Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për çështje ekonomike, Milla Carovska, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministrja e Arsimit, Elizabeta Naumoska, mbajtën takim me delegacionin e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, i udhëhequr nga kryetari i Unionit, Blendi Hodai.
Në takim, përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme u njoftuan në detaje me vendimin e Qeverisë për modelin sipas të cilit do të organizohet dhe do të zbatohen mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm në kushte të COVID-19, që është miratuar në bazë të analizave të ekspertëve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Modeli për organizimin e kombinuar të mësimit online me vegla për komunikim me internet dhe me pjesëmarrje fizike të nxënësve nga klasa e parë deri në klasë të tretë në arsimin fillor dhe me disa përjashtime të tjera ku në aspektin shëndetësor është e sigurt, u theksua se pranohet si një model që në masë të madhe zvogëlon rreziqet për shëndetin e studentëve dhe mësuesve.
Kryeministri Spasovski, zëvendëskryeministrja Carovska dhe ministrat e Arsimit dhe të Shëndetësisë, Ademi dhe Filipçe, e pranuan sugjerimin e përfaqësuesve të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për kyçjen e tyre më të madhe në përgatitjet për organizimin dhe zbatimin e modelit të pranuar për t’u arritur zgjidhjet më të mira në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve. Gjithashtu ministri i Shëndetësisë Filipçe, ftoi nxënësit e shkollave të mesme të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në të cilin më hollësisht do të njoftohen me gjendjen me COVID-19, por edhe me masat për mbrojtje nga infektimi që janë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik.