Në kuadër të paketës së katërt të masave ekonomike, sot shpallen thirrjet publike për dhënien e granteve për qendrat e gjuhëve të huaja dhe qendrat arsimore për fëmijë, në të cilat mund të aplikojnë të gjitha subjektet e regjistruara që punojnë në këtë veprimtari.
Sipas thirrjes publike, qendrat e regjistruara për gjuhë të huaja dhe qendrat arsimore për fëmijë mund të aplikojnë për ndihmë financiare-grant deri më 24 dhjetor në ora 23:59, në e-mail: Cetvrt.Paket@gs.gov.mk, me të cilën ata marrin mundësi për ndihmë financiare të njëhershme, në vlerë prej 43,500 denarë për cdo të punësuar.
Në bashkëngjitje për kërkesën e mbështetjes financiare përmes postës elektronike, personat juridikë duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme
• Statusi aktual (dokument nga Regjistri Qendror jo më i vjetër se 3 (tre) muaj;
• Certifikatë për taksat e paguara dhe kontributet nga DAP jo më të vjetra se 3 (tre) muaj dhe
· Lista e punonjësve për tatimpagues të vërtetuar nga APRMV jo më të vjetër se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë.
Përkujtojmë se kërkesat për mbështetje financiare për qendrat e gjuhëve të huaj, dhe qendra educative për fëmijë do të shqyrtohen në bazë të principit “i pari i ardhur dhe i pari i shërbyer”, ndërkaq kërkesat që nuk do të të jenë të kompletuara do ti marri vende e fundi me numër rëndor me dorëzimin e datës pas kompletimit të kërkesës.
Për të konfirmuar besueshmërinë e të dhënave në dokumentacionin e paraqitur, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore do të bëjë kontrolle me zyrën e të Ardhurave Publike dhe Agjencinë e Punësimit të Maqedonisë Veriore.
Për të shqyrtuar kërkesat e paraqitura nga qendrat për gjuhë të huaja dhe qendrat arsimore për fëmijë, Qeveria ka krijuar një Komision i cili do të shqyrtojë kërkesat e paraqitura dhe do të përgatisë listat e kërkesave të paraqitura.
Lista e kërkesave të miratuara për grante për qendrat e gjuhëve të huaja dhe qendrat arsimore për fëmijë do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.
Në lidhjet vijuese janë publikuar thirrjet publike për: