Kryeministri Zaev: Investime të reja Çeke në sektorin e IT, ne krijojmë një politikë të parashikueshme tatimore dhe kushte për rritje të mëtejshme

Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë  së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me Ambasadorin e Republikës Çeke në vend, Miroslav Toman, në konferencën e sotme për shtyp theksuan përfitimet e investimit të ri Çek në sektorin e TIK-ut në vend. Bëhet fjalë për investitorin nga Bashkimi Evropian, Grupi "ARICOMA", një nga grupet më të mëdha Çeke pjesë e grupit "KKCG" i cili është një grup privat shumëkombësh financiar dhe investimesh i themeluar në 1995 me zyrë në Zvicër, Republikën Çeke, Britaninë e Madhe dhe SHBA me vlerë totale me një kapital prej shtatë miliardë eurosh dhe pesë miliardë euro në të ardhura dhe 6,000 punonjës në 22 vende të botës.

Kryeministri Zaev e përshëndeti këtë investim si bazë për rritjen e mëtejshme të kompanive të suksesshme maqedonase me qëllim të rritjes së punësimit, zhvillimit të profesionistëve të IT-së dhe një nxitje për rritje të mëtejshme të sektorit që kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik të vendit.

"Potenciali njerëzor gjithmonë ka qenë dhe mbetet burimi më i vlefshëm i kompanisë, biznesit, i shoqërisë në tërësi. Pikërisht njerëzit nga sektori i IT-së kanë treguar potencial të madh për zhvillimin e kësaj veprimtarie në vendin tonë. Sektori maqedonas i TIK-ut gjatë viteve të fundit ka parë rritje të qëndrueshme të numrit të ndërmarrjeve dhe të punësuarve, rritje të eksporteve, fitimeve dhe të ardhurave. Kjo industri është rritja më e shpejtë në vend, e cila punëson qytetarët më të rinj dhe më progresivë. Përpjekjet tona kanë për qëllim përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës, të cilat duhet të lëvizin industrinë e TIK dhe të mundësojnë digjitalizimin e përshpejtuar të kompanive. Për këtë qëllim, një nga prioritet në programin e Qeverisë është ulja e taksës së të ardhurave personale në sektorin e IT nga 10 përqindja aktuale në 0 përqind në 2023. Kjo duhet të jetë një nxitje e mjaftueshme për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj industrie," tha Zaev dhe u bëri thirrje kompanive çeke që të vazhdojnë të investojnë në vend për të thelluar bashkërisht tregtinë, e cila është në rritje.

Kryeministri theksoi se potenciali për rritjen e bashkëpunimit në sektorin e TIK, është regjistruar edhe në sektorët kushtuar mbrojtjes së ambientit mjedisorw, bujqësisë, industrisë, si dhe bashkëpunimit të përbashkët për modernizimin e ushtrisë.

Investimi i ri u mirëprit nga Ambasadori Toman, i cili gjithashtu theksoi rëndësinë e investitorëve individualë në zhvillimin e tregtisë dhe marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis dy vendeve. Ambasadori iu referua mbështetjes së vazhdueshme të Republikës Çeke, si dhe potencialeve për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në disa fusha. Ai më tej theksoise nw mwnyrw shtesw nga  Republika Çeke po merr vazhdimisht mbështetje nga ndihma shëndetësore në luftën kundër pandemisë.

Mihal Tomanek, drejtori i investimeve dhe pwrgjegjws me IT në Arikoma, tha se ata vazhdojnë të investojnë në punësimin dhe zhvillimin e ekspertëve të IT në Maqedoninë Veriore dhe se do të promovojnë investime në zhvillimin e të gjitha profileve të stafit të IT përmes qendrave të trajnimit “Seavus” .

Igor Lestar, Kryetar i Bordit Drejtues të Seavus, tha se me një partner të fortë strategjik, ARICOMA, inovacionet do të përshpejtohen dhe ne do të forcojmë më tej pozicionin tonë në tregun ndërkombëtar. Ai nënvizoi se ata mbeten të përkushtuar për zhvillimin e industrisë së IT dhe stafit në vend, në mënyrë që të ofrojnë mbështetje të përgjithshme për ekonominë dhe komunitetin.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, industria e TIK po rritet në të gjitha bazat. Të ardhurat e përgjithshme të industrisë në vitin 2016 ishin 752 milion euro, ndërsa në vitin 2019 ishin 880 milion euro. Kjo është një rritje prej 17% në tre vjet. Numri i përgjithshëm i kompanive të regjistruara në sektorin e TIK nga viti 2016 kur ishin 1,296 u rrit në 1,957 në 2019, që është një rritje për rreth 700 kompani në vetëm katër vjet.

Numri i të punësuarve u rrit nga 10,975 në 2014 në 15,093 në 2019, që është një rritje prej afërsisht 50%. Kjo është një rritje e konsiderueshme e të punësuarve në një industri. Një rritje e konsiderueshme u regjistrua në eksportin e softuerit dhe shërbimeve të TIK, i cili në vitin 2016 ishte 150 milion euro, dhe në vitin 2019 u rrit në 210 milion euro, që është një rritje prej 40%.