Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha në takimin e sotëm me Këshillin nismëtar të prodhuesve të pakënaqur të duhanit dhe Unionin e shoqatave të duhanit i shqyrtuan mundësitë për plotësimin e kërkesave të prodhuesve të duhanit që të arrihet përfundim i suksesshëm i rendimentit të këtij viti dhe çmim mesatar më të lartë të duhanit në të gjithë vendin.
Kryeministri Zaev dhe ministri Hoxha u pajtuan të fillojnë një iniciativë për ndërprerjen e klasës së katërt, si dhe klasave shtesë të duhanit, për blerje nga rendimenti i këtij viti, në mënyrë që kompanitë blerëse do të japin kontributin e tyre për arritjen e një çmimi mesatar më të lartë.
Kryeministri Zaev theksoi se ai dhe ministri Hoxha do të intensifikojnë komunikimin me kompanitë e autorizuara për blerjen e duhanit për këtë çështje, si dhe për një qasje konstruktive dhe fleksibile në lidhje me kategorizimin e duhanit, duke përfshirë këtë qasje në vlerësimin e zbritjes për të cilën do të kërkohetë një zgjidhje që të mos jetë më e lartë se 5%.
Në takimin me Këshillin nismëtar të prodhuesve të pakënaqur të duhanit dhe Unionin e shoqatave të duhanit, Kryeministri Zoran Zaev tha se Qeveria do të përcjellë blerjen e duhanit në bazë ditore dhe do të aplikojë mundësitë në dispozicion që çmimi i duhanit të blerë të arrijë çmimin mesatar së paku nga 180 denarë.
Në takim u theksua se është në interes të prodhuesve të duhanit dhe Qeverisë që të vazhdojë dinamika e blerjes me sasi të barabarta të të gjitha kategorive të duhanit si detyrim i prodhuesve dhe blerësve për të arritur një çmim mesatar të favorshëm.
Në takim nga ana e Qeverisë, u theksua, se do të vazhdojë këmbëngulja që kompanitë blerëse të plotësojnë detyrimin e tyre për të blerë të gjitha sasitë që i janë zotuar shtetit dhe kështu edhe prodhuesve të duhanit.
Për më tepër, përcaktimi i Qeverisë u konfirmua deri në fund të sezonit, pasi të përfundojë blerja e sasive për të cilat kanë rënë dakord këtë vit, për të përmbushur detyrimin për të blerë tepricën e duhanit nga ky vit.
Kryeministri Zaev dhe ministri Hoxha gjithashtu e pranuan kërkesën e prodhuesve të duhanit për ndryshime dhe plotësime në Ligj, në mënyrë që të shmangen në të ardhmen disa nga çështjet që u paraqitën me rendimentin e duhanit të këtij viti, duke përfshirë që blerësit të jenë të detyruar ligjërisht të nënshkruajnë kontrata për rendiment të ri me sasi të njëjta nga rendimenti i mëparshëm për të gjithë prodhuesit e duhanit të cilët, gjatë vlerësimit të Komisionit të Shkallës së Dytë, morën vlerësim më të mirë të duhanit.