Sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës,. Milla Carovska dhe kryetarin e Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, mbajtën fjalim me rastin e ditës së parë e shkollës në Shkollën Fillore “Jan Amos Komenski” në Karposh.
Në vazhdim Ju dërgojmë fjalimet e plota të Kryeministrit Zaev, ministres Carovska dhe kryetarit të Komunës së Karposhit, Bogoev:
Fjalim i Kryetari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në ditën e parë e shkollës në Shkollën Fillore “Jan Amos Komenski” në Karposh
“Jam i lumtur që sot jam këtu me ju, po aq sa jeni të lumtur edhe ju – nxënësit!
Dita e sotme është në veçanti e rëndësishme dhe e emocionuese për nxënësit e klasës së parë.
Sot këta fëmijët tanë e meritojnë vëmendjen më të madhe dhe ne të gjithë jemi të detyruar t’u përkushtohemi.
Kjo është një nga ditët më të rëndësishme në jetën e tyre.
Fëmijët e klasës së parë sot do të marrin me qindra urime dhe dëshira për ditë të parë të shkollës, si dhe suksese në ditët shkollore në vitet e ardhshme.
Ndjej kënaqësi të veçantë që edhe mua sot në shkollën “Jan Komenski” mu dha mundësia që tua uroj ditën e parë të shkollës.
Kjo ditë e sotme është e veçantë, ditë të cilën do ta mbani mend tërë jetën
Jam e bindur se prindërit tuaj duke pritur këtë ditë, ua kanë përshkruar edhe ditën e tyre të parë të shkollës. Të gjithë e mbajmë mend.
Kjo është dita e parë e mijëra ditëve që do t’i kaloni në shkollën në të cilëndo të ndodh një prej punët më të rëndësishme në jetë.
Këtu do të mësoni. Këtu do të krijoni disa prej miqësive që do t’u zgjasin tërë jetën.
Kjo është shkolla. Ky është vendi ku sot e tutje do ta vizitoni çdo ditë për të hasur më shumë dije.
Diturinë që do ta merrni dhe do ta zotëroni me zgjuarsinë tuaj, në këtë shkollë dhe në shkollat tjera më vonë, do t’u ndihmojnë të bëheni mjekë, ndërtimtarë të ndërtesave më të larta dhe urave më të bukura, do t’u ndihmojë të jeni piktorët më të mirë, balerina, gazetarë, aktorë dhe gjithçka që doni të bëheni në jetë.
Prandaj është shkolla, prandaj është dija.
Megjithatë, duhet ta pranojmë se ky vit shkollor nuk është si vitet e kaluara.
Për shkak të pandemisë nga virusi korona, këtë vit në shkolla do të zbatohen masa për mbrojtje të shëndetit të fëmijëve dhe arsimtarëve.
Të gjithë duhet të bëhemi solidarë dhe të tregojmë mirëkuptim në tërë këtë proces.
Nëse u përmbahemi masave më lehtë do ta tejkalojmë këtë vit shkollor dhe në këtë mënyrë do të përkujdesemi që ajo të jetë e vetme dhe fundit e këtij lloji.
Ju fëmijët jeni shumë të zgjuar dhe kureshtar. Kjo është shumë gjë e mirë Gjithmonë të jeni kureshtar.
Jam i bindur se pikërisht për shkak të kureshtjes tuaj, të gjithë ju tanimë e dini se përse duhet të mbani maska, të shoqëroheni me distancë të caktuar prej njëri tjetrit dhe në mënyrë të rregullt dhe të shpeshtë t’i lani duart.
Për këtë do t’ju përkujtojnë mësuesit dhe mësueset tuaja, ndërsa ju do të jeni të dëgjueshëm dhe do t’i ndiqni këshillat e tyre.
Vazhdimisht mbani maska, mbani distancë me shokët dhe shpesh lani duart. Këtë do ta përsërisim çdo ditë dhe për këtë duhet ti përkujtojmë vazhdimisht shokët tanë.
Kur jemi te kjo, dua t’i uroj mësuesit tuaj për ditën e parë të këtij viti shkollor. E di se edhe ata janë shumë të lumtur që kanë mundësinë të edukojnë edhe një gjeneratë të fëmijëve të zgjuar edhe pse këtë vit në kushte të pandemisë COVID-19.
Me këtë mësuesit tuaj marrin edhe një detyrim edhe përgjegjësi, por jam i bindur se bujaria e këtij profesioni do të jetë mjaft e fuqishme dhe ky kujdes i ri për fëmijët dhe për veten, ta zbatojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Fëmijë të dashur, prindër të nderuar dhe të lumtur, të nderuar arsimtarë, urime ditën e parë të shkollës”.
Fjalim i ministres të Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në ditën e parë të shkollës në Shkollën Fillore “Jan Amos Komenski” në Karposh
“Më lejoni tu drejtohem nxënësve të klasës së parë.
Të nderuar nxënës, sot është ditë e veçantë për ju, sepse sot për së pari herë do ta dëgjoni zilen e parë, sot për së pari herë do të uleni në bankat shkollore.
Dhe kjo sot do t’ju bëjë nxënës ose nxënëse. Kjo do të thotë se gjatë gjithë jetës do të hasni dituri. Deri më tani mësonit edhe në kopshte edhe në shtëpi.
Por tani, mësuesit dhe mësueset janë udhërrëfyes për jetën tuaj në të ardhmen.
Mua do të më vinte mirë që ky vit të jetë interesant për ju.
Ky vit do të jetë më ndryshe nga ajo që ju e prisni, ndoshta do të jetë edhe më vështirë në momente të caktuara por jam e sigurt që do të jetë shumë interesant për të gjithë ju.
