Në përputhje me detyrimin nga mbledhja e 14-t e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas të cilës SHA EEM dorëzoi në Qeveri Informacionin për gjendjen me liqet natyrore dhe akumulimet artificiale ku SHA EEM ka hidroelektrane, në drejtim të harmonizimit të gjendjeve reale me ujërat, si dhe Informacionin me prodhimin e energjisë elektrike gjatë tre viteve të fundit, me in iniciativë të Kryeministrit Zoran Zaev u mbajt mbledhje përmes video-lidhjes me minsitrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha dhe drejtorin e SHA EEM, Vasko Kovaçevski.
Duke marrë parasysh se sipas të gjithë treguesve dhe proceseve krahasuese në 15 vitet e kaluara, viti 2020 është jashtëzakonisht vit i keq për sa i përket gjendjes hidrologjike, si dhe duke pasur parasysh punën më intensive të hidrocentraleve në një periudhë të caktuar, muajt e fundit për shkak të fatkeqësive natyrore në miniera në REK Bitola, uji në liqene është përdorur në një masë më të madhe dhe çdo dalje e mëtejshme do të rrezikojë minimumin ekologjik të lartësive, të nevojshme për jetën e gjallë.
Prandaj, në takim u dakordua që me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit në përputhje me detyrimet e lejeve të menaxhimit të ujit, është e nevojshme përkohësisht të ndalet prodhimi i energjisë elektrike nga hidropotencialet.
Sipas planit vjetor të punës së SHA EEM, në fillim të sezonit të ngrohjes kur konsumi i energjisë elektrike është rritur, ishte planifikuar kyçja në sistemin e REK Oslomej, ku sigurohet gatishmëria teknike e termocentralit. Sidoqoftë, në këtë moment termocentrali nuk mund të vihet në prodhim për shkak të gjendjes hidrologjike gjithashtu të pafavorshme të sistemit Studençicë, prej ku sigurohet ujë për kullën ftohëse.
REK Bitola punon me dy blloqe, ndërsa në Bllokun 3 bëhet remont kapital. Për fat të keq, asnjë rregullim nuk është kryer në 10 vitet e fundit, gjë që ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë dhe sigurinë e blloqeve.
Për arsyet e përmendura, në takim u përfundua që SHA EEM për nevojat e saj për shërbime sistematike, balancuese për të siguruar energji elektrike përmes kompanisë së saj ELEM Trade, deri në normalizimin e kushteve natyrore që do të mundësojnë prodhimin optimal të kapaciteteve që përdorin ujë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose ndërmjetësuese në procesin e prodhimit.
U konkludua se në periudhën e ardhshme, SHA EEM përmes kompanisë së saj ELEM Trade do të zhvillojë tregtimin, përkatësisht blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike, në varësi të çmimit të bursës së energjisë elektrike dhe çmimit të furnizuesit universal EVN Home, në mënyrë që të mbrojë interesin e qytetarëve, për të ruajtur çmimin për amvisëritë në një nivel të qëndrueshëm, si dhe fitim të lartë të mundshëm për buxhetin.