Kryeministri në largim Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ministrat, i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, sot pasdite u takua me kryetarin e komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili dhe me përfaqësues të bashkësive lokale të fshatrave Siniçan dhe Urviç.
Në mbledhje është shprehur pajtimi i përbashkët dhe përcaktimi për gjetjen e mekanizmave efikase juridike për tejkalimin e situatës aktuale me furnizimin me ujë të fshatit Siniçan dhe për mbështetje nga Qeveria për zgjidhje të përhershme të çështjes së furnizimit me ujë në komunë.
Të drejtë të qasjes deri te uji ka secili banor dhe me këtë nuk ka politikë. Qeveria është e përcaktuar që të gjejë zgjidhje edhe për problemin aktual me qasjen deri te uji të banorëve nga fshati Siniçan dhe për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për furnizim me ujë të fshatrave në komunën Bogovinë. Do t’i shqyrtojmë mundësitë juridike dhe ligjore për veprim efikas dhe në dialog të hapur me banorët e prekur, siç është mbledhja e sotme
Është konstatuar se mirëkuptimi i arritur mes përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale të Bogovinës dhe fshatrave Siniçan dhe Urviç hap mundësi për zgjidhje
Të drejtë të qasjes deri te uji ka secili banor dhe me këtë nuk ka politikë. Qeveria është e përcaktuar që të gjejë zgjidhje edhe për problemin aktual me qasjen deri te uji të banorëve nga fshati Siniçan dhe për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për furnizim me ujë të fshatrave në komunën Bogovinë. Do t’i shqyrtojmë mundësitë juridike dhe ligjore për veprim efikas dhe në dialog të hapur me banorët e prekur, siç është mbledhja e sotme,” tha kryeministri Spasovski.