Kryeministri Zaev për investime në infrastrukturë: 400 km rrugë me vlerë 840 milion euro janë duke u ndërtuar dhe një rrjet gazifikimi me një vlerë tregu prej mbi gjysmë miliardi euro

840 milion euro janë investohen në 400 km rrugë në shtet, tha Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme të Parlamentit, kushtuar pyetjeve të deputetëve.

"Aktualisht, janë duke u ndërtuar 189 km rrugë  autostradë, ekspres dhe rrugë nacionale dhe rajonale, ose 610 milion euro janë investime në autostrada, 168 milion euro në rrugë ekspres dhe 12 milion euro në autostrada dhe rrugë rajonale. 59 km autostradë po ndërtohen në shtet, 110 km rrugë ekspres dhe 20 km autostrada dhe rrugë rajonale. Për më tepër, 208 km autostrada, rrugë të ekspres dhe rajonale po rehabilitohen, me vlerë të përgjithshme prej 42 milion euro," tha Kryeministri Zaev.

.Ai gjithashtu shpjegoi se deri ku është arritur  realizimi i gazifikimit.

"Gazifikimi po ndërtohet me një ritëm të madh. Gazsjellësi kaloi Manastirin dhe po ndërtohet në drejtim të Resnjës dhe drejt Tetovës dhe Gostivarit, ne besojmë se vitin e ardhshëm mund të fillojmë nga Gostivari në Kërçovë, me qëllimin përfundimtar për të arritur në Ohër, Strugë dhe përmes Resnjës për të rrumbullakësuar unazën. Rrjeti i i gazifikimit ka një vlerë tregu tani, me atë se shteti është pronar  100 përqind, më shumë se gjysmë miliardi euro. Ky është një gazsjellës nacional t i qytetarëve të vendit tonë," tha Kryeministri Zaev.