Kryeministri Zaev në Prilep: Qeveria është përkushtuar në investimin në projektet e infrastrukturës në të gjitha komunat, ofensiva e ndërtimit nuk ndalet, bulevardi i ri është rruga më moderne e qytetit

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, mori pjesë në shënimin e lëshimit në përdorim të arteries kryesore rrugore në Prilep, bulevardin “Goce Dellçev”, rikonstruimi i së cilës është bërë në rrugën më moderne të qytetit edhe krahas krizës shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga COVID-19.

“Prilepi duhet të krenohet me këtë bulevard, bulevard bashkëkohor me shtigje për këmbësorë dhe biçikleta të cilën qytetarët e prisnin shumë vite. Bulevardi është me dy korsi një njërin drejtim dhe dy në drejtimin tjetër, të ndara njëra me tjetrën me rrip të gjelbër, në të cilin është vendosur ndriçimi. Gjatësia e bulevardit të rindërtuar është 560 metra dhe me rindërtimin e plotë të rrugës "Prilepski braniteli" me tre korsi, Prilepi fiton infrastrukturë moderne rrugore ", nënvizoi Zaev, duke shprehur kënaqësinë që ofensiva e ndërtimit në Prilep nuk u ndal krahas pandemisë nga virusi korona.

Kryeministri Zaev e shfrytëzoi mundësinë dhe qytetarëve të Prilepit ua uroi festën e Shën Nikollës patron-mbrojtës i qytetit të Prilepit, duke u uruar shëndet dhe suksese të gjithë qytetarëve të Komunës.

“E di se për shkak të pandemisë nga COVID-19 dhe në emër të respektimit të masave për mbrojtje nga virusi, festimi dhe shënimi i festës së madhe “Shën Nikolla” është më ndryshe në krahasim me vitet e tjera dhe do të humbet dreka tradicionale e Shën Nikollës në Prilep. Por, jini të bindur se ky përjashtim nga tradita këtë vit është një kontribut i madh i yni për shëndetin e qytetarëve të Prilepit dhe për parandalimin e përhapjes së virusit”, tha Kryetari i Qeverisë Zaev, duke ju uruar shëndet qytetarëve.

Ai nënvizoi se krahas shënimit jotradicional të festës, qytetarët do të mund të jenë krenarë për sukseset e punës të cilat nuk u ndalën edhe gjatë krizës me virusin korona dhe të cilat janë në interes dhe sigurojnë kushte për jetë më të mirë për të gjithë.

“Edhe në këtë rast, si në çdo ngjarje publike përsëris: Virusin do ta fitojmë me respektimin e pakushtëzuar dhe me shumë disiplinë të masave. Jam i bindur se nga kjo krizë do të dalim shumë më të fuqishëm dhe më të mençur dhe do të kuptojmë se sa janë të rëndësishme solidariteti qytetar, mbështetja e institucioneve dhe ndihma mes njëri tjetrit”, tha Kryeministri, duke theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar në avancimin e punës së vetëqeverisjes lokale, në investimin në projekte infrastrukturore në komunat në tërë shtetin.


Kryeministri Zaev në Prilep: Është për tu përshëndetur realizimi i vazhdueshëm i projekteve të filluara edhe krahas krizës shëndetësore, e cila mund të tejkalohet me shumë disiplinë dhe respektim të pakushtëzuar të masave

 

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, mori pjesë në shënimin e lëshimit në përdorim të arteries kryesore rrugore në Prilep, bulevardin “Goce Dellçev”, rikonstruimi i së cilës është bërë në rrugën më moderne të qytetit edhe krahas krizës shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga COVID-19.

Kryeministri Zaev e shfrytëzoi mundësinë dhe qytetarëve të Prilepit ua uroi festën e “Shën Nikollës” patron-mbrojtës i qytetit të Prilepit, duke u uruar shëndet dhe suksese të gjithë qytetarëve të Komunës.

“E di se për shkak të pandemisë nga COVID-19 dhe në emër të respektimit të masave për mbrojtje nga virusi, festimi dhe shënimi i festës së madhe “Shën Nikolla” është më ndryshe në krahasim me vitet e tjera dhe do të humbet dreka tradicionale e Shën Nikollës në Prilep.

Por, jini të bindur se ky përjashtim nga tradita këtë vit është një kontribut i madh i yni për shëndetin e qytetarëve të Prilepit dhe për parandalimin e përhapjes së virusit.

Me dëshirat për shëndet, u uroj në të ardhmen që shumë shumë vite ta festoni “Shën Nikollën” me shëndet dhe gëzime.

Megjithatë, mund të thuhet se këtë vit në një mënyrë e shënoni këtë festë të madhe – me suksese në punë në interes të qytetarëve të komunës.

Edhe në kohë pandemie nuk u ndal ofensiva ndërtimore në Prilep si rezultat i asaj sot zyrtarisht e lëshojmë në përdorim bulevardin “Goce Dellçev” si rrugë më moderne e qytetit me pamje të re.

Prilepi duhet të krenohet me këtë bulevard, bulevard bashkëkohor me shtigje për këmbësorë dhe për biçikleta të cilin e pret për shumë vite.

Bulevardi është me dy korsi një njërin drejtim dhe dy në drejtimin tjetër, të ndara njëra me tjetrën me rrip të gjelbër, në të cilin është vendosur ndriçimi. Gjatësia e bulevardit të rindërtuar është 560 metra dhe me rindërtimin e plotë të rrugës "Prilepski braniteli" me tre korsi, Prilepi fiton infrastrukturë moderne rrugore.

Më lejoni në fund edhe njëherë të potencoj se është shumë e rëndësishme që Komuna nuk lejoji që situata me virusin korona të ndalojë realizimin e projekteve që vetëqeverisja lokale i ka parashikuar në interes të qytetarëve.

Edhe në këtë rast, si në çdo ngjarje publike përsëris: Virusin do ta fitojmë me respektimin e pakushtëzuar dhe me shumë disiplinë të masave.

Jam i bindur se nga kjo krizë do të dalim shumë më të fuqishëm dhe më të mençur dhe do të kuptojmë se sa janë të rëndësishme solidariteti qytetar, mbështetja e institucioneve dhe ndihma mes njëri tjetrit

Qeveria mbetet e përkushtuar në avancimin e punës së vetëqeverisjes lokale, në investimin në projekte infrastrukturore në komunat në tërë shtetin.