Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, gjatë ditës së djeshme vizitoi Komunën e Probishtipit dhe mbajti fjalim në mbledhjen solemne me rastin e 65 vjetorin e ekzistencës së kësaj komune.
Kryeministri Spasovski në emër të tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, uroi 65 vjetorin e ekzistencës së Komunës së Probishtipit.
“Të gjithë minatorëve dhe kësaj zone të njohur të minierave ua uroj ditën e nesërme – Dita e Minatorëve dhe të gjithë juve ua uroj festën e fetare të Shën Mërisë, mbrojtëse e komunës.
Këtë përvjetor nuk janë vetëm 65 vitet, nuk janë vetëm muajt dhe ditët që e kanë formuar atë numër. Pas tyre qëndrojnë shumë tregime të suksesshme që i kanë formuar dhe i krijojnë edhe sot qytetarët e komunës dhe vendbanimet e saj, udhëheqësit e institucioneve të komunës dhe tregimet që janë krijuar nga bashkëpunimi mes qeverisë lokale dhe qendrore. Megjithatë, në periudhën e bashkëpunimit bashkëkohor, në periudhën kur decentralizimi filloi që të zbatohet në mënyrë autentike, Komuna e Probishtipit vëri re ekspanzion në të gjitha sferat. Kjo ndodhi nga një arsyje e thjeshtë – vetëqeverisja lokale vendos vetë për vete dhe për interesin e qytetarëve të saj”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Ai potencoi se në këtë periudhë është bërë shumë, por se mund të bëhet edhe më shumë, të përfundohen projektet e filluara, ndërsa të rejat të fillojnë të zbatohen.
“Përcaktimi për mbështetje të politikave lokale dhe për zhvillim të barabartë lokal, ishte dhe mbetet një prej prioritetet kryesore të Qeverisë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin e ardhshëm. Ky është përcaktim për një jetë cilësore të të gjithë qytetarëve tanë, në këtë vend tanë të bukur, pa marrë parasysh se a jetojnë në qytet, në fshat, apo në vendbanim të vogël. Komuna e Probishtipit është njëra nga ato komuna ku qytetarët i kanë dyert e hapura për bashkëpunim me institucionet e komunës, të cilat kanë obligim ligjor të ndihmojnë në funksionimin e tyre të përditshëm. Jam i bindur se kjo do të vazhdojë edhe më tej. Kjo dëshmon edhe përkushtimin e qeverisë lokale për zhvillimin e komunës, përpjekjet që investohen për zhvillimin e komunës, si dhe përpjekjet që investohen për zhvillimin e ekonomisë, turizmit dhe e gjithë ajo që do të thotë avancim dhe jetesë cilësore”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Ai theksoi se Probishtipi dhe zona industriale Neokazi, mbeten shembuj për rezultate pozitive nga mbështetja e investimeve vendore dhe të huaja të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
“Disa kohë më parë në këtë komunë ne ishim pjesë e ngjarjes ku përshendetëm vendimin e ndërmarrjes Tab-Mak për që ta zgjëroj potencialin e saj të investime dhe kapacitete të reja. Ajo kompani, së bashku me Croënfield Foundry, është një shembull për të gjithë investitorët e ardhshëm në Maqedonisë së Veriut se si në mënyrë më efikas mund ta shfrytëzoj përfitimet nga programet për mbështetje të investimeve.
Bëhet fjalë për dy kompani që kishin rritje dhe zhvillim të shpejtë me kapital të huaj në vend. Këto dy kompani nga Probishtipi, së bashku me të tjerët nga ky komunë, participuan në realizimin e politikave ekonomike në tre vitet e fundit gjë që dhanë rezultate të rëndësishme. Këto rezultate venë shprehje që e rrit Bruto prodhimin e mbrendshëm prej 3.6% dhe uljen rekorde të papunësisë deri në 17.1%" në tremujorin e tretë të vitit 2019”, u shpreh kryeministri Spasovski.
Kryeministri Spasovski theksoi që pandemia me KOVID-19 dhe gjendja e jashtëzakonshme për parandalimin e përhapjen së virusit dhe përballimin e saj me pasojat e shëndetit dhe krizës ekonomike ndryshuan tërësisht jetën tonë dhe jetën e përditshme të qytetarëve dhe u nënvizua çështja e shëndetit publik të sigurisë si prioritet kryesore në këtë periudhë të koronës.
