Kryeministri Zaev dhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave Dimovski: Dialogu social është në nivel të lartë, masat qeveritare janë mbështetje për sektorin privat dhe për ruajtjen e vendeve të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti delegacionin e Lidhjes së Sindikatave (LSM) të udhëhequr nga kryetari Darko Dimovski.
 

Pjesëmarrësit në takim i përshëndetën avancimin e dialogut social, mes sindikatave, punëdhënësit dhe Qeveria si forcë e vetme lëvizëse për rritjen e prosperitet ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët.

U konstatua se ekziston vullneti për avancimin e dialogut social, për të cilin është konstatuar se periudhën e kaluar është ngritur në nivel të lartë, me qëllim që të kontribuohet në avancimin e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe sigurimin e sigurisë më të madhe sociale në kushte të krizës të shkaktuara nga COVID-19.

Në takim u bisedua edhe për aktivitetet e LSM-së me fokus të veçantë në çështjet të cilat hapen dhe të cilat duhet të rregullohen me Ligjin e ri për marrëdhënie pune gjatë kohës së krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit korona, si dhe ndryshimet intervente në Ligjin aktual si përgjigje e sfidave të tanishme në tregun e punës.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm në përcaktimet që të jetë partner në dialogun social, në veçanti duke theksuar se punëtorët e kënaqur e lëvizin shtetin para dhe duke theksuar rolin dhe marrëdhënien e mirë me sindikatat dhe punëdhënësit.

Përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave shprehën mbështetje për masat të cilat Qeveria i solli për mundësimin e sigurisë më të madhe dhe përmirësimin e standardit jetësor të punëtorëve, për tejkalimin ne krizës aktuale dhe sigurimin e ekzistencës për të gjithë punëtorët, kompanitë dhe qytetarët.