Ofertat e hapura në parakualifikimin për Çebren të dhjetë kompanive të mëdha botërore energjetike dhe ndërtimore

Dhjetë kompani të mëdha botërore nga sfera e energjetikës dhe ndërtimtarisë parashtruan oferta në fazën e parakualifikimit për projektin Çebren, gjegjësisht për koncesion për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali në Cërna Reka.

Komisioni i formuar nga Qeveria në periudhën e ardhshme do të bëjë vlerësimin e aplikacioneve të arritura nëse i plotësojnë kushtet nga dokumentacioni i tenderit. Ofruesit e kualifikuar do të ftohen në fazën e dytë, në të cilën do të mund të parashtrojnë oferta të kompletuara për projektin dhe për pjesëmarrjen e tyre në partneritetin publik –privat me SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e këtij objekti energjetik kapital.

Komisioni i ngarkuar me tenderin për Çebren hapi sot ofertat e marra për kualifikim dhe përcaktoi se kanë aplikuar 10 kompani.

1. CONSORTIUM  ЕNКА – COLIN - TURQIA

2. CONSORTIUM PPC – ARCHIRODON -GREQIA

3. EDF - FRANCA

4. CONSORTIUM COBRA - COBRA HIDRAULIKA - SPANJA

5. CONSORTIUM EVN - VERBUND - AUSTRIA

6. WEBUILD SPA ITALIA (SALINI) - ITALIA

7. GEZHOUBA GROUP CHINA -KINA

8. POWER CONSTRUCTION CORPORATION OF CHINA - KINA

9. CONZORTIUM OZALTIN - YAPI MERKEZI - TURQIA

10. CONSORCIUM EIFFAGE-WATERLU-ANDRITZ-NORCONSULT - FRANCA, AUSTRIA

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes SHA EMV do të angazhojë këshilltar për transaksione i cili duhet ta përpunojë dokumentacioni e tenderit për fazën e dytë, me qëllim realizim i suksesshëm i projektit.

Për projektin Çebren janë bërë tentime të shumta gjatë viteve që ky hidroelektran të ndërtohet, por projekti deri sot nuk arriti të zbatohet. Kjo Qeveri bëri përpjekje dhe përgatitje serioze që ta startojë projektin prej fillimi dhe këtë herë të realizohet me sukses.

HE Çebren planifikohet të realizohet sipas parimit të partneritetit publik-privat (PPP), në të cilin EMV do të jetë partneri publik në emër të shtetit në këtë projekt vlera e investimit e së cilës do të jetë minimun 500-600 milionë euro.

Hidroelektrana do të ketë fuqi të instaluar prej 333-458 MW, për prodhim vjetor nga 1000-1200 GWh energji elektrike (EMV tani gjithsej në vit prodhon rreth 4000 GWh) dhe me kursim vjetor prej 913 000 tonë në CО2.