Kryeministri Zoran Zaev sqaroi se Qeveria çdo ditë siguron sasi të reja të kompjuterëve dhe pajisje teknike për nxënësit përmes institucioneve dhe nismave të ndryshme dhe bashkëpunimit, me qëllim që fëmijët papenguar të ndjekin mësimin.
Kryeministri me shembuj ilustroi se sa kohë do të nevojitej, derisa të zbatohet një procedurë e rregullt për blerje të kompjuterëve, në përputhje me procedurat për furnizime publike, me ç’rast theksoi se shteti është këtu për të gjithë dhe se çdo fëmijë do të ndjehet i barabartë.
Me këtë sqarim, Kryeministri tregon se Qeveria nuk do të lejojë që fëmijët të mos jenë të furnizuar me pajisje teknike deri në muajin prill, mu për këtë realizohen masa dhe mënyra alternative për sigurim të kushteve për ndjekjen e mësimit nga ana e të gjithë nxënësve.