Kryeministri Spasovski uron Ditën e Armatës: Këtë vit, 18 gusht, Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut , sinonimi dhe mbrojtësi i sovranitetit dhe shtetësisë maqedonase, e festojmë si armatë e cila është anëtare e barabartë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot mori pjesë në manifestimin qendror të Ditës së Armatës “18 Gusht” që u mbajt në Stadiumin e ushtrisë në Parkun e qytetit.

 

Në urimin me këtë rast Kryeministri Spasovski, theksoi se këtë vit 18-të gusht, Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sinonimi dhe mbrojtësi i sovranitetit dhe shtetësisë maqedonase, e festojmë si NATO armatë, si armatë e cila është anëtare e barabartë dhe pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake të sigurisë në botë.

 

“Anëtarësimi në NATO është rezultat dhe meritë e të gjithë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre politik të cilët në vazhdimësi në tre dekadat e kaluara e kanë mbështetur përmbushjen e përcaktimit tonë strategjik. Kontribut të madh dhanë të gjithë pjesëtarët e tanishëm dhe të mëparshëm të Armatës. Anëtarësimi erdhi me përkushtimin tre dekadash dhe me përpjekjen maksimale të dhënë për të përmbushur dhe ruajtur standardet e larta të aleancës, në mënyrë që me dinjitet të shohim ngritjen e flamurit maqedonas pranë flamujve të 29 vendeve anëtare më të fuqishme të aleancës dhe të jemi krenar që pjesëtarët e Armatës tonë janë partner i dëshirueshëm në misionet e NATO-s. Armata e vendit tonë mbeti e afërt dhe e bashkuar me popullin e saj dhe këtë e vërteton çdo sondazh i opinionit publik i cili tregon se Armata është ndër institucionet në të cilat qytetarët kanë besim më të lartë”, tha në urimin Kryeministri Spasovski. 

 

Ai theksoi se edhe këtë periudhë në rrethana të vështira për shkak të pandemisë KOVID-19, pjesëtarët e Armatës janë me popullin për të ndihmuar parandalimin e përhapjes së virusit korona. Ata janë kudo ku ka nevojë për mbështetje. Në kufijtë, në zonat e infektuara, u ndihmonin qytetarëve në karantinë, familjet e rrezikuara, ndihmuan në ruajtjen e rendit publik. Armata dëshmoi gjithashtu gatishmëri për të ndihmuar dhe pastruar në fatkeqësitë natyrore,me vërshimet në Resnjë, me zjarret në Veles. 

 

“Kjo gatishmëri e Armatës tregoi se ishin të nevojshme edhe  reformat e arsyetuara dhe ndryshimet që u zbatuat tre vitet e mëparshme. Si rezultat i politikave të zbatuara, sot në Armatë paga dhe të ardhurat e pjesëtarëve të saj janë dinjitoze. Sot ushtarët nuk kujdesen për sigurimin banesor dhe për mëditjet, por për ushtrimet e reja në rang botëror të cilat i planifikojnë dhe ushtrojnë bashkë me kolegët e tyre të ushtrisë së NATO-s.

E rinovuam Armatën me 700 pjesëtarë shtesë, një pjesë ushtarë, ndërsa një pjesë oficerë të rinj dhe për herë të parë në Ligjin për shërbim siguruam kushte të barabarta për pensionim si dhe për policinë”, përmendi  një pjesë të arritjeve Kryeministri Spasovski.   

 

“Të gjithë pjesëtarëve të Armatës tonë jua uroj Ditën e Armatës dhe u dëshiroj të vazhdojnë me punën e përkushtuar dhe me sukses të dekorojnë aleancën me aleatët e NATO-s”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandat suprem i Forcave të armatosura, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij theksoi se këtë vit u bëmë anëtar i 30-të i NATO-s organizatë e shteteve demokratike, anëtarësia e së cilës është rezultat i vullnetit të shumicës dërmuese të qytetarëve tanë, si dhe përpjekjeve të disa përbërjeve parlamentare dhe qeverive në tre dekadat e kaluara.

