Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadoren e Britanisë në vendin ton, Gallouei: Avancimi i bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar është një ndër prioritet e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë  Rejçell Gallouei e cila i uroi mandatin e dytë dhe zgjedhjen e  Qeverisë së re duke i uruar punë të suksesshme.

Kryeministri Zaev gjatë  bisedës me ambasadoren, ka theksuar se janë të rëndësishme rezultatet e realizuara nga mandati i parë në drejtim të përforcimit të demokracisë dhe përmirësimin e lirive politike duke nënvizuar se gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar Qeveria mbetet e përkushtuar në qëllimet strategjike, mes të cilave vend të rëndësishëm merr angazhimi për përmbushjen e obligimeve për anëtarësimin në NATO dhe përshpejtimin e procesit të integrimi në Bashkimin Evropian.

Në takim është konstatuar se Britania dhe Maqedonia e Veriut janë fuqishëm të përkushtuara në përforcimin e bashkëpunimit bilateral në plan ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar.

Është biseduar edhe për programet dhe masat të cilat ndihmojnë për tejkalimin e krizës shëndetësore-ekonomike nga Kovid-19 dhe zbatimi më i mirë i tyre për mbrojtjen e ekonomisë dhe standardeve jetësore të qytetarëve, me qëllim të vazhdimit të reformave pozitive në vendin tonë në fushën e mbrojtjes, sundimin e së drejtës dhe menaxhimin e mire.