Herët në mëngjes, rreth orës 04:30, Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe drejtori u Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski në kalimin kufitar Bllacë, bashkë me përfaqësuesit e mediave i pritën futbollistët vendit, të cilët nga Tbilisi ateruan në Prishtinë, Kosovë, pas realizimit të plasmanit historik në Kampionatin Evropian.
Në vazhdim ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Zoran Zaev në pritjen e futbollistëve të vendit:
“Gëzimi që sonte e kaploi tërë vendin tonë është i madh.
Këtë gëzim e sollën heronjtë tanë të futbollit të cilët lanë zemrat e tyre i lanë në fushë në Tbilisi dhe sollën një fitore që historia e vendit nuk e mban mend deri më tani, me të cilën ekipi kombëtar i futbollit të vendit do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit.
I tërë shteti, të gjithë qytetarët e vendit e ndajnë gëzimin për suksesin e reprezentacionit të futbollit. Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë. Kështu është kur bashkë luajnë maqedonas, shqiptarë, turq...me fanella të njëjta, nën flamurin e njëjtë dhe për atdheun e përbashkët. Kjo tregon se vetëm bashkë, mund të jemi një për të gjithë dhe të gjithë për një.
Unë dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi jemi këtu që bashkë ta ndajmë gëzimin dhe t’u japim respekt dhe t’u njoftojmë se në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve, të gjithë anëtarët e reprezentacionit do të shpërblehen me nga 10.000 euro.
Ky është sukses i denjë për festë të madhe, por jam i detyruar të apeloj dhe të lus që edhe ju ta bëni të njëjtën dhe të apeloni që edhe në këtë moment të respektohen masat për mbrojtje nga COVID-19 të cilat ndalojnë grumbullime.
Urime edhe njëherë.
T’u dëshirojmë sukses dhe shëndet!
Të rrojë futbolli i vendit!”