 

“Anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO nuk do të ishte i mundur pa përpjekjet në vazhdimësi9 dhe raportin profesional të të gjithë pjesëmarrësve të Armatës, pa personat të cilët në vazhdimësi janë forcë dinamike në procesin integrues. Anëtarësimi jonë është rezultat i reformave tona për mbrojtje, angazhimi personal i grave dhe burrave trima në forcat tona të armatosura dhe pjesëmarrja e tyre në misione të rrezikshme paqeruajtëse në të gjithë botën", potencoi Presidenti Pendarovski.

 

Presidenti Pendarovski theksoi se në realizimin e qëllimit tonë strategjik e patëm mbështetjen e vazhdueshme  të vendeve anëtare të NATO-s.

 

“Mes tyre, vend të posaçëm ka mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga pavarësia jonë deri më sot, SHBA-të në vazhdimësi na ndihmojnë në ndërtimin e një armate dhe shteti stabil, të sigurt dhe me prosperitet”, theksoi Presidenti Pendarovski.

 

“Kjo është ditë e madhe për Armatën dhe për të gjithë ne. Për së pari herë si vend anëtar i NATO-s e shënojmë 18 Gushtin – Ditën e Armatës. Për së pari herë, së bashku me Armatën tonë, në mënyrë simbolike festojnë edhe aleatët tanë në NATO”, edhe njëherë e uroi Ditën e Armatës, Presidenti Pendarovski.

 

Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, në fjalimin e saj shprehu krenari dhe kënaqësi që sot qëndron para Armatës së vendit anëtar të NATO-s, Armatë, e cila e bën krenar popullin e saj dhe ka besimin e saj më të madh.

 

“Kaluam rrugë të gjatë së bashku, nga viti i kaluar deri më tani. Siç do të thuhej, një jetë të tërë për një vit. E lëvizëm murin që qëndronte në hyrjen e NATO-s. Tridhjetë vite shpresë dhe pritje i shndërruam në rezultat. U bëmë anëtarja e 30-të e Aleancës. E aleancës më të fuqishme politike-ushtarake. U rrethuam me aleatë siç janë SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermani, Turqia, Franca, Norvegjia. Por, më me rëndësi është se flamuri jonë tani është në NATO, i ngritëm kokat me krenari të të gjithë qytetarëve tanë.  Për së pari herë në historinë e mëmëdheut tanë realizuam sukses që e lëvizi shtetin tonë para dhe hapi perspektivat”, potencoi ministrja Shekerinska.

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, theksoi e sot e shënojmë ditëlindjen e 28-të të Armatës, por edhe vitin e parë si anëtarë të plotfuqishëm të NATO-s, për të cilën jemi veçanërisht krenarë.

 

“Secila gjeneratë dha kontributin e saj dhe la shenjë në zhvillimin e Armatës. Të jemi krenar në arritjet, sepse të gjithë së bashku ia dolëm edhe krahas sfidave nga e kaluara, të bëhemi pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit. Ky është sukses i madh i të gjithë anëtarëve të deritanishëm të Armatës. Të gjithë ne, të cilët ishim të kyçur në ndërtimin dhe zhvillimin e Armatës, nga pavarësimi deri më sot, kemi përgjegjësi dhe detyrim patriotik, me udhëheqjen tonë, njohurinë dhe përvojën ti vendosim proceset për integrimin e Armatës tonë si anëtarë e plotfuqishme në NATO. Anëtarësimi në NATO është privilegj dhe përfitim i shoqërive demokratike, por do të jemi anëtare kredibile dhe e respektuar vetëm me respektimin e vlerave demokratike, besnikërisë ndaj aleancës, solidaritetit dhe zbatimit të obligimeve nacionale”, potencoi Gjurçinovski.