, aktivë 62

• Tetovë 944, aktivë 297

• Strugë 361, aktivë 179

• Veles 206, aktivë 30

• Manastir 88, aktivë 43

• Ohër 238, aktivë 123

• Kavadar 29, aktivë 18

• Gostivar 294, aktivë 193

• Gjevgjeli 19, aktivë 9 (*2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdancit, një është nga Dojrani)

• Strumicë 24, aktivë 19

• Kriva Pallankë 22, aktivë 11

• Radovish 18, aktivë 14

• Krushevë 13, aktivë 8

• Koçan 88, aktivë 20

• Probishtip 43, aktivë 27

• Demir Hisar 15, aktivë 13

• Makedonski Brod 9, aktivë 5

• Pehçevë 6, aktivë 0

• Berovë 4, aktiv 1

• Vallandovë 6, aktivë 0

• Vinicë 5, aktivë 2

• Dellçevë 1, aktivë 0

• Kratovë 12, aktivë 8

• Shën Nikollë 197, aktivë 182

• Kërçovë 100, aktivë 83

• Resnjë 140, aktivë 59

• Negotinë 22, aktivë 2 (*10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).

 

Janë bërë 904  testime përmes: ISHP-433, QSHP Shkup -25, Avicena-205, Biotek-113, ASHAM-21,  Zhan Mitrev – nuk kanë dorëzuar të dhëna, Sistinë me metodën PCR-88, Mjekësia Ligjore -0, QSHP- Manastir19.  Deri tani në vend janë bërë gjithsej 85.820 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjithsej tre pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 94 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 44 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore.

Në Spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 16 pacientë të rritur, pozitivë me Kovid-19, gjashtë fëmijë pozitivë në virus. Në SPQ “8 Shtatori”, janë pranuar 11 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 94 pacientë. Në makinë respiratore janë tre pacientë

 

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 35, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 52 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Veles, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 128 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në distribuim nëpër komunat e Shkupit)

Çair – 280

• Aerodrom – 167

• Butel – 132

• Gazi Babë – 195

• Qendër – 153

• Karposh – 153

• Saraj – 108

• Kisella Vodë – 124

• Gjorçe Petrov – 113

• Studeniçan – 105

• Shuto Orizarë – 97

• Haraçinë – 30

• Ilinden – 20

• Petrovec – 20

• Çuçer Sandevë – 12

• Sopishte – 18

• Zelenikovë- 12

• Të huaj – 7

• Të papërcaktuar – 139.