Ministria e Shëndetësisë informon se sot pasdite, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mori pjesë në video konferencë me temë “Kovid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë”.
Në konferencë morën pjesë ministrat e shëndetësisë të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, të Greqisë Vasileios Kikiljas, të Republikës Sërpska, Alen Sheraniq, të Kosovës Armend Zemaj, si dhe zëvendësministri i Bosnjë e Hercegovinës, Goran Çerkez, asistenti i ministrit për bashkëpunim internacional dhe integrime evropiane të Institutit për Shëndet Publik të Serbisë, Verica Jovanoviq dhe drejtori i Inspektoratit të Shëndetësisë në Bullgari, Angel Kunçev.
Në video konferencën të cilën e inicoi ministri Filipçe, pjesëmarrësit informuan për gjendjen me koronavirusin në vendet e tyre, sfidat me fillimin e vitit shkollor, përgatitjet e sistemit për në vjeshtë dhe procesin për furnizimin e vaksinës.
Në kontekst të temave, ministri Filipçe informoi se për momentin, duke i marrë parasysh treguesit kryesorë për evaulim të epidemisë, gjendja në vendin tonë është e qëndrueshme. Sqaroi për rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe kushtet nën të cilat më 1 tetor do të fillojë viti shkollor tek ne, si dhe për përgatitjet dhe përforcimin e sistemit shëndetësor për periudhën e vjeshtës me 16 spitale të montuara në shtet me kredi nga Banka Botërore. Lidhur me vaksinën, Filipçe tha se si vend jemi të interesuar për furnizimin e vaksinës dhe se përveç që jemi pjesë e Programit Kovaks të OBSH-së, kemi marrë ofertë nga ambasadori polak në vendin tonë të blejmë sasi nga Polonia nga vaksina e Astra Zenikës.
Lidhur me kufijtë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve në vendet e rajonit, Filipçe theksoi se duhet të ndërmerre qasje koordinuese midis vendeve si do të hapen kufijtë dhe t’u lehtësohet kalimi udhëtarëve, ndërsa në këtë rast të sigurohet kontroll mbi gjendjen me koronavirusin, në të cilën u pajtuan edhe pjesëmarrësit e tjerë në konferencë.
Lidhur me këtë, në video konferencë është dakorduar të përgatitet një dokument fillestar të protokollit të ndërsjellë për kufijtë. Në dokumentin do të punojë grupi i punës i përbërë nga anëtarë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë, ndërsa video konferenca e ardhshme do të mbahet më së voni për dy javë.