Takim i Kryeministrit Zaev me përfaqësuesit e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të aksionarëve në SHA“Toplifikim” : Qeveria është përkushtuar në prioritetet e qytetarëve në të gjitha sferat e kompetencave të saj

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, u takua me përfaqësuesit e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të aksionarëve në SHA “Toplifikim”.
 

Në takim, përfaqësuesit e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të aksionarëve informuan për një pjesë të problemeve me të cilat janë përballur në periudhën e kaluar.

Bashkëbiseduesit e përshëndetën angazhimin e Kryeministrit Zaev që ti shqyrtojë propozimet e tyre dhe zgjedhjet e mundshme në kuadër të kompetencave nga kompetencat e Qeverisë.

U theksua se Qeveria edhe në mandatin e ri mbetet e përkushtuar në përmirësimin e prosperitetit ekonomik për të gjithë qytetarët, krijimin e institucioneve të pavarura dhe sigurimin e mekanizmave në pjesën e sundimit të së drejtës për ndërtimin e shtetit të fuqishëm, të pavarur dhe me prosperitet.