“Sidoqoftë, edhe në këto kushte, realizimi i investimeve kapitale nuk u ndalën. Një segment i këtyre investimeve është edhe ndërtimi i banesave sociale të destinuara për bashkëqytetarët tanë që janë me rrezik social. Në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, Qeveria po ndërton objektin e parë të tillë në Probishtip në të cilin 48 familje nga kategoria e të pambrojturit shoqërore do të gjejnë shtëpinë e tyre të përhershme. Ndërtimi do të përfundojë sipas kohës së planifikuar, pra në janar të vitit 2021.
Sot lirisht mund të themi se Probishtipi ka një ekonomi fleksibile me strukturë të ndryshme të veprimtarive dhe aktorëve ekonomikë, ku roli i shumë i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë bartës të aktiviteteve ekonomike dhe kryejnë rolin e diversifikimit të ekonomisë së Probishtipit gjë që atë e bën fleksibël dhe të fortë kundër i goditjeve ku nuk është i përqendruar vetëm në miniera.
Një strukturë e tillë siguron parakushte për zhvillimin e ekonomisë lokale që në mënyrë ato të jenë konkurruese në nivelin lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar", tha kryeministri Spasovski.
Ai porositi se me bashkëpunim me pushtetin qendror, optimizëm shtesë vendosen politikat e pushtetit lokal që duhet të siguruar vende (hapsira) të reja për hapjen e bizneseve të reja, e cili pritet që komuna e Probistip në periudhën e ardhshme të jetë një destinacion interesi për investitorët e huaj.
“Me këto njoftime optimiste, të denjë për jubileun domethënës edhe një herë në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë, urime 65-vjetori i Komunës së Probishtipit, si dhe urime Ditën e Minatorëve dhe festën fetare Shën Mërisë”, me keto fjalë përfundoi fjalimin e tij Kryeministri Spasovski.
Kryetari i Komunës së Probishtipit, Dragan Anastasov në fjalimin e tij solemn shprehu kënaqësi që në ditën e minatorëve dhe në ditën e Probishtipit, mundet bashkë me qytetarët t’i ndajë sukseset dhe projektet e realizuara gjatë viteve të kaluara.
“Qëllimin dhe angazhimin tonë të parë, konsolidimin financiar të Komunës e arritëm me ndihmë të madhe nga Qeveria e RMV-së, e vendosëm në rregull dhe tani lirisht mund të them se ne rregullisht i servisojmë detyrimet financiare aktuale. Edhe përskaj seriozitetit të fuqisë financiare të Komunës, unë si kryetarë, ekipi im dhe administrata e komunës realizuam, realizojmë dhe do të vazhdojmë të realizojmë projekte të cilat pjesa ma e madhe janë donacione dhe nuk kanë asnjë implikacion financiar në buxhetin e Komunës”, theksoi kryetari Anastasov.
Kryetari përmendi një numër të madh projektesh të realizuara si rikonstruimi i drejtimit rrugor Probishtip-Krupishte, rikonstruimi i kinemasë “Rudar”, rikonstruimi i tërësishëm i parkut përkujtimor “Vëllazërim dhe bashkim” rikonstruimi i tërësishëm i drejtimit rrugor Kiselicë-Ratavicë-Zletovë-Dobren-Probishtip, hapja e kopshtit të ri në lagjen Kallnishtë si dhe një numër të madh të projekteve të realizuara dhe po ashtu i përmendi edhe projektet të cilat duhet të realizohen këtë vit.
Ai paralajmëroi edhe projektin për zgjidhjen e pikës ekologjike më të nxehtë në Komunë dhe më gjerë, deponinë e mbeturinave.
“Komuna e Probishtipit në periudhën që vijon, përmes partneritetit publik-privat do të rregullojë deponinë mbi të cilën do të mbijë centrali më i madh fotovaltaik për energji elektrike në rajon, që pas skadimit të marrëveshjes për partneritet publik-privat do të mbetet në pronësi të Komunës, e që do të paraqesë një trashëgimi energjetike të cilën ua lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë”, theksoi kryetari Anastasov.
Kryetari edhe njëherë e uroi festën e Shën Mërisë, 28 Gusht – Ditën e minatorëve dhe Ditën e Probishtipit, si dhe jubileun e 65 vjetorit të Komunës së Probishtipit.
Në këtë ngjarje, fjalim mbajti edhe Kryetari i Këshillit të Komunës së Probishtipit, Ljupço Bllagoevski i cili përmendi historinë dhe bukuritë e Komunës së Probishtipit.