Kryeministri Zaev në Ponikva: Me përmbajtjet e reja, Ponikva i aktivizon potencialet për një qendër dimërore atraktive rajonale, Qeveria do të vazhdojë përmes investimeve të tilla të tregojë kujdesin për ringjalljen e turizmit maqedonas

“Muajin e kaluar i shpallëm Malet e Osogovës si zonë e mbrojtur. Me këtë e vendosëm  nën mbrojtje “pjesën rurale të Osogovës” e cila konfirmon lidhjet karakteristike mes njerëzve dhe natyrës dhe në veçanti vlerat kulturore, historike dhe natyrore të Maleve të Osogovës. Për mua është kënaqësi e veçantë që këto ski-lifte sërish janë vendosur në funksion të plotë me rikonstruimit i cili shtyhej për rreth 40 vite. Ishin të harruar nga koha, ndërsa sot me sigurinë e tyre bëhen potencial për turizmin rekreativ dhe sportiv ndërsa ski-qendra Ponikva me kapacitet edhe më të madh e merr vendin e merituar të një vendi tërheqës për pushim”, theksoi Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev gjatë inspektimit të projekteve vijuese dhe të përfunduara në Ponikva. 

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini,  kryetari i Komunës së Koçanit Nikollço Ilijev dhe përfaqësues të ambasadës së Zvicrës, Kryeministri Zaev shprehu falënderim dhe theksoi se këto projekte janë realizuar me veprim të koordinuar të Qeverisë, vetëqeverisjes lokale dhe të programit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim që zbatohet përmes Ambasadës së Zvicrës në vendin tonë.

“Për këtë arsye Qeveria ndau mjete që të rikonstruohet rruga për një turizëm sa më masiv në Ponikva, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes Lokale së bashku me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim kanë siguruar 5 milionë denarë që të rikonstruohet dhe të vendosjen në funksion ski liftet në këtë qendër tonë dimërore me potencial të madh”,  informoi Kryeministri Zaev. 

Kryetari i Qeverisë theksoi se me anë të forumeve rajonale që i organizon Rajoni i Planifikimit Lindor qytetarët vendosën se vëmendje të veçantë duhet t marrë ski-qendra “Ponikva” dhe informoi se përmes projektit “Parajsa malore e çiklizmit”, në kuadër të së cilës është ndërtimi i shtëpisë së re malore, janë kontribut shtesë për zgjerimin e potencialit turistik me theks të veçantë të alpinizmi dhe çiklizmi malor.

Kryeministri Zaev kumtoi se projekti është i financuar nga IPA 2 fond i besueshëm i Bashkimit Evropian, i administruar nga Banka Botërore.
“Pjesë e madhe nga mundësitë e reja hynë në politikat për ringjalljen e fshatrave përreth zonës së mbrojtur, si dhe nxitjen e bujqësisë tradicionale, blegtorisë, bletarisë, kultivimin e bimëve lokale dhe racave të kafshëve, tipike për këto zona”, theksoi Kryetari i Qeverisë, Zaev.

Ai theksoi se e gjithë kjo i jep një ekskluzivitet të caktuar këtij rajoni në raport të zhvillimit të turizmit, veçanërisht në pjesën e turizmit alternativ i cili po bëhet gjithnjë e më atraktiv.

"Osogova personalisht dhe ndryshe" ishte slogani i fushatës e cila e ndiqte procesin e shpalljes së “Pjesës rurale të Osogovës”nën mbrojtje sipas praktikave më të mira evropiane për të cilën si ndihmë e madhe ishte mbështetja e mikut tonë tradicionalisht të mirë dhe të përkushtuar – Zvicra. Me këtë mbështetje dhe me mbështetjen e Qeverisë dhe Vetëqeverisjes Lokale, Osogova mori një stimul të ri për të shfrytëzuar në maksimum potencialet e saja”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se mbështetja e miqve tanë evropian, siç është Zvicra dhe vendet tjera, do të na ndihmojnë në ambiciet tona për të sjell standardet evropiane në vend. 

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski theksoi se Ponikva po merr pamjen e qendrës turistike dimërore, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e Rajonit të Planifikimit Lindor, për qytetarët të cilët jetojnë aty, por edhe për gjithë shtetin.

Gjithashtu ai theksoi se ky rikonstruim bëhet për herë të parë pas 40 viteve, gjë që tregon se këto potenciale janë lënë pas dore dhe se mund të kenë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.
“Nuk kemi det, por kemi natyrë të mrekullueshme dhe terrene të shkëlqyeshme për sporte dimërore. Ministria e Vetqeverisjes Lokale i ka identifikuar potencialet zhvillimore të rajoneve planifikuese dhe tanimë punon në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e turizmit në Kodrën e Diellit, në Mavrovë, këtu në Ponikva, ndërsa investimet e ardhshme do të bëhen në Kozhuv dhe në Pelister”, tha ministri Milevski.

Ai theksoi se vendi ynë mund të jetë destinacion turistik atraktiv dhe konkurrues në rajon dhe të tërheq turist nga vendet fqinje por edhe më gjerë dhe shtoi se do të vazhdohet të ndërtohen standardet evropiane në vend, sepse kjo është mënyra për evropeizmin e vendit.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, u fokusua në mbrojtjen e natyrës dhe theksoi se në këtë mënyrë fitohet përfitim i shumëfishtë – ruajtje e vlerave unike natyrore, mbrojtje e biodiversitetit specifik dhe larmia e pejsazhit, por edhe për hapjen e mundësive të reja dhe për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale.

“Me shpalljen e Osogovës si zonë e mbrojtur, përqindja e zonave të mbrojtura në shtet u rrit për 10,8%. Sot shohim konkretisht çfarë nënkuptojnë investimet në shërbimet e eko-sistemit. Shpresoj se tregimi i suksesshëm për “Osogovë të mbrojtur” do të jetë një shembull i mirë edhe për proceset e tjera që po drejtojmë aktualisht – mes së cilave shpalljen e Malit Sharr për park nacional, që do të hap mundësi të njëjta edhe për popullatën e atjeshme lokale”, theksoi ministri Nuredini dhe shtoi se është shumë krenar që Qeveria shpalli një zonë të re të mbrojtur.

Kryetari i Komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev, theksoi se përmes projekteve të zbatuara që realizohen në Ponikva, mes tjerash kanë për qëllim që qendra turistike të ketë oferta tërheqëse për grupe të ndryshme të qytetarëve dhe se me shpalljen e Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur, hapet një vlerë dhe dimension i ri të zhvillimit socioekonomik të rajonit, hapet qasja ndaj fondeve evropiane, krijohet mundësi për prodhime të brenduara dhe plasmani i tyre.