Kryeministri Zaev në Tetovë: Po zvogëlojmë ekonominë gri që dëmton shtetin, sektorit real dhe të qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski sot në Tetovë morën pjesë në hapjen e ndërtesës së re të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Për nevojat e këtij Njësie rajonal, Qeveria për Inspektoratin Shtetëror të Tregut parashikoi përdorimin e përhershëm të ambienteve të punës prej 430m2.

Kryeministri Zaev tha se ndërtesa nuk është përdorur që nga viti 2003 dhe për atë qëllim rindërtimi është bërë me fonde nga shteti, pra 5 milion denarë nga buxheti i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, si dhe me donacione nga ndërmarrje të huaja dhe vendase publike dhe private.

"Jemi duke forcuar kapacitetet e punonjësve, duke u siguruar atyre infrastrukturë, për të kryer punën e tyre në mënyrë profesionale, në mënyrë që të kontribuojmë në zvogëlimin e ekonomisë gri për të cilën Inspektorati si organ është kompetent. Ky është një nga hapat në krijimin e kushteve për punë të angazhuar në luftën kundër ekonomisë gri, të cilën Qeveria përpiqet fuqimisht me të gjithë aktorët relevantë për ta minimizuar. Kështu, jo vetëm që mbrojmë konkurrencën, ne parandalojmë mospagimin e taksave ndaj shtetit, ne kontribuojmë më tej në mbrojtjen e ekonomisë reale, njerëzve që punojnë, uljen e ryshfetit dhe korrupsionit, tregtinë e paligjshme ndërkufitare dhe mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të pasigurta "qarkullimi në një mënyrë të paligjshme", deklaroi Zaev.

Ministri Bekteshi theksoi se një nga qëllimet për përmirësimin e klimës së biznesit në vend është ulja e ekonomisë gri.

„ Gjatë viteve të fundit ne kemi punuar intensivisht në këtë drejtim për disa zgjidhje ligjore. Rolin kryesor për zvogëlimin e ekonomisë gri e luan Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe për këtë arsye forcimi i kapaciteteve të Inspektoratit të Tregut do të kontribuojë në rritjen e kontrollit në terren, i cili si qëllim përfundimtar do të nënkuptojë uljen e ekonomisë gri. Që nga fillimi i pandemisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut është përballur me sfida të mëdha. Inspektorati kishte rolin kryesor në vendosjen e rendit dhe kontrollit në objektet e tregtisë dhe ato hotelierike, kryesisht në mbrojtjen e popullatës nga transmetimi i virusit korona. Që nga dita e parë e pandemisë, ne miratuam dekrete që përforcuan kontrollin në objektet e tregtisë dhe hotelierisë në mënyrë që të zvogëlohej përhapja e pandemisë. Ato dekrete më pas u bënë zgjidhje ligjore, të cilat rrisnin rolin e inspektorëve si në objektet e tregtisë ashtu edhe në objektet hotelierike. Pikërisht në këto kohë të vështira përcaktuam se sa e rëndësishme është të rritet kapaciteti i këtij institucioni, veçanërisht në qytete të tjera anembanë vendit ku numri i inspektorëve është shumë i vogël, dhe kapaciteti i inspektoratit është shumë i vogël. Prandaj, vitin e ardhshëm është planifikuar të rritet numri i inspektorëve të tregut, pra të përforcohen kapacitetet e këtij institucioni.

Drejtori Paunovski falënderoi Qeverinë për mbështetjen dhe tha se të gjitha punimet u përfunduan në një kohë rekord.

"Në 100 ditë morëm ambientet, rindërtimin dhe akomodimin e punonjësve. Kështu, 43 punonjës të cilët deri më tani kanë kryer detyrat e tyre brenda Komunës së Tetovës në dhoma prej 90m2, në hapësirat e reja në këtë objekt do të kenë kushte, pajisje moderne të IT-së dhe një vend të denjë për të kryer detyrat e përditshme të punës, tha Paunovski dhe shtoi që puna e përkushtuar e Inspektoratit Shtetëror të Tregut për të modernizuar në një institucion transparent evropian vazhdon.