Tryezë e rrumbullakët online me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara: Nga viti i ardhshëm, kufiri i moshës për disponueshmërinë e shërbimit të ndihmës personale do të ulet nga 18 në gjashtë vjet, për fëmijët me aftësi të kufizu

Kryeministri Zoran Zaev sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara – 3 Dhjetori, mori pjesë dhe mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët online me temë: “Transformimi i shoqërisë: Komunitet për të gjithë”, organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Komisionin për Bashkimin Evropian në Shkup dhe në bashkë-organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Trupit koordinues nacional për zbatimin e Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Duke shprehur kënaqësi që është pjesë nga shënimi i siç tha kësaj dite të rëndësishme nga kalendari i Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë njerëzimit – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kryeministri Zaev në fjalimin e tij theksoi se Qeveria në tre vitet e kaluara arriti që ta realizojë qëllimin e vendosur, gjegjësisht t’i bëjë institucionet e shoqërisë, aleatë të personave me aftësi të kufizuara, nga të cilët ata gjithmonë duhet të presin politika për përmirësimin e pozitës së tyre.

“Sot me kënaqësi të veçantë dua të njoftoj se nga viti 2021 shërbimi ndihmë personale do të jetë i qasshëm edhe për fëmijët me aftësi të kufizuar fizike të rëndë dhe më të rëndë ose me dëmtim të plotë të shikimit. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale i përgatiti ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale, të cilat nëpërmjet procedurës kompetente qeveritare, do të dorëzohen në Kuvend për miratim dhe do të mundësojnë që ndihmës personal të shfrytëzojnë fëmijët prej moshës gjashtëvjeçare dhe më tepër. Me kërkesë të familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, e ulim moshën kur ndihma personale bëhet e drejtë ligjore – prej të tanishmeve tetëmbëdhjetë në gjashtë vjet”, tha Kryeministri Zaev duke theksuar se fondet për ndihmësit personal do të sigurohen nga Buxheti dhe kjo do të kontribuojë në arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe socializmin dhe zhvillimin në të njëjtën bazë me bashkëmoshatarët e tyre dhe qytetarë të ardhshëm aktiv në shoqëri.

“Këtë vit e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara me rezultate të realizuara nga ndryshimet që i sollëm për zbatimin e praktikave më të mira botërore për mbështetje dhe kyçje të personave me aftësi të kufizuara në përditshmërinë e tyre, në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale. Për këtë morëm edhe mirënjohje se jemi më të mirët në rajon”, tha Zaev duke shprehur kënaqësi që Qeveria arriti të krijojë ambient në të cilin të gjithë bashkëqytetarët janë të barabartë, kur përparësitë janë në plan të parë, jo aftësia e kufizuar.

“Aktivitetet për ndihmë të kategorive të prekshme dhe personave me aftësi të kufizuara realizohet në 27 komuna duke përfshirë rreth 200 persona të papunësuar si ofrues të shërbimeve për më shumë se 1.500 persona përdorues përfundimtarë”, theksoi Kryeministri Zaev, duke nënvizuar se së bashku me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim janë realizuar edhe shërbimet për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara dhe kategori tjera të prekshme në kushte të COVID-19, të cilat do të kenë ndikimin e tyre edhe në periudhën post-Covid për kthim më të lehtë në jetën normale.

Kryeministri Zaev shtoi se është prezantuar edhe e drejta për dëmshpërblim për personat me aftësi të kufizuar intelektuale, është rritur edhe kompensimi për orar të shkurtuar të punës deri në 50% të pagës mesatare, të gjithë fëmijët janë zhvendosur nga institucionet dhe janë lënë për kujdes në shtëpitë në grupe ose familjet kujdestare, për herë të parë në vendin tonë ligjërisht u prezantuan shërbimet për ndihmë personale, ndihmë dhe kujdes në shtëpi, kujdes familjar, duke shprehur bindje se me intensitet të njëjtë vazhdojnë bisedimet edhe për ndryshime të reja ligjore dhe plotësime që kanë të bëjnë me punësimin e personave me aftësi të kufizuara, në Regjistrin nacional të personave me aftësi të kufizuara dhe të komisioneve për vlerësim funksional të aftësisë së tyre në punë që të mund të kyçen në tregun e punës.

Kryetari i Këshillit Nacional të Organizatave të Invalidëve dhe kryetar i Lidhjes Nacionale të Personave me Dëgjim të Dëmtuar, Tomica Stojanovski, në fjalimin e tij e theksoi nevojën e aksioneve të vazhdueshme për ngritje të vetëdijes publike dhe informimin e publikut për të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuar intelektuale, në nivel nacional dhe lokal dhe veçanërisht u fokusua në arsimimin e personave me aftësi të kufizuar intelektuale dhe për zbatimin e qëndrueshëm të Ligjit të ri për arsimin fillor i cili në mënyrë të qartë promovon arsimin gjithëpërfshirës.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska theksoi se beson sinqerisht në konceptin "Një shoqëri për të gjithë", që nënkupton krijimin e kushteve dhe mundësive për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët për zhvillim personal dhe shoqëror.

