Kryeministri Zaev nga seanca parlamentare: Unë pres që pala bullgare të bëjë një njohje të qartë të popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, dhe opozita të mos fitojë pikë personale në dëm të së ardhmes evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zeav në mbledhjen për pyetje të deputetëve, sqaroi edhe rreth bisedimeve me Republikën e Bullgarisë dhe kërkoi nga opozita në vend të mos përfitoi poena politik rreth interesave të qytetarëve në shtet të cilët janë për anëtarësim në BE.

“Është veçanërisht e drejt për shtetin që të arrijë marrëveshje, përmes së cilës do të kërkojë zgjidhje dhe që do të garantojë rrugën evropiane dhe euro-atlantike të popullit tonë. Mbi 75 për qind e qytetarëve mendojnë se këto janë interesat tona strategjike.

Identiteti dhe gjuha jonë maqedonase nuk kanë qenë kurrë në tryezën e negociatave dhe bisedimeve dhe nuk do të jenë.  Kjo është e drejta jonë, vetëvendosje, e drejtë evropiane dhe unë pres që pala bullgare të bëjë një njohje të qartë të popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, pa asnjë vonesë, shantazh ose rezervë, sepse miqtë nuk e  bëjnë një gjë të tillë," porositi kryeministri Zaev.
 

Ai shprehu pritjen që komisioni i përbashkët historik do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për çështjet e hapura, duke vlerësuar se formulimi i një historie të përbashkët midis dy popujve dhe dy vendeve është një formulim serioz i ndërtimit të miqësisë dhe një të ardhme evropiane. Kryeministri Zaev shtoi se ekziston një histori e përbashkët maqedonase dhe bullgare, pasi ekziston një histori e veçantë maqedonase që ne e kemi si popull maqedonas dhe si shtet.

"Përmes formulimeve të tilla ne mund të ndërtojmë një të ardhme," tha Kryeministri Zaev..  

Duke iu drejtuar një deputeti të opozitës me përcaktim të sjelljes fashiste në vend, Kryeministri Zaev u përgjigj se "heronjtë kombëtarë i vranë  fashistë, jo kombe të tëra", se "Bullgaria nuk ishte administratore në vend, ishte okupator, por vendimi i qeverisë dhe administratës së atëhershme në Bullgari, nuk na jep të drejtën të kultivojmë ndjenja armiqësore ndaj të gjithë popullit bullgar dhe shtetit Bullgar."

"Prandaj është me rendësi se si flisni. Gjithkush mund të fitojë një pikë për një interes personal, politik, për të ardhur në pushtet, pushtet, para, por kjo retorikë dhe dramë është për shkak të interesave tuaja të dimensionuara," u shprehë Kryeministri Zaev.

“Do të sillemi me përgjegjësi dhe do të ndërtojmë miqësi, në gjithçka që është shenjtë e jonë: veti  kombëtar, gjuha maqedonase, populli maqedonas, identiteti maqedonas, si dhe identitetet i të gjitha bashkësive më pak në numër në atdheun tonë të përbashkët." Shteti arrin të ecë përpara. Sot ne jemi një anëtar i NATO-s, si maqedonas që flasin maqedonisht. Ne do të jemi një anëtar i BE, si maqedonas që flasin maqedonisht," porositi Kryeministri Zaev.