Të gjithë mbani maska me ngjyre dhe ato janë interesante. Ju duhet të flisni me masat tuaja, duhet të flisni edhe me mësuesit dhe mësueset se për se duhet më shpesh ti lajmë më shpesh duart, pse në radhë hyjmë dhe dalim nga klasa, pse do të duhej të ndanim gjithmonë me shokët por këtë radhë nuk mund ti ndajmë gomat dhe lapsat.
Por gjithë këtë mund ta bëjmë në mënyrë interesante, në mënyrë të ndryshme. Për këtë qëllim këtu janë mësuesit dhe mësueset tona, këtu janë drejtorët dhe shërbimet tjera në shkollë, që gjithë këtë të na e sqarojnë dhe të na e bëjnë më interesante. Prandaj mësuesit dhe mësueset dhe drejtorët e shkollave, e dinë që ky vit shkollor nuk do të jetë as i lehtë e as i thjeshtë.
E dinë se do të ketë shumë sfida. Edhe ju edhe ne mësojmë nga ky proces.
Me këtë sfidë vendi ynë dhe sistemi ynë i arsimit ballafaqohen për herë të parë.
E fillojmë vitin shkollor në kushte më të ndryshme. Dhe jo për dëshirën tonë, por jemi të detyruar.
E gjithë bota po përballet me një pandemi të madhe dhe ne të gjithë po i përshtatemi kohës së re. Por, së bashku, nëse mbështesim njëri-tjetrin, nëse kujdesemi më shumë për fëmijët, për të fituar njohuri, për të marrë informacione të reja, për t'u zhvilluar në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, atëherë ne kemi bërë punën tonë.
Ju mund të më shihni në mua një partner, sepse nuk do të shqetësohem për burokracinë, për çështjet administrative.
Ato janë pjesë e ligjeve, por tani gjëja më e rëndësishme për mua është t’u përkushtohemi fëmijëve tanë, të jemi të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe vitin do ta përfundojmë në mënyrë të suksesshme. Prindër, nuk është e lehtë edhe për ju të shkoni në punë, të brengoseni se si është procesi arsimor në shkollë, të mendoni nëse fëmija ka apo jo temperaturë të ngritur ndërsa jeni në punë.
Por, koha e re na e sjell këtë.
Përsëris, nuk jemi këtu sepse duam, por sepse jemi të detyruar.
Edhe këtë sfidë do ta tejkalojmë dhe do të dëshmojmë se edhe në situatë të tillë dhe në kushte të tilla vendi ynë dhe sistemi arsimor dinë të ballafaqohet me situatën dhe din të krijojë kushte për vit shkollor të suksesshëm 2020/2021 nxënës të klasës së parë. Urime fillimin e vitit shkollor të gjithë nxënësve të klasës të parë dhe gjithë nxënësve.
Fjalimi i kryetarit të Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev në ditën e parë të shkollës në Shkollën Fillore “Jan Amos Komenski” në Karposh
Gjatë këtyre 29 viteve pavarësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vazhdimisht është folur për fillime të reja në segmente të ndryshme të jetës shoqërore.
Por kjo gjeneratë e të rinjve, nxënësve, këtyre mësuesve, pedagogëve dhe stafit teknik, të gjithë ne e kemi provuar vërtet atë që do të thotë një fillim ndryshe, fillim i ri.
Këto ditë jemi dëshmitarë të shumë dilemave. A do të ketë ky brez i nxënësve pasoja të qëndrueshme nga ky lloj procesi arsimor, si do ta kompensojnë periudhën e humbur nga shkolla.
Të nderuar nxënës dhe nxënës të klasës së parë,
Maskat ju mbulojnë fytyrën. Por askush nuk mund të mbulojë dëshirën tuaj për njohuri të reja, krijimin e miqësive të reja dhe duke zbulimin e botëve të reja.
Të gjithë e kujtojnë ditën e parë të shkollës, ndërsa kjo gjeneratë e nxënësve do të mbahet mend si themel i sistemit të ri arsimor.
Si gjeneratë e cila në mes të një krize r hapi rrugën për një arsim tjetër, digjital dhe evropian.
Të nderuar arsimtarë,
Sinqerisht Ju falënderoj për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj. Këtë periudhë ju jeni shumë më tepër se punëtorë në arsim. Nuk do të jetë e lehtë, por vazhdimi i i procesit edukativo-arsimor është një sfidë për të gjithë botën.
Jam i bindur që edhe përmes mënyrës online do t'i mësoni nxënësit në sjellje të mirë në. Ju do të stimuloni krijimtarinë e tyre, por gjithashtu do t'u mësoni atyre vlera: të jenë human, solidar, të hapur, të bashkëndjejnë.
Ata do ta mësojnë materialin mësimor, por sot, më shumë se kurrë, duhet të krijojmë personalitete cilësore nga këta të rinj.
Rini e cila bashkëndjen dhe nuk etiketon. Nxënës të cilët kanë qëndrim të tyre dhe mendim kritik.
Prindër të çmuar,
Mos u brengosni. Keni besim se fëmijët tuaj janë në duar të sigurta.
Më e rëndësishme është qasja në punë dhe përgjegjësia. Sepse ky vend ka humbur shumë breza dhe në periudhat kur sistemi arsimor dukej se funksiononte normalisht.
Së bashku mësojmë, së bashku përshtatemi në këtë realitet, së bashku do të dëshmojmë se asgjë nuk mund të qëndrojë në rrugën e dijes.
Dhe deri sa opinioni shkencor dhe profesionist është në kërkim të vaksinës kundër COVID-19, le të mos harrojmë se arsimi është një vaksinë kundër urrejtjes, ndarjeve, varfërisë.
Mirë se na erdhët nxënës të klasës së parë”!
Fillim të mbarë!
Vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”.