Mickoski: Filloi me punë objekti i ri i kompanisë “Amfenol”, me 200 vende të reja pune

“Siç dëgjuat edhe nga drejtori, bëhet fjalë për një investim që është intensiv në punë me afërsisht 3.200 të punësuar, me plan për edhe 500 punësime të reja, në dy faza. Kur të përfundojë objekti pas nesh, praktikisht do të kemi edhe 300 të punësuar të rinj, ndërsa vitin e ardhshëm janë planifikuar edhe 200 punësime të reja, duke arritur kështu një numër prej rreth 3.700 të punësuarve.

Gjatë vizitës kishim mundësi të shohim gjithçka që punohet këtu. Bëhet fjalë për teknologji jashtëzakonisht të avancuar, me vlerë të shtuar të lartë të produktit, gjë që për ne është me rëndësi, sepse vlera e shtuar ndikon drejtpërdrejt në Prodhimin Bruto të Brendshëm.

Nga ajo që biseduam me drejtorin, në dy objektet e reja, e kam fjalën për këtë që tani e shihni pas nesh, e cila është në fazë të ndërtimit dhe atë që vitin e ardhshëm do të fillohet, do të kemi teknologji jashtëzakonisht të lartë, që u përshtatet proceseve më moderne teknologjike. Kështu që, jam vërtet i kënaqur që mund të them se si Qeveri mbështesim investime direkte, vendore dhe investime të huaja, jo vetëm duke marrë përsipër rrezikun institucional, por edhe atë financiar. Përmes programit do t’i mbështesim këto investime të reja të kompanisë "Amfenol" këtu në Koçan dhe siç tha edhe drejtori, në të ardhmen planifikojmë që investimi i "Amfenol"-it të zgjerohet edhe në disa qytete të tjera. Kështu që, për ne kjo kompani përfaqëson një partner strategjik.

Të ardhurat këtë vit, nëse nuk gaboj, do të arrijnë rreth 200 milionë euro, që nuk është pak, është një shifër e madhe. Kjo kontribuon jo vetëm për ekonominë lokale, por edhe në përgjithësi për ekonominë shtetërore. Prandaj, ne si Qeveri, me këtë vizitë dhe këtë inspektim në vend, duam të dërgojmë një mesazh se jemi partnerë me komunitetin e biznesit, me investitorët, pa marrë parasysh nëse janë vendorë apo të huaj.

Drejtori përmendi gjithashtu se në kuadër të Këshillit të Investitorëve të Huaj diskutojmë hapur për problemet. Një pjesë e madhe e problemeve po zgjidhen, ndër to janë edhe harmonizimet e tarifave doganore, të cilat filluan të zbatohen nga 50% që nga 1 korriku i këtij viti. Pjesa tjetër prej rreth 50% do të fillojnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Kështu që, në përgjithsi nëse e përmbyllim perspektivën këtu dhe perspektivën në Maqedoni, mund të them se nuk janë të rastësishëm ata indikatorë që i kishim në ekonomi në tremujorin e parë të këtij viti, si dhe në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit të kaluar, kur tashmë kemi tre tremujorë radhazi me rritje prej mbi 3 për qind, që paraqet një nga rezultatet udhëheqëse në rritjen e produktit bruto të brendshëm të shtetit në Evropë. Ky është tremujori i dytë që ka kaluar dhe për të cilin së shpejti pritet të publikohen të dhënat, presim gjithashtu një rritje të madhe.

Si Qeveri vazhdojmë të krijojmë një klimë të mirë biznesi, stabiliteti, me qëllim që të kemi vende pune cilësore, sa më shumë vende pune dhe t’i kthejmë në shtëpi ata që e kanë braktisur Maqedoninë, kështu që, Qeveria dëshiron të jetë një mik i biznesit dhe ashtu do të vazhdojë të veprojë."