Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska dhe anëtarët e Grupit punues për reformat në arsimin fillor sot prezantuan bazat e reformës arsimore para Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe anëtarëve të Zyrës së Kryeministrit.
Kryeministri Zaev, në takim shprehi mbështetje për nevojën e reformave të programeve arsimore, duke u përqendruar në nevojën e arsimit bashkëkohor dhe cilësor si parakusht për përparim ekonomik dhe për transformim shoqëror të bazuar në vlera.
Në prezantim vëmendje e veçantë u është kushtuar fakteve të cilat flasin për nevojën e reformave në arsim pa vonesë siç janë nota e dobëta për arsimin tonë në testimet ndërkombëtare të nxënësve, rezultatet dhe mendimet e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore për programet arsimore, si dhe mendimi i prindërve dhe të mësimdhënësve dhe para së gjithash mendimet e nxënësve.
Nga analizat të cilat janë përdorë është konfirmuar se nevojitet arsim të cilin nxënësit e përjetojnë si një edukim të dobishëm dhe interesant, e jo të vështirë dhe të mërzitshëm, arsim i cili i mëson fëmijët të mësojnë përmes kuptimit dhe mendimit kritik personal, e jo “përmendësh”.
Gjatë debatit lidhur me prezantimin e bazave mbi të cilat po hartohen reformat në arsim, kryeministri Zaev dhe minsitrja Carovska potencuan se kjo Qeveri reformat i zbaton përmes parimit “pranojmë diskutim të hapur”, kundrejt parimit “refuzojmë ndryshime”.
Është biseduar se me konceptin e ri për çdo fëmijë në shtet do të jenë në dispozicion modele pozitive dhe bashkëkohore të të mësuarit të cilat për momentin mund t’i lejojnë vetëm një pjesë e qytetarëve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për një reformë të plotë, sesa një shumë të madhe që do të hiqte mangësitë kryesore të sistemit tonë arsimor siç janë politizimi i shkollës, përmbajtja e librave shkollorë që janë të papërshtatshme për kohën në të cilën jetojmë dhe nevojat e fëmijëve, si dhe motivimi i dobët i mësuesve.
Kryeministri Zaev, në takim ka theksuar se Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Grupi punues mbesin në qëndrimin që t’i inkurajojnë të gjithë të interesuarit të përfshihen në debatin publik, të kontribuojnë me propozime të tyre, sugjerime, komente dhe kritika përmes pjesëmarrjes aktive në debatet publike vijuese të MASH-it, si dhe me dërgimin e propozimeve me shkrim deri te ministria kompetente dhe byroja për Zhvillim të Arsimit.
Në takim u theksua se tashmë janë marrë propozime cilësore të cilat Komisioni Punues i merr parasysh dhe disa prej tyre do të pranohen.
Në mënyrë që të përfshihet në mënyrë aktive dhe gjithëpërfshirëse në debatin publik, Qeveria do të fillojë një konsultim publik me Kuvendin, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara dhe ku do të paraqiten argumente të ndryshme dhe të kundërta në mënyrë që të arrihen zgjidhjet më të mira.
Edhe Qeveria edhe MASH-i mbesin në qëndrimin se reforma do të miratohet jashtëzakonisht përmes procesit publik, të argumentuar, kritik dhe të hapur, sepse në bazë të kësaj reforme janë pikërisht mendimi kritik, kuptimi dhe pranimi i zgjidhjeve të ndryshme, por të argumentuara mirë.
Gjatë diskutimit për nevojën e reformave në arsim u theksua se inspirimi duhet të jetë një nga mendimet e revolucionarit të shquar maqedonas Goce Dellçevit i cili ka thënë “Revolucioni i popullit është në mendje dhe zemër” të cilin ai e kishte si udhërrëfyes edhe në kohën e veprimtarisë së tij mësimore.