"Aftësia e kufizuar është një e drejtë e njeriut, jo një diagnozë mjekësore. Lufta kundër diskriminimit për çfarë do baze, përfshirë diskriminimin për shkak të aftësisë së kufizuar, vazhdon me zbatimin e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi - zgjidhja e parë ligjore e hartuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në këtë mandat," theksoi ministrja duke vlerësuar se dispozitat ku aftësia e kufizuar shprehet shprehimisht si një bazë e mundshme për diskriminim dhe që përkufizon diskriminimin si mungesa e përshtatjes adekuate dhe paaftësisë së qasjes në infrastrukturë dhe mallrave dhe shërbimeve sigurojnë që Ligji të paraqes një mjet të fuqishëm sistemik për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara nga diskriminimi.

"Ne jemi duke pilotuar një projekt në dy Qendra për Rehabilitimin e Personave me Aftësi të Kufizuara në Shkup dhe Strumicë, përvojat e të cilëve do të përfshihen në Ligjin e ri për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara", theksoi Shahpaska, duke ftuar personat me aftësi të kufizuara, familjet e tyre dhe shoqatat të vazhdojnë të ndjekin aktivitetet e Qeverisë, përmes diskutimit dhe shkëmbimit të pikëpamjeve së bashku për të arritur zgjidhjet më të mira dhe për të siguruar që askush, asnjë person, me ose pa aftësi të kufizuara, do të përjashtohet.

Duke mbajtur fjalim on-line në  tryezën e rrumbullakët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ministria e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska theksoi se angazhimi i Qeverisë është që të krijojë arsim gjithëpërfshirës përmes të cilit do të arrihet potenciali maksimal i secilit fëmijë.

"Arsimi gjithëpërfshirës është një proces që ne kemi nevojë për të përmbushur dhe për t'iu përgjigjur nevojave të ndryshme të fëmijëve, gjegjësishtë studentëve, duke siguruar mundësinë e arritjes, mbështetjen e duhur, rritjen e pjesëmarrjes në të mësuar, në shkollë dhe në komunitet. E gjithë kjo përfshin adaptimin e arsyeshëm të përmbajtjes arsimore, qasjet e duhura të mësimdhënies, organizimin e procesit arsimor, në mënyrë që të sigurojë arsim cilësor për çdo fëmijë, “ tha Carovska duke nënvizuar se për herë  të pare është vendosur  shërbimi i ndihmës arsimore, i cili është një parakusht për sigurimin e arsimit gjithëpërfshirës, duke miratuar "Normativën për shërbimin e ndihmës arsimore, përshkrimin e kompetencave dhe detyrat e punës", për të cilën për herë të parë janë paraparë burimet financiare në vlerë prej 54 milion denarë.

Për  përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rekomandimet për masa parandaluese, të cilat i kanë të bëjnë me  mbrojtje nga KOVID-19, ku personat me aftësi të kufizuara përjashtoheshin, duke marrë parasysh karakteristikat dhe specifikat e funksionimit të tyre, ministri Venko Filipçe u përqendrua në shërbimet që në mënyrë konkrete sigurohen për këta persona.

Ai theksoi se në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë qytetare dhe projektin e Bankës Botërore, ofrohet qasje për organizatat shëndetësore, si dhe për Qendrat e specializuara Kovid në më shumë qytete në shtet.

“Investojmë shumë, në bashkëpunim me organizatat qytetare dhe në pjesën e vendosjes së dhomave me sendor në Shkup dhe në Ohër, veçanërisht për fëmijët me pengesa në zhvillimin intelektual, duke ju ofruar shërbim, që deri më atëher nuk ishte në diskonim për fëmijët në këto rajone,” tha Filipçe.

Ministri Filipçe shprehu shpresë se bashkëpunimi me organizatat e qytetare do të vazhdojë edhe në të ardhmen në interes të ofrimit të shërbimeve më të mira për këtë kategori të qytetarëve.

Ambasadori i BE-së në vend, David Gir, theksoi se qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjen e publike  dhe të kuptuarit e aftësisë së kufizuar, si dhe të promovojë të drejtat e qytetarëve me aftësi të kufizuara dhe të nxjerrë në pah aftësitë e personave me aftësi të kufizuara në të gjithë botën. Duke folur për Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, ai theksoi se qytetarët me aftësi të kufizuara trajtohen si pjesëmarrës aktivë në shoqëri, dhe jo si shfrytëzuesit  pasivë të shërbimeve.

Ai njëkohësisht  theksoi se Konventa siguron që kjo kategori e qytetarëve të jetë në gjendje të ndajnë talentet e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë produktive në shoqëri duke siguruar qasje të barabartë në të gjitha fushat e jetës si të gjithë qytetarët e tjerë dhe duke promovuar jetën e tyre të pavarur.

“Maqedonia Veriore ka bërë shumë gjatë katër viteve të fundit duke forcuar të drejtat dhe hequr pengesat për personat me aftësi të kufizuara, por duhet vazhduar të sigurojmë të drejta të plota në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara (KB) për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara,” theksoi në fjalimin e saj Rosana Duxhiak, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë Veriore. Duxhiak shtoi se ishte e rëndësishme të mos ndalohej dhe ruhej momentumin  i reformës për të përmirësuar jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të barabartë në shoqëri, dhe theksoi se Kombet e Bashkuara, me ekspertizën e saj, ishin të gatshme të vazhdonin të mbështesin Qeverinë, si dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara për këto reforma të rëndësishme.