Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të prekur nga kriza e shkaktuar nga COVID-19.
Dje dhe sot në llogaritë e qytetarëve janë paguar gjithsej 1.51 miliardë denarë, ose 24,6 milionë euro, me të cilat mbështetet grupet e prekshme të qytetarëve. Pas kompletimit të listave të personave dhe kontrollet e kryera administrative-teknike, mbi 280 mijë qytetarë në llogarinë e tyre të transaksionit do të marrin ndihmë të njëhershme financiare në vlerë prej 6.000 denarë. Me këtë masë njëkohësisht mbështetet ekonomia e përgjithshme vendore, përmes stimulimit të konsumit personal, ndërsa qytetarët mjetet do të mund ti shfrytëzojnë në çdo periudhë pa afate dhe kufizime.
Ndihma e njëhershme është për qytetarët me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesit e pensionit, shfrytëzuesit e së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, personat e rinj në moshën prej 16 deri në 29 vjeç, prind të vetëm, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë që kryejnë veprimtari në kulturë, punonjës të filmit dhe artistë të estradës, prej më 27 shtator, gjegjësisht dita kur u publikua pakoja e katërt e masave ekonomike.
Mjetet janë paguar në llogaritë e transaksionit të qytetarëve në bankat komerciale, ndërsa për ata qytetarë që nuk kanë hapur llogari transaksioni deri më tani, ky shërbim do t’u mundësohet nga banka të cilën e ka vendosur qytetari kompetent, ndërsa për të cilën mund të merret informacion duke vendosur NVAQ të tyre në ueb faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk.
Informojmë se për një pjesë shumë të vogël nga numri i përgjithshëm i qytetarëve, për prindërit e vetëm, punonjësit e filmit dhe artistët e estradës, listat do të konfirmohen në mënyrë administrative – teknike dhe do të paguhen deri në fund të kësaj jave.
Në mënyrë shtesë, ankesat që arrinin deri në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë po shqyrtohen në mënyrë aktive. Për qytetarët ankesat e të cilëve janë pranuar, të dhënat e tyre do të azhurnohen dhe do të shpallen në ueb faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk. Mbështetja për grupet më të prekshme të qytetarëve edhe krahas të gjitha obstruksioneve të opozitës në Kuvend dhe zvarritjes gjatë sjelljes së Ligjit për mbështetje financiare të grupeve të prekshme të qytetarëve, në kohë do të arrijë në llogaritë e qytetarëve.