Kryeministri Zaev me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës - Ju ftoj të gjithëve t’i kundërvihemi dhunës dhe ta tregojmë historinë e vendit tonë të bukur me të cilën na njeh e tërë bota

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, ditë e cila duhet të na përkujtojë se kemi për detyrë të krijojmë kulturë dhe paqe, durim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Reagimet e opinionit, me rastin e brutalitetit të pjesëtarëve të caktuar të policisë, si dhe të disa qytetarëve ndaj përfaqësuesve të shërbimeve të sigurisë, janë shprehje e pjekurisë së shoqërisë sonë – pres që këto dukuri të jenë sa më të rralla, deri në zhdukje të tërësishme dhe se gjithmonë do të gjykohet dhe do të sanksionohen.

Ne jemi vend i cili bashkon grupet të ndryshme etnike, fetare dhe grupe të ndryshme. Me shekuj kemi ndërtuar atë që kemi sot dhe duhet që çdo ditë të rikujtojmë se sa e çmueshme, por edhe ndjeshme është ajo dhe se çdo dhunë dhe gjuhë e urrejtjes është kërcënim për vlerat tona.

Tregimi ynë është mozaik me kontraste të fuqishme dhe nevojitet që në vazhdimësi të jemi të përqendruar në laramaninë dhe bukurinë e mozaikut si tërësi, ku çdo gur është i rëndësishëm sepse është pjesë e kësaj bukurie.

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, ditë e cila duhet të na përkujtojë se kemi për detyrë të krijojmë kulturë dhe paqe, durim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Ju ftoj të gjithëve, t’i kundërvihemi dhunës dhe ta tregojmë historinë e vendit tonë të bukur, me të cilën na njeh e tërë bota, se me fjalë dhe dialog, gjithmonë ekziston zgjidhje. 

 

Link për video material nga fjalimi i Kryeministrit Zaev: https://youtu.be/1cdkNmYYIh4