Delegacion qeveritar vendosi lule në përmendoren e Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Nacionale Universitare në Shkup, me rastin e festës – 8 Dhjetori

Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi lule para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Nacionale Universitare në Shkup, me rastin e festës – 8 Dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit.

  Për nder të Shën Klimentit, themelues i Shkollës së Ohrit, e njohur si “universiteti i parë ballkanik dhe evropian”, delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhequr nga Nikolla Dimitrov, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Irena Stefoska, ministre e Kulturës dhe Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, vendosi lule para përmendores Shën Klimenti i Ohrit në Bibliotekën Nacionale Universale “Shën Klimenti i Ohrit”.