“Modernizimi i Korridorit 8, rikonstruim dhe zgjerim me korsi e tretë në rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair, në gjatësi prej rreth 13 km është e rëndësishme për shkak të ndërlidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një prej aspekteve më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për vendin tonë”, theksoi Kryeministri Zaev në inspektimin e sotëm të aktiviteteve të punës ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, drejti i NP për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi dhe kryetari i Komunës Kriva Pallankë, Borjanço Micevski.
Kryeministri Zaev theksoi se drejtimi rrugor Kriva Pallankë – Deve Bair është pjesa më e rëndësishme e Korridorit 8, sepse paraqet linjën më frekuentuese të komunikacionit transportues, nga dhe drejt Bullgarisë.
“I gjithë Korridori 8 po rikontruohet. Drejtimet rrugore po rinovohen dhe për një vit- dy qytetarët do të fitojnë rrjet të rinovuar modern i cili e lidh vendin tonë me Bullgarinë fqinje dhe me Shqipërinë dhe sigurojmë dalje në dy porte: Burgas në Detin e Zi, dhe Durrës në Detin Adriatik. Kjo do të ketë efekt pozitiv në ndërlidhjen e qytetarëve nga tre vendet dhe në avancimin e relacioneve tregtare dhe ekonomike mes kompanive. Pjesë e këtij procesi është edhe përfundimi i ndërtimit të hekurudhës në këtë korridor, e cila është e ndarë në 3 akse: Kumanovë- Beljakovce, Beljakovce – Kriva Pallankë dhe Kriva Pallankë – Deve Bair”, tha Kryeministri Zaev.
Ministri për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski theksoi se krahas të gjitha sfidave me kovid krizën dhe me gabimet e trashëguara në projektet, vazhdon investimi në përmirësimin cilësor në rrjetin rrugor dhe përmirësimit të sigurisë të rrugëve në nivel të njëjtë me Bashkimit Evropian.
“Në realizimin e investimeve më të mëdha historike deri tani në infrastrukturën rrugore, vetëm në këtë pjesë të shtetit investojmë rreth 90 milionë euro për ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8. Presim që deri në vitin 2022 të kemi lidhje rrugore tërësisht të re drejt Republikës së Bullgarisë, ndërsa njëkohësisht punohet në lidhjen rrugore në perëndim drejt Shqipërisë fqinje. Investimi i plotë në modernizimin e Korridorit 8 arrin një miliardë euro”, theksoi ministri Boçvarski.
Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, tha se bëhet fjalë për rikonstruimit me rehabilitim dhe ndërtim të korsisë së tretë në 13,2 km me gjerësi të paraprë prej 10,5 m, për të cilën janë ndarë 10,16 milionë euro, të siguruara përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.